Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email


Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu
Nga më 6 Prill 2011 nën Njohuri,Speciale , 8,094 lexime Comments Off on Ç’është fizioterapia dhe fizioterapisti?

Trajtimi fizioterapeutik bazohet mbi kërkimet shkencore dhe etikën mjekësore. Trajtimi udhëhiqet nga vlerësimi, bazuar në nevojat e pacientit, duke përdorur metoda teknike të ndryshme, që shërbejnë në përmirësimin e gjendjes. Përdoren teknika të trajtimit për të nxitur aftësinë dhe cilësinë e lëvizjes, për të ulur dhimbjen, për të rikthyer funksionin dhe për të parandaluar kufizimin e lëvizjeve. Punohet me programe të orientuara për mbarëvajtje shëndetësore dhe jetë aktive. Duhet të ofrohen shërbime për të ruajtur dhe rivendosur aftësi funksionale dhe lëvizje maksimale.

Nga më 10 Nëntor 2010 nën Këshilla , 9,387 lexime Comments Off on Dhjetë arsyet e ndjenjës së lodhjes


Dhjetë arsyet e ndjenjës së lodhjes
Shkaku nr.1 :Gjumë i pamjaftueshëm
Kjo gjë ka efekte negative në përqendrim dheshëndet. Për adultet është e nevojshme të paktën 7- 8 orë gjumë cdo natë.
E rëndësishme është vendosja e një programi të rregullt për gjumin.
Një këshillë e thjeshtë,largoni Laptopin,celularin apo televizorin nga dhoma juaj e gjumit.
Nëse këto masa nuk sjellin ndonjë përmirësim atëherë kërkoni ndihmën e mjekut specialist për ndonjë crregullim të gjumit.

Nga më 12 Gjusht 2009 nën Këshilla,Pediatria , 10,249 lexime Comments Off on 44 probleme shëndetësore tek fëmijët (3)

dora-e-babait-me-femijen
23. Humbet gjak nga hundët.
Epistasi, d.m.th. humbja e gjakut nga hunda, është i shpeshtë te fëmijët, sidomos te moshat 2 deri në 10 vjeç. Kjo mund të jetë rrjedhojë e një brishtësie të kapilarëve, e vesit të futjes së gishtave në vrimat e hundës, e ndonjë goditjeje ose e një ftohjeje të fortë.
Çfarë duhet bërë? Filhmisht mbajeni fëmijën me kokë të anuar përpara, bëjeni që të shfryjë hundët për të nxjerrë koagulat (mpiksjet) e mundshme të gjakut, pastaj futini në vrimat e hundës një garzë sterile të rumbullakosur, që bllokon hemorragjinë. Kur nuk keni garzë, mos përdorni pambuk, por shtrëngoni hundën e fëmijës me gishtin e madh dhe atë tregues për 10 minuta. Nëse pas një çerek ore gjaku nuk ndalon, shkoni në urgjencë ose në spital.

Nga më 8 Korrik 2009 nën Këshilla,Pediatria , 19,648 lexime Comments Off on 44 probleme shëndetësore tek fëmijët (2)

Kujdesi ndaj femijes12. Eshtë i mbushur me njolla në lëkurë.
Shfaqja e njollave në lëkurë është, shpeshherë, shenjë e një sëmundjeje infektive. Në qoftë se njollat janë pak a shumë të mëdha, me ngjyrë që shkon nga trëndafili në të kuqe të errët, tenttojnë të bashkohen dhe fëmija i ka sytë e skuqur, kemi të bëjmë me fruth. Nëse janë shumë pika të dallueshme, të ndara midis tyre, dhe kur gjuha është skuqur shumë, bërë si manaferrë, duhet trajtuar si skarlatinë; ndërsa, kur kanë pamje fshikëzash (qeskash) të vogla, mund të jetë variçela. Por njollat mund të jenë edhe shenjë e një dermatiti. Në këtë rast lëkura është e skuqur, e thatë dhe si e zhveshur. Në fund, njollat mund të trajtohen edhe si urtikarie: duken të fryra, me ngjyrë bardhoshe ose trëndafili, rrethuar me një brerore të kuqe.
Çfarë duhet bërë? Shkoni vizitoni shpejt fëmijën te pediatri. Por, paraprakisht, izoloni fëmijën në një dhomë më vete ose kujdesuni të mos ketë kontakt me fëmijët e tjerë. Për ta mbrojtur fëmijën nga fruthi, kujdesuni t’i bëni një vaksinë në konsultore. Te ne është arritur që të vaksinohen kundër fruthit mbi 97% e fëmijëve.

Nga më 17 Qershor 2009 nën Infeksionet , 8,668 lexime Comments Off on Trikineloza ( Sëmundje e mishit të derrit)

Trikineloza, nje semundje zoonotike qe vjen nga konsumi i mishit te derrit.
Trichineloza eshte nje semundje zoonoze qe shkaktohet nga disa krimba parazite, (nematod) te gjinise Trichinella. Trichinelat jene nje grup shume i madh parazitesh dhe kane nje shperndarje te gjere ne te gjithe boten. Shkaku klinik me i njohur ne njerez eshte T.spiralis qe merret nga konsumi i mishit te derrit.

Nga më 4 Qershor 2009 nën Këshilla,Pediatria , 15,661 lexime Comments Off on 44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)

pediatria keshilla per femije44 probleme shëndetësore më të zakonshme te fëmijët e moshës 0 deri në 14 vjeç

Kur duhet të lajmërojmë mjekun pediatër ?

Prindër, këto faqe janë për ju.
Broshura është një udhëzues për të shmangur panikun që ju krijohet në rastet kur fëmija juaj nuk është mirë, sëmuret ose ka ndonjë vështirësi të lidhur me rritjen. Me ndihmën e mjekëve pediatër, të psikologëve etj., janë veçuar gjendjet që shqetësojnë më shumë mëmat dhe baballarët. Që nga ethet e deri te frakturat (thyerjet e kockave), ju themi se çfarë mund të bëni vetë dhe kur është e domosdoshme ndërhyrja e shpejtë e mjekut.

Nga më 13 Mars 2009 nën Gastroenterologjia , 13,032 lexime Comments Off on Dhjamosja e mëlçisë (Hepatosteatoza)

Hepatosteatoza apo siç njihet dhjamosja e mëlçisë do të thotë grumbullimi i yndyrnave më tepër se ç’duhet në mëlçi. Është një problem që vihet re shpesh në shoqëri. Në fakt është një reaksion që tregon trupi kundrejt dëmtimit të mëlçisë. Disa prej arsyeve janë:

Për më tepër ju lutemi klikoni mbi titull.

Page 4 of 14« First...23456...10...Last »
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com