Sëmundjet e gjirit

 

Sa i njohim sëmundjet e gjirit. A kemi njohuritë e duhura rreth grupeve që rrezikohen prej këtyre sëmundjeve? A e dini se çduhet bërë për diagnozën e hershme mjaft e rëndësishme për kurimin e sëmundjeve. A e llogarisni edhe dimensionin psikologjik të çështjes?
Sëmundjet e gjirit ndahen në të lindura, probleme të zhvillimit, inflamatuare dhe tumorale.
Të lindura: Mungesa e njërit apo e të dyja gjinjve (amasti ), mungesa e majës së gjirit, ekzistenca e mbi 2 gjokseve, ekzistenca e më shumë se dy majave të gjirit (politelia).
Probleme zhvillimi: Mos zhvillimi i mirë i një apo dy gjinjve (hipoplazi) apo zhvillimi i tepërt i tyre. Megjithëse tek meshkujt normalisht gjinjtë janë atrofizuar pra jo të zhvilluar, si pasoj e disa problemeve (tiroidet, sëmundjet e mëlçisë, tumoret e testeve pra çdo sëmundje që rrit estrogjenin) edhe tek ata mund të zhvillohet indi i gjirit (gjinekomastia).
Inflamatuare: Këto sëmundje quhen mastit. Zakonisht shihen gjatë periudhës së dhënie së gjirit. Grumbullimi i qumështit në gji krijon ambient të përstatshëm për mikrobet ku shumohen dhe krijonë infeksion deri në absces.
Tumoriale:Janë sëmundjet më të rëndësishme të gjirit. Ka të mirë(bening ) dhe të këqinj( maling).
Tumoret e mirë: Fibroadenoma, papiloma, sëmundjet kistike dhe lipomat. Zakonisht vihen re në moshë të re. Janë të mirëkufizuara dhe të forta si një gomë fshirëse. Në përgjithësi vihen re rastësisht gjatë prekjes.
Tumoret e këqinj vihen re në mosha pak më të mëdha sidomos pas menopauzës dhe kanë emra e veçori të ndryshme. (Shihni në faqe)
Sëmundjet e tjera të gjirit
Nekroza dhjamore
Ektazia duktale
Absces i gjirit
Galaktoceli (kist i mbushur me qumësht)
Sëmundja Mondor( tromboflebit)
Sëmundjet e gjirit janë një nga shkaqet më të shpeshta e vajtjes së femrave tek mjeku. Ankesa kryesore është një masë në gji. Ankesa më e shpeshtë dhimbja .Një tjetër ankesë rrjedhje nga gjiri, zmadhim i gjirit, retraksion (futje brenda, tërheqje) të gjirit dhe problemet kozmetike.

Shenjat
Një nga shenjat kryesore të sëmundjeve të gjirit në përgjithësi ( e jo të kancerit në veçanti) është dhimbja e gjirit. Nëse dhimbja nuk ka ndonjë shenjë tjetër gjatë vizitës atëherë mund të mos ketë rëndësi por ato gra që kanë tek të afërmit e tyre kancer gjiri bëjnë përjashtim. Tre ankesat kryesore të sëmundjeve të gjirit janë dhimbja , masë dhe rrjedhje. Më e rëndishme është rrjedhja spontane e jo ajo e stimuluar nga vetë femra duke shtrënguar gjirin. Gjithashtu tregojini doktorit tuaj edhe ilaçet që përdorni nëse ka të tillë pasi ata mund të ndikojnë në problemet e gjirit. Kurse për sa i përket masës ajo duhet parë nëse është kist apo masë solide dhe sipas saj doktori mund të ndjej të nevojshme marrjen e biopsisë apo jo.

Diagnostikimit
Dy pikat kryesore në diagnostikim janë ankesat e pacientes dhe shenjat gjatë vizitës së mjekut. Vizita duhet të përfshijë edhe pjesë të tjera të trupit sidomos gjendrat lenfatike nën sqetull dhe mbisup (supraklavikulare). Duhet pyetur edhe nëse është me menstruacione apo jo dhe në çfarë periudhe të ciklusit ndodhen. Vizita duhet të bëhet ulur, shtrirë dhe me kujdes.

Megjithëse ankesa e pacientit dhe vizita e bërë janë arma më e fortë e mjekut nuk janë të mjaftueshme në çdo rast. Këtu pastaj futen dy aparate të mirënjohura që janë ultrasonografia (eko-ja, shih në faqe) dhe mamografia (vijon…). Me mamografi  mund të zbulohet një kacer gjiri i cili po të lihej të zbulohej me vizitë mjekësore do ti duheshin 2 vjet të përparonte. Nën moshën 30 vjeç për një problem në gji që ka nevojë për një aparaturë vëzhgimi duhet përdorur ultrsonografia (eko-ja). Nga mosha 30 e sipër përdoret mamografia. Midis moshës 40-50 vjeç këshilohet një mamografi në çdo 1-2 vjet kurse pas moshës 50 vjeç patjetër një mamografi në vit. Nga kancerat në përgjithësi tek gratë më i shpeshti është kanceri i gjirit. Risku për tu kapur nga kjo sëmundje është 10%  megjithëse me rritjen e moshës rritet dhe mundësia për sëmurur. Në Amerikë në vit 120 mijë gra kapen nga ky kancer dhe 40 mijë vdesin prej tij.

Arma më e fortë sikur dhe në çdo lloj kanceri është diagnoza e hershme. Këtu dy pika janë kryesore. E para vizita që mund të bejë vet çdo grua dhe e dyta metodat e kërkimit të kancerit. Duhet që gratë ta viyitojnë vetveten në mënyrë periodike. 75% e grave e gjejnë vetë kancerin gjatë vizitës që i bëjnë vetes. 

Vizita e bërë vetë

Një vizitë e bërë 5-10 ditë pas mbarimit të menstruacioneve për gratë me menstruacione i jep mundësinë grave të njohin dhe vizitojnë gjirin e tyre. Kështu ato arrijnë të dallojnë ndryshimet në gjirin e tyre për herë tjetër. Për gratë në menopauz mund të zgjidhet një ditë sipas dëshirës çdo muaj. Si fillim çdo grua përpara pasqyrës duhet të dali e zhveshur në gjysmën e sipërme të trupit dhe të shohi gjnjtë duke bërë krahasim mes tyre. Duhet të shohi lëkurën nëse ka enjtje, skuqje, plagë, zmadhim, tërheqje apo masë. Të shohi nëse ka apo jo rrjedhje. Hapi i dytë bëhet shtrirë me kurriz. Krahu nga ana e gjirit që do të vizitohet duhet të vendoset nën kokë dhe me dorën tjetër duhet të shtypi gjirin drej gjoksit me majat e gishtave. Me anë të kësaj një femër njeh gjirin e saj dhe më vonë i jep asaj mundësi të dalloj ndryshimet që mund ti ndodhin më vonë. Kjo vizitë ka më shumë rëndësi për gratë që  futen në grupin e riskut (rrezikut). Në të  shumtën e rasteve kanceri i gjirit nuk shoqërohet me  dhimbje. 

 

Kurimi
Kurimi tek sëmundjet e gjirit ndryshon sipas diagnoses. P.sh një kist  nëse nuk është kancer i keq një aspirim i tij apo heqje e tij mund të mjaftonte. Nëse keni një mastit një antibiotib do të ishte i mjaftueshëm e nëse keni një absce atëherë do tu duhej zbrazja e saj sa më parë + antibiotik. Në galaktocel duhet aspirimi i kistit.

Sëmundjet e gjirit duhet të vlerësohen nga një kirurg i përgjithshëm dhe  ai duhet të japi vendimin nëse duhet apo jo operacion. Tek sëmundjet kanceroze një tjetër mënyrë trajtimi janë ilaçet kemoterapike, radioterapia dhe kura hormonale por këto janë gjëra që vlerësohen pas një vizite shumë të detajuar dhe biopsisë së marrë.
Nuk duhet harruar se edhe meshkujt mund të preken nga kanceri i gjirit por kjo tek ata ndodh më rrallë.

                                                                                                                                 Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                              www.mjeku24.com

Post Author: Dr.Nurian Ohri

29 thoughts on “Sëmundjet e gjirit

    bena

    (Tetor 15, 2008 - 8:11 pasdite)

    ju pershendes bena kam problem me gjirin e majt mu ka bo si kokel ne njeren an te gjirit kur ta preki me dor m kalon neper gji edhe krahu po me therr qka kishit mujt mem ndimu ju a ka lidhje me kancer kjo diqka ju falenderoj bena

    Dr.Nurian Ohri

    (Tetor 17, 2008 - 1:25 pasdite)

    E nderuar Znj.Beta!

    Duhet të veni patjetër tek një mjek kirurg i përhkithshëm i cili do tju bëjë një vizitë duke e prekur masën dhe duke parë veçoritë e saj.Pastaj nëse e sheh të arsyeshme do tju këshillojë mamografi ose biopsi.Por së pari një vizitë. Sa kohë keni mekëtë masë dhe se sa shpejt është rritur, është e lëvizshme apo jo, është e fortë shumë apo jo dhe a keni dhimbje kur e prekni këto janë të rëndësihme për një mjek. Në shumicën e rasteve përfundimi del i mirë pr ju mos e lini pas dore.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    bena

    (Tetor 17, 2008 - 1:38 pasdite)

    i nderuar DR.flm per keshillen,po lidhurem me pytje qe ma ke ber,qe 1vit e kam,leviz kur ta preki me dor,mur rrint esht sa nje gogel arre,e forte eshte,e dhimbshme nuk eshte kur e preki por nganje her kur bie ne ate krahe me dhemb edhe gjiri edhe krahu me therr flm edhe nje her shum per pergjigjjet

    Dr.Nurian Ohri

    (Tetor 17, 2008 - 7:36 pasdite)

    E nderuar Znj.Bena!

    Me shumë mundësi duket si diçka e mirë por megjithatë duhet patjetër një kontroll tek mjeku kirurg.Duhet një vizitë për ta vërtetuar çfarë është.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    edona

    (Tetor 21, 2008 - 10:25 pasdite)

    jam edona jam 20 vjeqare,ju pershendes shum juve doktor i nderuar.
    un kam problem me gjinjet dhe ashtu me dhembin po kur i preki me dhembin dhe aty perveq dhimbjes nuk shof as nje koker kur i preki dhe as skuqje ose te enjurta.
    dhe te drejtohem ty si mjek te me keshillosh se qfar esht kjo.

    Dr.Nurian Ohri

    (Tetor 24, 2008 - 1:11 pasdite)

    E nderuar Znj.Edona!

    Nëse kjo ndjeshmëri apo dhimbje shfaqet vetëm gjatë periudhës spë menstruacioneve mendojmë se është normale si rrjedhojë e ndryshimeve hormonale gjatë kësaj kohe.Në këto raste largimi nga kafeja, kokakola,çokollata dhe përdorimi i një qetësuesi të lehtë bashkë me pakësimin e kripës mund të mjaftojë.Por nëse dhimbjet vazhdojnë edhe jashtë kësaj periudhe mirë është të vizitoheni dhe bashkë me vizitën të bënit edhe një EKO të gjirit.Këtë jo për kancer por për probleme të tjera të gjirit.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Ardita

    (Tetor 28, 2008 - 11:03 pasdite)

    i nderuar mjek jam Ardita nga Prishtina a mundeni te ma jepni nje sqarim tash se fundi e kam vrejtur ne gjinjte e mi majet e gjirit me rrin si te mpira nuk kam dhimbje por vetem me rrin si te mpira por jam afer menstracioneve nuk me ka ndodhur ndonjehere me pare dua nje keshille nga ti i nderuar Mjek ju faleminderit.

    Dr.Nurian Ohri

    (Tetor 30, 2008 - 11:43 paradite)

    E nderuar Znj.Ardita!

    Ky shqetësim mund të ndodh pak para ose gjatë menstruacioneve bashkë edhe me disa shenja të tjera si rritje e ndjeshmërisë apo fryrja e gjokseve.Nëse pas menstruacioneve kjo gjendje humbet mos kini merak por nëse vazhdon ju këshilloj një kontroll tek mjeku.Por mos u bëni merak.Nuk është shenjë e ndonjë sëmundjeje të keqe.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    avdyli

    (Nëntor 13, 2008 - 2:31 pasdite)

    jam nje djal 27 vjeq jetoj ne prishtin kam probleme me njerin gji mu ka fry ni koh shkova te mjeku me qiti mast nuk kisha sukses ather me tha te shkoj te specjalisti ai me tha se duhem te behem operacion qfar me kishit thon ju a asht e mir te behem a apo jo ju lutem nje per gjigjje

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 14, 2008 - 3:36 pasdite)

    I nderuar Z.Avdyli!

    Mendojmë që të ndiqni këshillën e specialistit pasi ai që ju ka vizituar e di më mirë.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    avdyli

    (Nëntor 14, 2008 - 9:16 pasdite)

    e nderuara dr. Nuriann ohri. un kam dhimt nga pak me shum kur lodhem qfar me kishit thon ju kam deshir te marr shum menime po edhe mu ka bo si gonder ne thitha un vllavin e kam ne gjermani aj ka fol me ni kirurg atje aj me ka thon qe asht mir me hek sa ma shpejt a asht ma mir me hek edhe kirurgi me tha qe sasht rrezik operacioni zgat 40 minuta aather te kallxojm prej shkafit u bo kret kjo FLM SHUM NESE MEE NDIHMON

    Dr.Nurian Ohri

    (Nëntor 16, 2008 - 12:07 paradite)

    I nderuar Z.Avdyl!

    Mirë është një vizitë tek mjeku kirurg i cili të shikojë cilësitë e gjendrës dhe nëse nevojitet edhe mundet të bëhet operacon heqja por këtë e vendos mjeku që ju viziton pasi ne pa ju parë e kemi të vështirë të vendosim cduhet bërë.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    avdyli

    (Dhjetor 9, 2008 - 3:31 pasdite)

    e nderuar;DR Nurian Ohri. un jam avduli per rastin qe te pata than un jam bo operacion dhe mjekt me kan than qe operacioni asht kry me sukse dhe per 3 or un jam kon ne shtepi sipas mjegve me kan than azgje rrezikshme sasht por vetem hormone por mjeket than na duhet ta bejm analizen vet per me dit mas 4 jave mu me kthehet analiza . kur jam shku te nesrit kontroll mjeki me tha nuk ki nevoj te behesh hiq merak se fort mir je po ne duhet patjeter ta bejm analizen edhe un jam bo operacion ne gjermani mjeku tha se shum djemve ju bohen hormonet dhe fryerja e njerit gji si te femrat a asht rrezik kjo edhe pse jam bo operacion jasht un apet kam besim te ju . ju lutem me tregoni dishka me shum lidhje me ket rast timin nese ka munxi FLM h

    edita

    (Dhjetor 10, 2008 - 1:31 paradite)

    ju pershendes vetem nje pyetje e kame kame dhimbje ne majet e dy ghinjeve jame ne moshen 38vjeqarebrengosem duhna te baje memogramin po mjeku u befasue tha nuk dije kurgha e itregova se kame dhimbje po jo ne kohen e menstacioneve pase po me largohet disa dit e prape me vjen dhimbja.

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 11, 2008 - 2:00 pasdite)

    I nderuar z.Avdyl!

    Ne te shumten e ratseve problemi eshte hormonal pra rritje hormonit estrogjen ose ulja e testesteronit.Gjithashtu edhe disa probleme me melçine, veshkat dhe tiroidet mund te behet shkak.Gjithashtu ka edhe disa tumore shumica te mire qe rrisin gjinjte tek meshkujt.Dhe se fundi perdorimi i disa ilaçeve.Perderisa mjeket i kane bere analizat dhe nuk ka dale gje pra vetem nje problem hormonal mos kini merak.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 11, 2008 - 6:05 pasdite)

    E nderuar znj.Edita!

    Do tju keshillonim nje vizite tek mjeku por ju keni vajtur.Dhimbjet i keni vetem ne majet e gjinve apo keni dhimbje te gjirit?Me shume mundesi duhet te jete diçka hormonale.Ose mga ndonje rrobe qe vishni ndoshta te ngushte.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    drenusha

    (Janar 8, 2009 - 5:00 pasdite)

    i nderur mjek un kam therje ne gjirin e majt po ashtu kam pas edhe nje rrjedhje lengu nga te dy gjinjet kam ber kontroll me ka then qe e kamprej shtresit edh nervozes tash jam shtatznarjedhja esht ndal po tash me kan fillu therjet ne gjirin e majt kur twe kam diqka shtrenguse me dhemb me shumm tung

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 11, 2009 - 1:28 pasdite)

    E nderuar Znj.Drenusha!

    Mirë është që të bëni një vizitë tek kirurgu sepse nëpërmjet internetit pa ju parë nuk mund tju themi dot gjë. Mund të dali përsëri që e keni prej stresit por kjo nëse mjeku gjatë vizitës nuk gjen gjë.Mund të lexoni edhe artikullin tonë sëmundjet e gjirit për të krahasuar problemi tuaj.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    vali

    (Janar 12, 2009 - 3:10 pasdite)

    kujdesi infermieror te pacintit me ca mama pas fushe operatore

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 16, 2009 - 2:22 pasdite)

    E nderuar Znj.Vali!

    A mund të na e shpjegoni edhe pak më qartë pyetjen se nuk e kuptuam. A doni të dini për ushqimet që jepen pas operacioneve?

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    jeta

    (Janar 17, 2009 - 10:46 paradite)

    po une kam dhembjen ne onen e shmajt qe medoni ju per ket

    Ymer

    (Janar 18, 2009 - 4:18 paradite)

    I nderuar mjek un jam 16 vjeqar jam mashkull me sa duket un kam lindur ashtu gjirin e djatht e kam me te dobet se gjirin e majt,nuk ndjej dhimbje asgje por thjesht dua ta kem normal a mund te me ndihmoni per kete gje respekt i nderuar ….

    Ymer

    (Janar 19, 2009 - 3:58 paradite)

    I nderuar mjek un me sa duket kam lindur ashtu.Njerin gjinj nuk eshte i zhvilluar ( anes djatht) kurse zhvillimi i gjirit (anes majt) eshte normale por nuk dua ta kem ashtu a mund te me udhzoni ju lutem pres pergjigjen tuaj… !!!

    kaltrina

    (Janar 19, 2009 - 2:28 pasdite)

    pershendetje jeni mjek shum i qelluar vetem vashdoni
    jam 23 vjeqare dhe jame martuar qe 7 muaj dhe kam deshir te mes shtatzane por nuk po mundem s e nuk i kom menstracionet e rrregullta nje muaj kom nje muaj nuk kom cikel dhe ekom te qrregull prej moshes 18 vjeqare kam qen te gjinekologia me ka rekomandu barna klomifen per t e mbetur shtatzane nje muaj perdora por pa efekt tash kam shkuar perseri me ka qit cyclo progynova barna per 29 dit per me rregullu ciklin mestrual dhe pas kesaj me ka then q e kur te behesh me cikles diten e tret q e te shkoj prap te gjinekologia ju lutem akam gjasa t e mbetem me barre muajin tjeter falemidnerit shum me respet

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 19, 2009 - 5:41 pasdite)

    E nderuar Znj.Jeta!

    Sigurisht që dhimbjet e kokës janë të shumëllojshme dhe faktorët që i krijojnël janë po aq të shumëllojshëm për këtë arsye duhet që të bëni një vizitë tek mjeku neurolog por nëse ndonjëherë ju dhemb koka pra nuk është shumë shqetësuese mund të merrni paracetamol.Nëse dhimbja nuk kalon apo shtohet ose i shtohen ndonjë shqetësim tjetër mirë është një vizitë tek mjeku për tju parë nga afër.Dhimbja në anën a majtë nuk tregon gjë. Duhet parë edhe shpeshtësia apo forma e dhimbjes dhe a shoqërohet me ndonjë problem tjetër p.sh lotim të syrit etj.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 20, 2009 - 11:10 paradite)

    I nderuar Z.Ymer!

    A është më i vogël në madhësi? Në çkuptim është më i dobët? Mirë do të ishte një vizitë tek një mjek nëse ju shqetëson shumë pasi pa ju parë nuk e dimë përse bëhet fjalë. A mos ai që ju duket juve i vogël është normal dhe tjetri është zmadhuar. Mund të jetë edhe fare normale por pa ju parë e kemi të vështirë të vendsoim një diagnozë.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Ymer

    (Janar 20, 2009 - 8:52 pasdite)

    Po gjiri eshte me i vogel sipas madhesis!! Un kam qen ne mjek ai me thot duhet te shkoj ne spitalin e shkupit ne ortopedi ashtu dicka …

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 22, 2009 - 1:16 pasdite)

    E nderuar znj.Kaltrina!

    Këto ilaçe do tju ndihmojnë për të patur ovulacion por nuk mund tju themi %100 se do të ngeleni apo jo shtatzanë sepse ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë.Të shpresojmë.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 25, 2009 - 5:48 pasdite)

    I nderuar Z.Ymer!

    Na vjen keq por pa ju parë nga afër nuk mund tju themi gjë.Mirë është të veni atje ku ju ka drejtuar mjeku që vizituat. Mjeku që ju vizitoi bile nuk ka patur mundëdi tju bëj gjë veçse ju ka drejtuar.Nuk e dimë ku qëndron problemi.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

Comments are closed.