Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email


Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu
Nga më 22 Maj 2008 nën Stomatologjia , 25,796 lexime 7 Komente

Çdo njeri gjatë jetës së tij të paktën një herë ka vuajtur nga një problem i tillë pra nga era e keqe e gojës që në mjekësi njihet si HALITOZIS. Kjo për arsye të ndryshme. Mendohet se rreth %50 e popullsisë vuan nga një problem i tillë. Në Amerikë gati 50% e meshkujve dhe rreth 60% e femrave përdorin spray (erëra të mira) të ndryshëm apo çamçakëza për ta parandaluar atë.

Nga më nën Dermatologjia , 10,629 lexime 4 Komente

Është një sëmundje e shkaktuar nga lëndë të ndryshme që kontaktojnë me lëkurën tonë. Këto lëndë ndryshe quhen alergjente. Nëse personi i cili kontakton me to dhe është alergjik karshi tyre atëherë tek ai shfaqen kruajtje dhe fllucka të vogla të mbushura me ujë. Acidet, lëndët alkalite, tretëset, sapunët dhe detergjentët e fuqishëm nuk shkaktojnë dermatit alergjik të kontaktit. Këto lëndë tek lëkura e cilido personi shkaktojnë një reaksion dhe për këtë arsye quhen jo alergjent por irritues. Megjithatë disa lëndë të veçanta mund të jenë në përbërjen e tyre edhe alergjent edhe irritues.

Nga më nën Reumatologjia , 10,562 lexime 10 Komente


Kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë (zemrën, trurin), realizojnë lëvizjen, depozitojnë minerale dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e kockës vendi ku prodhohen qelizat e gjakut.

Nga më nën Pediatria , 6,479 lexime Comments Off on Për një fëmijë më të zgjuar.

Vitet e para të jetës së njeriut janë mjaft të rëndësishme për zhvillimin mendor. Është në dorën tuaj që duke u interesuar dhe kujdesur për fëmijën tuaj ta rrisni të zgjuar.

Nga më 19 Maj 2008 nën Gastroenterologjia , 32,143 lexime 12 Komente

Dieta: Së pari duhani duhet ndaluar sidomos nëse pi shumë. Duhani vonon shërimin dhe shton përsëritjen e ulçerës. Nuk duhen përdorur ilaçet që më sipër thamë që janë shkaktar. Duhet ndaluar përdorimi i alkolit pasi thyen rezistencën e mukozës mbrojtëse të stomakut. Ndërsa për një dietë fikse sipas të rejave të fundit nuk mund të flitet. Mirë është që dieta të individualizohet. Nëse i sëmuri ndihet keq nga një lloj ushqimi le ta lëj atë. Përdorimi i qumështit nuk është dhe aq i dobishëm bile ka dhe të dhëna më të fundit se piperi, turshia, yndyrnat dhe ushqimet acidike nuk janë dhe aq të dëmshme sa mendohej. Megjithatë mendimi im personal është të ruheni sa të mundeni prej këtyre lloj ushqimesh derisa të vërtetohen plotësisht këto lloj kërkimesh.

Nga më nën Gjinekologjia , 114,868 lexime 115 Komente

Dhimbjet apo shqetësimet që shfaqen përgjat rrëzëve të kofshëve dhe në pjesën e fundit të barkut gjatë apo pak para menstruacioneve quhen dismenore. Mund të jetë primare ose sekondare.

Nga më nën Njohuri , 24,961 lexime 11 Komente

USG-ja është të përdorurit e tingujve me frekuencë të lartë për pamjen apo filmimin e organeve apo pjesëve të ndryshme të trupit.. Shqisa jonë e të dëgjuarit arrihet me anë të zërit. Veçse njeriu mund të dëgjoj vetëm tingujt mes 20-20000 hz. Ndërsa zërat me frekuencë më të lartë përdoren në mjekësi.

Page 14 of 14« First...1011121314
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com