Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 4 Qershor 2008 nën Kirurgjia , 6,212 lexime Comments Off
Postoje në Facebook

Lëvizjet e muskujve të fytyrës arrihen me anë të nervit të fytyrës që quhet nervi facial. Me urdhrat që vijnë nga truri, fytyra jonë merr pamje të ndryshme duke formuar shprehje të ndryshme. Nëse disa sëmundje apo probleme të ndryshme bëhen shkak që kjo lidhje të ndërpritet atëherë edhe lëvizjet fytyrës humbasin plotësisht apo pjesërisht.. Në mjekësi kjo gjendje quhet paraliza faciale. Nervi facial fillon nga ponsi dhe pasi kalon nga veshi i brendshëm pastaj i mesëm arrin në muskujt e fytyrës. Por gjatë kësaj rruge kalon edhe mes gjendrave të pështymës. Përgjatë rrugës në veshin e mesëm ka pranë dhe nervin e dëgjimit. Gjithashtu gjatë rrugës jep edhe disa degë që kanë detyra të ndryshme. P.sh një pjesë e shijes së ushqimeve, lotimi, pështyma realizohen me anë të degëve të nervit facial.

Nga se ndodh paraliza faciale?
Paraliza faciale mund të shakktohet nga shumë sëmundje apo probleme që prekin zonën mes trurit dhe zonës pons apo mes kësaj zone dhe muskujve të fytyrës.Shkaktari kryesor në rrugën mes trurit dhe ponsit është hemoragjia cerebrale e cila ndiqet në rapartin e neurologjisë. Këto paraliza quhen paraliza faciale qëndrore. Kurse dëmtimet pas ponsit deri tek muskujt e fytyrës krijojnë paralizën faciale periferike. Shkaktarët e paraliyës periferike janë të shumtë:

Paraliza BELL:
Është paraliza faciale më e shpeshtë. Shkaku nuk dihet plotësisht. Mendohet për një enjtje në veshin e brendshëm. Dihet që ndikohet prej erës dhe të ftohtit. Nuk ka ndonjë shenjë tjetër veç humbjes së funsionit të nervit.Kjo dhe e bën të dallohet nga shkaqet e tjera.Në të shumtën e rasteve shërohet plotësisht.

Sindromi RAMSAY HUNT:
Shkaktohet prej viruseve. Plus mosfunsionimit të mire të nervit ka dhe dhimbje + disa lezione (plagë )në rrugën e jashtme të veshit. Ka më pak mundësi të shërohet plotësisht në krahasim me paralyze Bell.
Infeksionet e veshit të mesëm (otitis media). Tek fëmijët otitis media akut kurse tek të rriturit kroniku duke arritut tek nervi e dëmton atë.

Sëmundjet sistemike:
Tensioni i lartë, diabeti, neuritis, mungesa e vitaminave.

Tumoret:
Edhe tumoret që shkaktohen në zonat e rrugës ku kalon nervi facial mund të shaktojnë paraliz. Mund të jenë të mirë(bening) ose të këqinj (maling). Sidomos tumoret e gjëndrave të pështymës.

Goditjet nga jashtë:
Goditjet që vijnë drej veshit apo fytyrës.

Operacionet:
Operacionet e ndryshme që realizohen në kokë, vesh apo tek gjendrate pështymës mund të shaktojnë pa dashje dëmtim të nervit.

Çfarë ndodh kur kemi paralizë faciale?
Humbet ose pakësohen lëvizjet dhe shprehjet e fytyrës. P.sh lëvizjet si të qeshurit, të ngresh vetullat,të frysh faqet, të tregosh dhëmbët. Ndodh pakësim i lotëve, pakësim i pështymës, humbje e shijes, rritet ndjeshmëria ndaj zhurmave.

Vizita tek mjeku:
Nëse dyshohet për paralizën bell nuk ka nevojë për ndonjë ekzaminim. Porse ngaqë ilçet që do të përdoren mund të shkaktojnë rritje të sheqerit dhe të tensionit bëhen matjet e këtyre parametrave përpara se të shkruhen ilaçet. Tjetër ekzaminim që mund të bëhet nëse nevojitet është skaneri ose rezonanca manjetike nëse dyshohet për një tumor në kokë apo tek gjendrat e pështymës. Mund të bëhet një EMG (elektromielogram), një test dëgjimi, një test për lotët (schrimer).Apo teste para operacionit që testojnë përçimin e sinjaleve të nervit.

Si ta kurojmë?
Sipas shkakut. P.sh tek paraliza BELL me ilaçe. Nëse nuk vuan nga ndonjë problem tjetër (stomaku, tensioni, diabeti) mund të përdorn kortikosteroidët dhe vitamina B. Përdoren krema me antibiotik, lotë artificial. Edhe përdorimi i çamçakëzave për muskujt, apo masazhi në fytyrë, apo uji I ngrohtë bejmë dobi. Bile mund të themi se janë të nevojshëm pasi nëse paraliza zgjat shumë dhe gjatë kësaj kohe muskujt e fytyrës nuk janë vënë në punë mund të ndodh që edhe kur të riparohet nervi ata të mos funksionojnë pasi janë dobësuar. Pastaj sipas shkakut mund të duhen antibiotikë p.sh për otitin media , operacion për tumoret apo ilç kundër viruseve tek sindromi Ramsay Hunt. Edhe në rastet e paralizës Bell mund të ndërhyet kirurgjikisht në varësi të përgjigjes së ilaçeve, gradës së paralizës apo testeve elektrofiziologjike.

                                                                                                                                    Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                                www.mjeku24.com

Hepatiti
Inflamacioni i mëlçisë
www.mjeku24.com
Akne Vulgaris
Puçrat e fytyrës
www.mjeku24.com
Takikardia
Rrahja e shpejtë e zemrës
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com