Ky artikull u shkruajt si përgjigje e pyetjes së një prej vizitorëve tanë.
Shumica e bebeve pasi pijnë qumësht e nxjerrin atë që pijnë. Tek disa bebe kjo është më e theksuar ( e shoqëruar me të vjella) dhe quhet Reflu. Kjo gjendje krijohet si pasojë e kalimit të ushqimit prej stomakut drej ezofagusit pra kthehet mbrapsh drej gojës. Tek bebet kjo është normale pra nuk quhet sëmundje por është fiziologjike (e zakonshme). Këta janë fëmijë normal dhe të shëndetshëm. Tek bebet refluja krijohet si pasojë e papjekurisë së stomakut dhe muskujve(sfinkterave) që mbyllin hyrjen e stomakut. Të ushqyerit vetëm me lëngje(qumësht) dhe qëndrimi për një kohë të gjatë shtrirë e rrit reflunë tek bebet. I vetmi shqetësim qëndron tek prindërit të cilët bëhen merak kur shikojnë se bebi i tyre vjell apo ka shumë gazra.
Kur përben problem refluja?
Siç e thamë refluja nuk është sëmundje tek bebet. Por ka disa raste kur refluja duhet quajtur sëmundje dhe duhet kuruar me ilaçe apo nëse është shumë e domosdoshme edhe me operacion:
Nëse të vjellurat ndikojnë në mos marrjen peshë të bebit.
Nëse bebi nuk është i qetë pas ushqimit apo gjatë gjumit (nëse kjo sjellje është e tepruar).
Nëse megjithëse është shumë i uritur pi shumë pak.
Nëse ka vështirësi në nxjerrjen e zërit.
Nëse ka kollë të vazhdueshme.
Nëse ka infeksione të mushkërisë të përsëritshme.
Përveç këtyre rasteve themi se refluja kalon vetvetiu sidomos pas 6 muajve apo dhe më vonë. Pra nuk ka nevojë për kurim veçse për disa këshilla që janë:
Ushqeheni bebin shpesh dhe nga pak.
Gjatë ushqimit mundohuni që bebi të nxjerri gazra.
Jepini të pijë qumësht gjiiri.
Kur të flejë ta ketë pak kokën më të ngritur (jo të flejë drejt).
Për të pakësuar reflunë pozicioni i fëmijës është shumë i rëndësishëm. Pas ushqimit mirë është që bebi të rrijë ose me bark shtrirë dhe me kokë të ngritur nga pas ose ulur mbi të ndenjura mbështetur diku. Pra koka të qëndrojë sa më lart.
Mirë është që bebi mos të flejë menjëherë pas buke.
Të qarët e rrit reflunë.
Përdorni biberonin jo për ushqim (kapen) por ta mbajtur thjesht në gojë. Ajo rrit pështymën dhe rrit lëvizjet e stomakut.
Nëna duhet të qëndrojë larg duhanit dhe pijeve me kafein si kafeja apo koka kola.
                                                                                                                               Dr.Nurian Ohri
                                                                                                                             www.mjeku24.com
|
Hepatiti Inflamacioni i mëlçisë www.mjeku24.com |
Ulçera Peptike Çfarë është ulçera? www.mjeku24.com |
Ultrasonografia Çfarë është EKO-ja www.mjeku24.com |
0 Komente
Postoje në FacebookNa vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.



