Rënia e flokëve tek femrat

Ky artikull është në të vërtetë përgjigja që i kemi dhënë një vizitoreje të faqes sonë por duke menduar që mund të jetë i dobishëm edhe për gratë apo vajzat e tjera po e vendosim këtu.Këtu janë përmendur shkaqe për të gjithë grupmoshat në mënyrë të përgjithshme,

Së pari ju uroj të shkuara. Personalisht megjithëse besoj se do të keni vajtur do tju kisha këshilluar të shkonit tek një mjek specialist dermatolog kjo për tre arsye. E para se duhet parë dhe vizituar nga afër pacienti (zonën ku flokët kanë rënë mënyrën e rënies), e dyta se duhen bërë disa lloj analizash si ajo e shikimit të flokëve në mikroskop apo disa teste (si matja e flokut, shikimi me dritë të polarizuar, testi i tëheqjes, fototrikograma etj.) dhe e treta që mjeku të marri një anamnezë sa më të imët (historia e fillimit dhe e ecurisë së rënies së flokëve). Aq më tepër kur bëhet fjalë për rënien e flokëve tek gjinia femër problemi bëhet pak më i komplikuar. Këshilla ime është të mos përdorni asnjë gjë pa u konsultuar me dermatologun. Megjithatë mund të themi se disa nga shkaktarët janë p.sh hormonal pra rritja e hormoneve androgjene ( testesteron dhe si pasojë edhe dihidrotestesteron) por këto ndryshime sidomos tek vajzat e reja apo gratë para menopauzës shoqërohen edhe me probleme të tjera siç janë ato të menstruacioneve, puçrave në fytyrë apo në pjesë të tjera të trupit (shihni artikullin me të njëjtin titull në faqen tonë), me shtimin e qimeve atje ku normalisht tek femrat nuk shfaqen shumë apo me trashjen e zërit etj.(pra veçori mashkullore). Edhe pse ky problem shihet shpesh tek gratë pas menopauzës përsëri edhe tek vajzat e reja duhet menduar. Nëse keni prej këtyre shqetësimeve kontaktoni me një gjinekolog. Një tjetër shkak mund të jetë ajo që quhet rënie e flokëve telogjen efluvium pra kur aktiviteti i rritje së flokëve kalon nga faza aktive në atë të pushimit për një kohë shumë të shkurtër. Zakonisht flokët bien kur lahen apo kur krihen. Zakonisht rikthehen vetvetiu megjithëse mund të zgjasi pak gjatë. Një tjetër faktor është përdorimi i ndonjë ilaçi. Nuk e di nëse keni përdorur apo jo? Një tjetër faktor është mënyra e ushqimit (sidomos dietat me kalori të ulët) apo mungesa e vitaminave B dhe A dhe mungesa e proteinave apo zinkut. Një tjetër faktor është anemia (ulja e hemoglobinës në gjak) si pasojë e mungesës së hekurit, problemet me tiroidet për të cilat ju këshilloj të bëni një analizë gjaku dhe matjen e hormoneve të tiroideve T4 dhe TSH. Faktor të tjerë janë infeksionet nga më të ndryshmet (fungal=myk, viral apo bakterial) por që me një vizitë tek mjeku mund të përjashtohen (pa ju parë është e vështirë).Pastaj vijnë faktorët si stresi. Gjithashtu ka dhe një rënie që quhet alopesia areata=rënie lokale e flokëve ku një prej disa faktorëve është edhe alergjia apo sëmundjet endokrinologjike etj. Pra si fillim mirë është që të gjendet shkaku dhe nëse ai është i kurueshëm të kurohen por edhe nëse jo me ilaçe tani ka mjaft metoda të reja efikase si mbjellja e flokëve apo ndërhyrje kirurgjikale etj. Pra mos u shqetësoni patjetër do të ketë një zgjidhje që do tju përshtatet.

                                                                                                                                             Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                                         www.mjeku24.com

Post Author: Dr.Nurian Ohri

42 thoughts on “Rënia e flokëve tek femrat

    valbona

    (Tetor 24, 2008 - 10:14 pasdite)

    Pershendetje…edhe une kam nje halle he mund ta quaj nje lodhje nga problemet shendetsore.Mw kan ren floket ne pjesen e perparme zakonisht djemeve iu bin keshtu dhe kam vizituar mjeke dhe qe dy vite jam ne kontrrole te rregullt te endokrinologu ku pas berjes se kontrrolles dhe analizave hormonale me ka dal rezultati i larte dhe qe dy vite jam me terapi dhe thuajse qdo dy tre muaj i bejsha analizat hormanle deh ato filluan nga dal te bien por prap filluan me u ngrit dhe gjithashtu filluan edhe floket te me bien me shume,ende jam me te njete terapi vetem se tani para nje jave me ka udhuzu me perdore diana 35 dhe androkcur 10mg pasi qe edhe kam thuajse qdo muaj qrregullim menstruale qdoher kam vonesa jo parakohe.Ju theme se seriozisht jam lodhur ne shpirte nga kjo smundje dhe sikur te ishin rregulluar por kohe e gjate po shkon dhe nuk jam e sigurt se do behet mire dhe ku te shkoje e qka te perdori.
    Me respekt;

    Dr.Nurian Ohri

    (Tetor 26, 2008 - 2:56 pasdite)

    E nderuar Znj.Valbona!

    Mirë është që si fillim të gjendet shkkatari përse hormonet androgjene rriten.A keni ndonjë problem shëndetësor tek vezoret apo tek gjendrat mbiveshkore. Përderisa po merrni ilaçet që përdorni duhet të jetë diçka në lidhje me vezoret.Nuk e di a keni kiste në vezore? A keni shqetësim të tjera si marrje në peshë, puçra, rritje të qimeve në fzytyrë apo gjoks apo shpatulla? Besoj se ilaçet që ju ka dhënë mjeku duhen të përdoren dhe mos u bëni merak se ato kanë një farë efekte anësore por besojmë se do tju bëjnë dobi.Mirë është që vizitat tuaja më mirë ti bëj një gjinekolog jo dermatolog.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    miva

    (Tetor 26, 2008 - 7:02 pasdite)

    Jam nje vajze 22 vjece, Kam nje problem me renien e flokeve prej afro 4 vjetesh.Kam patur floke shume te dendur dhe tani me jane rralluar shume pothuajse ne gjithe koken por me te dukshme jane ne pjesen e siperme.Kam perdorur shume lloje shamposh por pa efekt.Si fije flokun e kam shume te shendetshem pasi nuk me digjet.Gjithashtu perdor shume fruta dhe perime dhe nuk besoj se e kam nga mungesa e vitaminave. Nuk vuaj nga asnje semundje. Flokun e kam shume te yndyrshem dhe per kete e laj cdo 2 dite.A ndikon kjo gje ne renien e flokeve? Gjithashtu lekuren e kokes e kam shume te ndjeshme.N.q.se e kruaj pak me skuqet dhe me behet me disa pucra te vogla here pas here te cilat me shqetesojne shume..Gjithashtu jam alergjike ndaj disa ushqimeve si cokollata apo veza te cilat kur i ha me dalin pucra ne fytyre ndonjehere edhe ne koke.Kohet e fundit sikur nuk me dalin me pasi e kam lare koken me nje sapun te zi te quajtur vitalis. Kam degjuar per nje medikament te quajtur FITOVAL plus qe eshte shampo dhe nje solucion per masazh te lekures kunder renies se flokeve.A ma keshilloni ?

    Elira

    (Tetor 27, 2008 - 9:28 pasdite)

    mirdita ! kam probleme me floket..ka shum kohe qe i kam prerë floket ndoshta edhe nje vit dhe deri tani me jan ritur shume pakk, mund te them 4 ose me pak cm …edhee me digjen shumee shpejtt smundem ti thaj pasi te laem sepse menjeher do te me digjen..sdi ctu bej? nese dini ndonje ilac ,ju lutem tregomeni nese nuk ju shqetesoj!Faleminderit.

    Dr.Nurian Ohri

    (Tetor 28, 2008 - 8:29 pasdite)

    E nderuar Znj.Miva!

    Së pari jemi të mendimit që të kontaktoni me një dermatolog pasi duhet parë me imtësi ku qëndron problemi dhe se me se duhet kuruar.
    Për larjen e flokëve ditë për ditë ka mendime të ndryshme por ai që theksohet më shumë është se nuk i bën dhe aq mirë flokëve sidomos kur nuk përdoret shampua e duhur.Në këto raste mund të bëhet shkaktar i rënies së flokëve dhe i egzemës (skuqjes së lëkurës ) nga kruajtjet.Mirë është që uji kur të lani flokët të jetë i vakët dhe jo i nxehtë.
    Për FITOVALIN të themi të drejtën nuk kemi shumë njohuri.Njihet si shampo kundër rënies së flokëve dhe forcimit apo ushqyerit të tyre por se sa i dobishëm është nuk e di.
    Për zndzrën tek flokët dimë se përdoret me sukses shampua me konazol.Interesohuni edhe një herë për këtë tek mjeku dermatolog.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Tetor 30, 2008 - 11:17 paradite)

    E nderuar Znj.Elira!

    Për shqetësimin tuaj mendojmë se do të ishte më mirë të kontaktonit me një dermatolog i cili do ti shohi nga afër flokët tuaj.Me shumë mundësi problemi qëndron në marrjen jo të duhur të ushqimeve.Prerja e flokëve nuk i rrit ata.Mundohuni të ushqeheni me ushqime që përmbajnë proteina.Vitamina C dhe B i bëjnë mirë flokëve.Mos i krihni shumë.Në dush bëjini masazh të lehtë 3=5 minuta lëkurës së flokëve.Jo me ujë shumë të nxehtë.Por si fillim ju këshilloj një vizitë për të mënjanuar ndonjë problem tjetër.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    altina

    (Nëntor 2, 2008 - 2:05 pasdite)

    Pershendetje doktor
    ka rreth dy vite qe kam problem me renien e flokeve
    floket me bien vetem gjate larjes
    tashme kam filluar ta perdori shampon fitoval po pa ndojnje
    sukses.Fijen e flokut e kam te shendoshe.
    Floket filluan te me bien qysh kur kam kuptuar se kam infeksion urinar.Mirepo kam dhe dhimbje te muskujkujve kur marr fryme.Jam 16 vjeqare.

    eranda

    (Nëntor 21, 2008 - 6:36 pasdite)

    Pershendetje
    Jam nje vajze 16 vjeqare dhe jam e shqetesuar per renjen e flokeve pas kokes.
    A eshte e mundur qe ne moshe kaq te re te shfaqet nje semundje e tille .
    JU uroj nje nate te mir!

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 22, 2008 - 12:26 paradite)

    E nderuar Znj.Eranda!

    Siç e kemi përmenduar edhe në artikull ky problem prek edhe të rejat megjithëse më së shumti shihet tek moshat pas menopauzës.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    altina

    (Nëntor 26, 2008 - 8:35 pasdite)

    Pershendetje doktor
    Unë po e perdori shampon fitoval
    Mirepo kam degjuar se nje perberes i shampos
    SODIUM LAURETH SULFATI shkakton kancerin
    sa eshte e vertet kjo gje?

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 27, 2008 - 11:59 paradite)

    E nderuar Znj.Altina!

    Rreth pyetjes suaj të themi të drejtën nuk kemi njohuri.Do të dëshironim shumë tju ndihmonim më konkretisht.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    edita

    (Nëntor 28, 2008 - 5:17 pasdite)

    JAM DITA JU PERSH… UNE KAM PROBLEM ME RAMJEN E FLOKVE ME BIEN NON STOP SAHER QE I KREHI APO I PREKI POR I KAM PAS SHUM FLOKT E TRASHA E TASH MI KAN THOLLU SHUM,UNE KAM PROBLEM ME VEZORIN E MAJT E KAM VEZORIN E RRITUN 7CM EDHE KAM VONES TE MENSTRACIONEV A ESHT KY SHKAKU QE MU KAN THOLLU FLOKET,DHE QKA TE PERDORI PER KET JU LUTEM ME KSHILLONI ME RESPEKT DITA
    ,

    Manjola

    (Nëntor 28, 2008 - 7:33 pasdite)

    Pershendetje! dhe une si parafoleset ketu kam te njejtin problem qe eshte renia e flokeve.them se jane bere dy vjet qe me ka filluar nje renie e shumte e tyre.une kam floke kacurrele dhe pergjitesisht i kreh vetem kur i laj dhe floku im eshte shume i thate.verej qe shumica e flokeve qe me bien me mbidhen ne fundet e flokeve dhe me ngatarrohen shume me njera tjetren dhe kur i kreh me mbushet kreheri plot.Floket i kam pasur shume te dendura dhe tani me jane holluar shume dhe kjo gje me shqeteson pasi dhe rritja e tyre nuk eshte shume e shpeshte.

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 29, 2008 - 6:44 pasdite)

    E nderuar znj.Edita!

    Mundet të ketë lidhje me kistin por mund të jetë edhe diçka tjetër.Duhet një vizitë tek mjeku demrmatolog.Por edhe kistet japin shenja të tilla.Për kurimin e tyre është mirë të gjendet shkaku sepse sipas tij ndryshon edhe kura.P.sh nëse është kisti sipas llojit të tij ka dhe kurimin p.sh operacion ose zvogëlim me ilaçe (këtë e përcakton gjinekologu) dhe kurimi i kistit e zgjidh problemin.Nëse është diçka tjetër shkaktar sipas tij edhe kurimi ndryshon.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 29, 2008 - 7:14 pasdite)

    E nderuar Znj.Manjola!

    Me sa duket problemi juaj ka të bëjë me atë të ashtuquajturën rënie e flokëve telogjen efluvium pra kur aktiviteti i rritje së flokëve kalon nga faza aktive në atë të pushimit për një kohë shumë të shkurtër. Zakonisht flokët bien kur lahen apo kur krihen. Zakonisht rikthehen vetvetiu megjithëse mund të zgjasi pak gjatë.Por sidoqoftë shkaqet e rënies së flokëve janë shumë dhe mirë është një kontakt me një dermatolog për të parë nëse keni mungesë të ndonjë lënde p.sh proteinash etj.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Blerta

    (Dhjetor 4, 2008 - 12:21 pasdite)

    pershendetje,
    Edhe une desha te marr nje keshille nga ju.
    Fjala eshte per renien e flokeve te cilat me bien vazhdimisht (jo vetem kur i laj apo i kreh). Nuk kam ndonje problem te renies se flokeve vetem ne nje vend, por po e verej se nuk jane aq te shpesha siq i kam pasur me heret, pra em jane dobesuar.
    Ju kisha lutur te me tregoni edhe qfare vitaminash mund ti perdori te cilat nevojiten per floket?

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 5, 2008 - 7:33 paradite)

    E nderuar Znj.Blerta!

    Siç e kemi permenduar edhe ne artıkull shkaqet e renies se flokeve jane nga me te ndryshmet.Duhet nje vizite dhe nje sere pyetjesh apo ndonje analize per te gjetur shkakun dhe sipas asaj ndryshon edhe kura.Nuk na duket e drejte tju keshillojme diçka qorrazi.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    linaa

    (Dhjetor 19, 2008 - 3:41 pasdite)

    i nderuar dr une kam problem me renjen e flokve me kan ra vetem ne nje pjes si rrumbullak kam qen te dermatologu ma ka dhen nja mast po spo ndikon asgje kam edhe probleme me ciklin me vonohet shum prej fillimit kam pas probleme,kam perdorur barna edhe ne ate kohe mu kan rregullu po si i kam nderprer prap problemin e njejt.ju kisha lutur qe t,me jepni ndojne kshill ku mundet me qen problemi edhe a ka sherim.

    tringa

    (Dhjetor 24, 2008 - 9:05 paradite)

    jam 26 vjeqare kam probleme me flok dhe po ashtu kam vezoret policistike vazhdimisht em bien floket.pyetja ime eshte ne keto raste kam lexuar se rogaine apo minoxidili rikthen floket sa eshte e vertet kjo ?

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 24, 2008 - 5:08 pasdite)

    E nderur Znj.Lina!

    Rasti juaj duhet parë nga afër.Nëpërmjet internetit nuk mund tju këshillojmë dot gjë.Provoni të merrni përsëri ilaçin që përdornit.Nga larg e kemi të vështirë të caktojmë shkakun e rënies.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    tringa

    (Dhjetor 26, 2008 - 5:25 pasdite)

    pershendetje i nderuar dr.jam nje 26 vjeqare kam vezoret policistike dhe po ashtu kam shum renje te flokeve,keto dite kam lexuar se rogaine-minoxidil te ndalon renjen e flokve dhe po ashtu te ndihmon ti rikthsh floket a keni njohuri per ket dhe sa eshte e besueshme ky produkt

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 30, 2008 - 4:31 pasdite)

    E nderuar Znj.Tringa!

    Me sa dimë ne Minoxidili është një ilaç i mirë për rëniet e flokëve si pasojë e hoemoneve mashkullore por në sëmundjen tuaj mendojmeë se duhet kuruar edhe problemi kryesor që është cistet ne vezore. Mirë është që para se ta përsorni menoxidilin të konsultoheni me një mjek gjinekolog.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    marigona

    (Dhjetor 30, 2008 - 9:55 pasdite)

    deshiroj te te pyes rreth anemis se thell anemis myoplastike dhe trombocitopenitju lutemm me tregonii ku mund te lexoj rreth kesaj semundje dhe a eshte e rrezikshme

    miva

    (Janar 9, 2009 - 9:19 pasdite)

    Pershendetje.Jam vizituar tek nje dermatologe per problemin e renies se flokeve.Me ka dhene te pi SULFAT ZINKU DHE BIOTINE.Gjithashtu kam filluar te perdor disa ampula dhe shampo per floke delikate. Tani jam disi me mire por doja te dija pas sa kohesh fillojne te japin efekt ampulat sepse me kane thene pas 2 muajsh ndihet efekti i tyre.Po per vitaminat mund ta perseris kuren dhe a e japin efektin menjehere?

    Entela Gusho

    (Janar 10, 2009 - 8:23 pasdite)

    Pershendetje !
    Edhe une kam shume problem me floket e mij.Jam ne moshen 44 vjet .Rreth 1 viti me pare me filloi nje renie e pa pare e flokut te cilat i kam patur te dendura dhe kacurrela. Renia me ka filluar me teper tek pjesa perpara (baluket).Dikur i kam patur te gjata por tani i kam shkurtuar.Me keshillen e mjekut kam filluar nje kure me medikamentin PRIORIN.Kura ishte me kokra ( 1 x 2) dhe piva 6o kokra si dhe e shoqeruar me shampon per larje floku.Sinqerisht nuk po shikoj donje ndryshim.Ju lutem me shkruani ndonje keshille. Ju falenderoj .Ne pritje te nje pergjigje te shpejte

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 11, 2009 - 2:55 pasdite)

    E nderuar Znj.Marigona!

    Trombocitopenia është rënia e numrit të trombociteve nën 150.000 mm3. Kurse për llojet e anemive që pyetët nuk i kuptuam mirë doni shpjegim të veçantë për secilën apo keni në dorë një dignozë dhe janë shenja të të njëjtës sëmundje.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Edona

    (Janar 12, 2009 - 10:17 paradite)

    Pershendetje
    Jam 26 vjeqare dhe kam problem me floket i kam flokun e holl dhe te rrall poashtu shum te yndyrshem,pytje ime eshte se a ka ndonje ilaq per keto lloj te flokve edhe pse nuk kam len qdo shampon pa e perdor,me respekt Edona.

    adelina

    (Janar 12, 2009 - 3:38 pasdite)

    pershendetje doktor kam nje pyetje per ju qe disa vite me bien floket dhe e kam konstatuar qe e kam vezoret policistike,deshta me dit a te rikthehen floket nese vezoret rregullohen dhe deri ne sa qime ne ditje eshte normale te bin

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 14, 2009 - 3:51 pasdite)

    E nderuar Znj.Entela!

    Siç e keni lexuar edhe në artikull shkaqet e rënies janë shumë kështu që ne nëpërmjet internetit nuk mund tju këshillojmë diçka pa ju vizituar. Por duhet ditur se ilaçet apo bimët që përdoren nuk ndikojnë menjëherë pra do pak kohë që të vihen re ndryshimet.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 14, 2009 - 4:46 pasdite)

    E nderuar Znj.Miva!

    Kurimi i këtij problemi pra rënies së flokëve kërkon pak durim pasi zgjat gjat dhe efekti me të vërtetë ndihet pak me vonesë. Për vitaminat nuk kam ndonjë informacion sa efekt mund të kenë.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 16, 2009 - 12:26 pasdite)

    E nderuar Znj.Edona!

    Për këtë problem nuk njoh ndonjë ilaç apo shampo por mund të them se mirë është që flokët mos të lahen shumë p.sh disa herë në ditë pasi larja e tepërt dhe masazhi i krijuar nga larja në kokë e stimulon yndyrën.Në fakt të yndyrshëm nuk janë flokët tanë por lëkura e kokës.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 16, 2009 - 2:19 pasdite)

    E nderuar Znj.Adelina!

    Normalisht bien rreth 100 fije në ditë. Me kurimin e sëmundjes së kisteve edhe flokët do të rrigjallërohen por mund të kenë nevojë edhe për ilaçe (antiandrogjene)që jepen nën këshillën e mjekut.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    besimi

    (Janar 18, 2009 - 11:46 paradite)

    a esht i bobishem shmponi fitoval dhe fitoval + per renjen e flokve dhe si behet perdorini i keti me resdpekt.

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 19, 2009 - 5:14 pasdite)

    I nderuar Z.Besim!

    Ajo që kemi dëgjuar është se ka dobi por nuk kam provuar apo të kem parë nga dikë që e ka provuar për tju thënë diçka më të saktë.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    teuta-pr

    (Janar 23, 2009 - 7:06 paradite)

    pershendetje,si shum vajza te tjera edhe une kam probleme me ramjen e flokve ju lutem a mundeni te ma ipni nje adres te sakt tuajen-ordinancen adresen e saj

    elsa

    (Janar 23, 2009 - 2:18 pasdite)

    mirdita dr. jam nje vajz 28 vjeqare kam problem qe 3 vjet me ranjen e flokve me bien vazhdimisht nuk me del as nje mu kan rrallu shum kam perdor lloje te ndryshme te llusjoneve te tonikave te ampullat kam qen te dermatologu kam perdor mega zing vitamina te llojllojshme shampona te llojllojshem me hormone kam probleme kam perdor 8 muj dijan 3.5 doktorri me ka than qi per 2 muj ose 3 muj te perdorimit e sheh efektin po jo se nuk asht zvogluar ramja as nuk kan filluar te dalin pej shum terapive tash kam filluar te trashem jam kompleksu edhe me ranjen e flokve po edhe barna te shumta me kan trash tsh kur kesh te ni dermatolog tjeter me tha tja ta baj ni ortopan te dhembve edhe ni fotografim te sinusve dhe mi dha disa barna te calivites vitamin E vitamin C stress menagement lecithin me tha per 1 muj e she efektin u ba 1 muj po kot ju kisha lut te me kshilloni jam lodh qe 3 vjet me lloj lloj terapi pa efekt

    adelina

    (Janar 24, 2009 - 4:22 pasdite)

    pershendetje,mir doktor po mi thuani keto ilaqe antiandrogjene cilat jan a mos eshte fenasteridi

    afra

    (Janar 28, 2009 - 3:28 pasdite)

    ju pershendes doktor jam nje vajz 16 vjeqare kam nje pytje per juve.te lutem me keshillo me bien floket po nga pak.gjithashtu edhe vetullat nuk ankohem nga asgje nuk kam dhimbje askund.ndonjeher me dhem koka po jo vazhdimisht.ju lutem nese gjen koh te ma kthesh pergjigjen.ju pres faliminderit

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 30, 2009 - 6:50 pasdite)

    E nderuar Znj.Elsa!

    Siç e kemi përmendur edhe në artikull ka mjaft shkaqe që shoqërojnë rënien e flokëve. Ne që këtu pa ju vizituar nuk mund të themi diçka konkrete dhe gjithashtu nuk duam tju drejtojmë gabim.Mirë është të gjendet shkaku.Mund të themi vetëm se kurimi i flokëve kërkon kohë të gjatë pra edhe efektet e ilaçeve vihen re me vonesë.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 30, 2009 - 6:51 pasdite)

    E nderuar Znj.Teuta!

    Unë nuk banoj në Kosovë.Jam nga Shqipëria dhe ndërsa për momentin jam jashtë vendit.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    elsa

    (Janar 30, 2009 - 8:37 pasdite)

    ju pershendes dr. jam elsa nga pr. kisha pas deshir me ba ni kontroll te ju e kuptova qe jeni nga shqipria po desha ta di adresen e ordinances

    Dr.Nurian Ohri

    (Shkurt 4, 2009 - 8:58 pasdite)

    E nderuar Znj.Afra!

    Siç mund ta keni lexuar edhe në artikull shkaqet e rënies së flokëve janë të shumta dhe miër është që të bëni një vizitë dhe nëse mjeku që ju viziton e sheh të arsyeshme disa analiza sepse mirë është të gjendet shkaku nëse mundet. Sepse kurimi varet nga shkaku.Megjithëse një rënie e lehtë mund të jetë edhe normale.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

Comments are closed.