Çdo fije floku ka të ashtuquajturën jetëgjatësinë e saj. Këtu përfshihet një periudhë afërsisht 3 vjeçare (apo më shumë) aktive, pastaj një periudhë tranzicioni prej disa ditësh dhe së fundi një periudhë e tretë pushimi prej rreth 3 muajsh. Flokët rriten me 1/3 mm në ditë. Rreth 100 fije floku bien në ditë në mënyrë fiziologjike (normale). Rënia e flokut në mjekësi quhet alopesi. Megjithëse flokët tek njeriu nuk kanë ndonjë rol jetësor ata kanë një rol të rëndësishëm tek psikologjia e tij e sidomos tek femrat.
Shkaqet e rënies ku nuk ngelet shenje:
1) Alopesia androgjenike (shkaku më i shpeshtë i rënies së flokut.) Ky problem është më i theksuar tek meshkujt. Mendohet se një faktor siç është trashëgimia luan rol në këtë proçes. Në kurim përdoren disa ilaçe me hormone brenda.
2) Alopesia areata e karakterizuar me rënie flokësh vende vende. Mendohet se shkaktohet prej një burim infeksioni tek ata persona që u ka rënë rezistenca imunitare e trupit. Mund të shërohet vet ose duke përdorur ilaçe me kortizon apo me kurë drite (PUVA).
3) Telogen effuvium: Një tabllo ku flokët kalojnë prej një kohe të shkurtër nga periudha aktive në atë të shplodhjes. Këtu ka një rënie masive të flokëve. Për rreth 3-4 muaj flokët hollohen dhe rrallohen. Kjo gjendje pas lindjes dhe tek të sapolindurit mund të shfaqet edhe në mënyrë fiziologjike (normale).
4) Sëmundjet e rënda infektive
5) Disa ilaçe që përdoren për sëmundjen e epilepsisë
6) Ndërhyrjet e rënda kirurgjikale
7) Ilaçet e kemoterapisë (kancerit)
Hipotiroidia
9) Disa hormone dhe metale të rënda
Në kurimin e rasteve të mëposhme baza e kurës është largimi i shkakut. P.sh nëse është ilaç ndërprerja e tij (me kusht që ndërprerja e tij të mos shkaktoj më shumë dëm në trup sesa rënia e flokëve). Nëse është infeksion luftimi me të. Pas infeksionit flokët dalin përsëri.
10) Sëmundjet fungale (mikozat)
11) Sfilizi
12) Rrezet (radiacioni)
13) Mungesa e proteinave, hekurit, zinkut etj.
14) Gjithashtu edhe lidhja e flokëve fort bisht mund të shaktojë rënie të flokëve sidomos tek gratë.
Rënia e flokëve pas te cilave ngelen shenja:
Në këto raste ngaqë dëmtimi i flokut është mjaft i rëndë edhe mundësia për të dalë përsëri nuk ekziston. Kanceri i lëkurës, kura me rreze, djegiet e rënda me lëndë kimike apo termale, disa infeksione të rënda fungale apo tek disa sëmundje të rënda dermatologjike janë disa nga shkaktarët .
Si përfundim
Cilido që të jetë shkaktari nëse dikush vuan nga ky problem mjafton që të kontaktoj me një mjek dermatolog. Ndoshta problemi i tij mund të jetë mjaft i thjeshtë për tu kuruar.
Dr.Nurian Ohri
|
Rënia e flokëve tek femrat Mëso dhe kuroi flokët e tua www.mjeku24.com |
Akne Vulgaris Puçrat e fytyrës www.mjeku24.com |
Çfarë janë variçet? Mësoni më shumë për variçet tuaja! www.mjeku24.com |
11 Koment
-
më 16 Tetor 2008 më 10:49 pasdite
KAM PROBLEM ME RENIEN E FLOKEVE A JAM VETEM 18 VJEQAR KAM NDEGJUAR SE KA SPITAL NE TIRAN ???
-
më 17 Tetor 2008 më 12:44 pasdite
I nderuar Z.Nasir!
Mirë është të kontaktoni me një dermatolog.Sepse ne pa ju parë dhe pa ju bërë një vizitë nuk mund tju themi se çfarë keni por dimë që shumica e rënieve të flokëve shkaktohet prej rritjes së hormoneve androgjene dhe është normale tek meshkujt.Nëse shkaku është tjetër atëherë pa u kuruar ai rënia e flokëve mund të vazhdoj.Në Tiranë ka shumë spitale që mund tju ndihmojnë.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
më 4 Nëntor 2008 më 12:03 pasdite
I nderuar Z.Lavdim!
Mirë është që çdo person që vuan nga rënia e flokëve të viziutohet një herë tek dermatologu për arsye se shkaqet e rënies mund të kenë të ndryshme.Unë për momentin ndodhem në Turqi për specializim dhe nuk kam një vend fiks ku i vizitoj pacientët.Do të dëshiroja shumë tju ndihmoja or ja që nuk jam në Shqipëri.Larja e shpeshtë nuk i bën dhe aq mirë flokëve sidomos kur lahen me ujë të nxehtë.Mjafton disa herë në javë me ujë të vakët me një shampo me pH:5.5.Pastaj për flokë të shëndetshëm edhe mënyra dhe lloji i ngrënies është i rëndësishëm.Mirë është përdori i ushqiumeve me proteina dhe marrje vitamonash B.Mundohuni të mos përdorni xhel dhe të mos pini cigare dhe alkol (nëse përdorni).Mos përdorni ushqimi me shumë karbonhidrate.Nëse rënia është hormonale ka ilaçe të ndryshme që i këshillon dermatologu ose nëse nuk bëjnë dobi atëherë ka zgjidhje si mbjellja e flokëve.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
Landimë 2 Dhjetor 2008 më 4:19 pasdite
Pershendetje dhe urime per web tuaj,eshte me te vertet frytdhenese dhe nje ndihme per te gjith ne!
Shqetesimi im ka te bej me folket.Une kam nje renie te lehte por shqetesohem per ato.
Momenti qe zgjohem dhe i lage me uje dhe me pas me xhel,ka nje renie te theksuar dhe me sheqteson shume kjo gje!Me thuaj doktor!A eshte normale kjo gje?Floku im eshte i shendetshem,i dendur dhe me shume yndyrn.
Me respekt,Landi!
-
më 3 Dhjetor 2008 më 12:26 pasdite
I nderuar Z.Landi!
Problemı juaj me shume mundesi eshte normal si shume meshkuj te tjere dhe shkaku eshte hormonal.Nese donı qe ta kuronı sepse ne nuk e dıme shkallen e renıes tuaj dhe se çfare problemı krıjon per ju, duhet te kontaktonı me nje dermatolog per te zgjedhur metoden e kurımıt me te pershtatshme per ju.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
Endimë 13 Dhjetor 2008 më 6:04 pasdite
tung ju pershendes! Kam problem me renje te flove dhe problemi eshte qe nje dit mos me i la floket me bohen te yndyrshme ket problem e kam gati 5 vite andaj ju lutem me ndihmon …
me respekt Endi -
më 15 Dhjetor 2008 më 3:05 pasdite
I nderuar Z.Endi!
Me sa dime ne ne keto raste megjithese flitet per floket me yndyre ne fakt me yndyre eshte lekura e flokeve dhe cdo gje qe e ngacmon ate si larja e shpeshte apo krehja e teper etj. e stimulojne yndyren keshtu qe mundesuht lajeni koken nje here ne dy dite dhe qethuni shkurt per tu krehur lehte.Gjithashtu edhe yndyra mund te ndikoje ne renien e flokeve megjithese me eshpeshta eshte renia e fokeve prej hormoneve por keto kane lidhje me njera tjetren. Duhet edhe te perdorni shampo te posaçme per floket me yndyre.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
Endimë 15 Dhjetor 2008 më 3:44 pasdite
a ka ndonje preparat apo medikamen qe te gjalleron floket(per te dal perseri) diqka nga me te rejat e fundit e lexova ne nje web telegrafi tha qe eshte zbuluar gjeni i renjes se flokve , me thuj se cili eshte produkti me i mir per te dal floket me qense kam shum familmjar qe jetojn ne vendet e huaja SHBA , GJEMNAI ETJ ME SHKRUJA
me respekt Endi.. -
më 16 Dhjetor 2008 më 2:02 pasdite
I nderuar Z.Endi!
Ne kete drejtim ka disa lloje medikamentesh apo shamposh por se cili eshte me i miri nuk e di per arsye se te gjithe bejne rekalmen e tyre.Na vjen keq qe sju ndihmojme dot ne kete drejtim.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
më 12 Janar 2009 më 1:57 paradite
i nderuar dr Nurian e kam nje problem shum te madh me renien e flokeve, me bien shum edhe kur nuk i laj floket.
Dhe rritjen e flokeve e ka shum te ngadalshme ne anen e siperme te kokes.
Ju lutem nese keni mundesi me me ndihmu. -
më 16 Janar 2009 më 12:43 pasdite
I nderuar Z.Driton!
Mirë do të ishte një herë një vizitë tek mjeku dermatolog për shkak që të shihet ku qëndron problemi megjithëse në të shumtën e rasteve është hormonal. Në lidhje me produktet që përdoren në këto raste mund të them që ka shumë por nuk e di me të vërtetë se sa prej tyre janë të dobishëm. Na vjen keq që nuk ju ndihmojmë dot konkretisht.
Me rrespekt Dr.Nurian Ohri
Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.


