Mjeku24.com - Part 2

Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email


Komentet e Fundit
Më të lexuarat
Faqe Mike
Nga Mjeku24 më 29 Janar 2009 nën Pediatria , 1,130 lexime 2 Komente

Çdo prind përballet me shumë probleme tek fëmija e tij që e merakosin. Në këtë artikull do të lexoni disa këshilla për të kontrolluar fëmijët tuaj dhe se kur duhet të kontaktoni me mjekun pediatër.Temperatura e lartë, dhimbjet e barkut tek bebet etj. janë disa nga më të shpeshtat.

Për më tepër ju lutemi klikoni mbi artikull…

Nga Dr.Nurian Ohri më 2 Janar 2009 nën Njohuri , 1,636 lexime 3 Komente

Anemia është te ulurit e hemoglobinës nën nivelin e njohur prej organizatës botërore të shëndetësisë sipas moshës dhe gjinisë. Keto kritere për meshkujt janë nën 13 g/dl, femrat 12 g/dl. Për fëmijët nga 6 muaj-6 vjec 11g/dl ndërsa nga 6-14 vjec nën 12g/dl.Hemoglobina është lënda qe i jep ngjyrën gjakut dhe që transporton oksigjenin në pjesë të ndryshme te trupit. Shenjat apo problemet kryesore qe sjell anemia vijne pikërisht si pasojë e mosoksigjenimit të mirë të indeve…

Për më tepër ju lutemi klikoni mbi titull.

Nga Dr.Nurian Ohri më 20 Nëntor 2008 nën Këshilla , 2,978 lexime 31 Komente

Jeni ulur përpara kompiuterit dhe po mundoheni të përfundoni një project të rëndësishëm. Por ja që koka po jo dhemb dhe nuk po arrini të përqëndroheni. Dhimbja po ju kalon nga qafa tek shpatullat . Në vetvete po ndjeni një pakënaqësi. Ah, sikur të isha shtrirë dhe të më shtypte dikush shpatullat.
Nëse këto që thamë tek ju zgjasin mbi dy ditë ose përsëriten shpesh kjo tregon që keni probleme me qafën dhe se duhet të konsultoheni me një mjek specialist i rehabilitimit fizik…

Për më tepër ju lutemi klikoni mbi titull.

Nga Mjeku24 më 21 Tetor 2008 nën Pediatria , 782 lexime 4 Komente

bebi-ne-plazh

Fëmijët kënaqen kur i nxirrni shëtitje. Ajri i freskët dhe dielli janë të domosdoshëm për zhvillimin e tyre. Ndryshimet e temperaturës shtojnë aftësinë e fëmijës, për t’iu përshtatur të nxehtit dhe të ftohtit. Shëtitjet u japin energji dhe ndikojnë pozitivisht në gjendjen e fëmijës suaj. Nëse moti nuk është shumë i keq,ju mund t’a shëtisni fëmijën tuaj, duke filluar nga java e dytë e jetës së tij. Së pari filloni me shëtitje të shkurtra 15-20 minutëshe. Pastaj gradualisht, nga fundi i vitit të parë të jetës, ju mund ta zgjasni shëtitjen deri në disa orë.

Nga Dr.Nurian Ohri më 9 Tetor 2008 nën Gjinekologjia , 10,235 lexime 82 Komente

Në ditët tona janë të rralla problemet e infertilitetit që nuk kanë zgjidhje.Kësaj i thonë sterilitet. Me rritjen e teknologjisë edhe mundësitë janë rritur. Gjëja e parë që duhet bërë kur një çift kontakton me mjekun është një kontroll i imët i të dyve sepse problemi mund të jetë tek organet gjenitale por mund të jetë edhe ndonjë sëmundje tjetër.Kurimi ndryshon sipas shkakut…

Për më tepër ju lutem klikoni mbi titull.

Nga Mjeku24 më 7 Tetor 2008 nën Pediatria , 902 lexime 1 Koment

 	femije-duke-fjetur-vetem-doraNuk ka gjë më të rehatshme për zhvillimine e fëmijës suaj sa një gjumë i mirë gjatë natës!
Duke u rritur, fëmija juaj mëson. Çdo ditë ai është i ekspozuar ndaj situ atave të reja, nga të cilat ai mëson gjëra te reja. Në mënyrë që t’i fiksojë përvojat e reja dhe t’i përdorë ato, fëmija juaj duhet të jetë i shëndetshëm dhe rehat. A i ka nevojë të bëjë gjumë të rehatshëm, për të qenë më energjik dhe i gatshëm për zbulime të reja në mëngjes.

Nga Mjeku24 më 4 Tetor 2008 nën Pediatria , 883 lexime 5 Komente

dora-e-babait-me-femijen
Lëkura e të porsalindurit është shumë e ndjeshme dhe delikate. Për këtë
arsye, një kujdes i mirë ndaj lëkurës është thelbësor për shëndetin dhe humorin e mirë të tij.

Page 2 of 11«12345»...Last »
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com