Përshëndetje!
Në këtë pjesë të faqes tonë ju mund të shtoni pyetjet tuaja për t’u informuar në përgjithësi rreth një çështjeje apo ndonjë shqetësimi shëndetësor .
Përgjigjet e dhëna këtu edhe pse janë të dhëna nga persona të autorizuar ato janë përgjigje për t’ju informuar dhe drejtuar drej asaj  që është më e dobishme për ju por patjetër konsultohuni edhe me mjekun tuaj që ju ndjek pasi ai që ju viziton e di më mirë se çfarë problemi keni. Gjithashtu ju lutem sa herë që bëni një pyetje tregojeni dhe moshën tuaj apo nëse keni apo jo ndonjë sëmundje tjetër dhe së fundi nëse keni përdorur apo përdorni ndonjë ilaç kohët e fundit.
Për shkak se mund të na duhet t’ju lajmërojmë mirë është që e-maili që na shkruani të jetë i saktë apo në funksion. Shpesh herë kur duam t’ju pyesim për diçka e-mailet dalin gabim.
I gjithë informacioni që gjendet këtu është në formë këshille dhe orientimi për ju dhe nuk pretendojmë se jemi duke shëruar njerëz nëpërmjet internetit. Informacioni i dhënë nuk zë vendin e vizitës dhe këshillave të specialistit.
Faqja jonë nuk mban përgjegjësi për dëmet që shkaktohen nëse dikush duke u bazuar vetëm tek të dhënat në faqe vepron, këshillon apo e nënvlerëson sëmundjen e tij apo të dikujt tjetëri pa u vizituar tek mjeku. Mjekësia është një fushë ku secili mjek krijon edhe përvojën e tij dhe sigurisht që përveç metodave që shkruhen këtu mund të ketë edhe mënyra të tjera kurimi.
Ilaçet që rekomandohen këtu nuk duhen marrë vetevtiu nga farmacisti por nën direktivat e mjekut që ju viziton pasi kanë edhe efekte anësore.
Për shkak se mjekësia është një degë e cila zhvillohet dita ditës edhe informacioni mjekësor apo kurat ndryshojnë, kështu që një informacion i dhënë këtu nuk është absolut. Me zbulimet e reja edhe ai mund të ndryshojë.
Përgjigjet do ti gjeni menjëherë poshtë pyetjeve tuaja tek rubrika pyet mjekun apo tek komentet e fundit.
Po ashtu edhe studentët e mjekësisë janë të mirëpritur për pyetjet rreth temave që hasin gjatë programit arsimor.
Ju faleminderit!
Postoje në FacebookFatal error: Allowed memory size of 33554432 bytes exhausted (tried to allocate 24 bytes) in /mounted-storage/home149/sub003/sc20478-JTTA/mjeku24.com/wp-includes/cache.php on line 429

