Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 14 Dhjetor 2013 nën Speciale , 6,859 lexime Comments Off on SEMUNDJET SEKSUALISHT TE TRANSMETUESHME ( SST) Email This Post Email This Post
Postoje në Facebook

SEMUNDJET SEKSUALISHT TE TRANSMETUESHME ( SST)

Ky grupim semundjesh perfshin infeksionet me shkaktare etiologjike dhe shfaqie klinike te ndryeshme, por me mekanizem te njejte perhapje, pra me kontakte apo marrdhenie seksuale. Semundjet seksualisht te transmetueshme (SST) jane bere problem shume i mprehte ne rang boteror per shkak te perhapjes masive dhe per rreziqet qe i sjellin shoqerise njerezore. Si shkaktare etiologjike te SST jane viruse si HIV ( virusi hujman i imunodeficiences ), virusi i Herpes Simplex N2, viruset e Hepatit B,C etj. Si shkaktare mikrobike jane Gonokoku dhe Spiroketa, pallida e Sifilizit. Shkaktare te ndermjetshem ( midis viruseve dhe baktereve ) jane Chlamidia tip A dhe tip B. Chlamidia tip A jep uretritin jo-bakterial , cervicitin lymfogranuloma venerum. Shkaktare i SST eshte dhe Protozoari Trichomonas Vaginalis. Jo rralle, ne kete grup gjendet edhe Candida Albicans.

SINDROMAT KLINIKE QE MUND TE SHKAKTOJNE KETO INFEKSIONE :

URETRIT : Uretriti karakterizohet me sekrecione te uretres te tipit seropurulent si te meshkujt dhe te femrat . Pacientet ankohen per dis-uri ( diegie gjate urinimit) , prurit (kruarje), skuqie etj. Shkaktare mund te jene Gonokoku , Chlamidia Trachomatis tip A qe jep uretritin jo gonokoksik, Mycoplasma genitalis, Trichomonas Vaginalis , Candidosa Albicans dhe Herpes Simpleks.

CERVICITI DHE VAGINITI : Shoqerohen me skuqie dhe sekrecione te qafes se mitres dhe vagines. Shkaktaret jane te njejte si ato te lart permendur. Sot perdoren gjeresisht ovulat vaginale, antiseptike qe permbajne kombinime preparatesh te cilat veprojne mire ndaj te gjithe faktore etiologjike. Ovula te tilla jane: polygynaksi( me vendosje vaginale per cdo mbremje para gjumit) po ashtu jane efektive edhe Gyno-pevaryl 50. Meclon si dhe Macmiror 500 ne forme ovulash.

LEZIONE GJENITALE LOKALE: Ulcerat e dimensioneve te ndryeshme mund te shkaktohen nga virusi Herpetic Simpleks N2 po ashtu mund te ndodhi adenopatia regjionale inguinale, te shkatuar kryesisht nga Chlamidia.

MANIFESTIME KLINIKE SISTEMIKE: Ne keto raste mund te vihet re temperature te tipeve te ndryeshme, rashi primar dhe sekondar jane tipik per sifilizin, adenopatia shihet kryesisht ne te semuret me AIDS dhe ne Lymphogranulomen venereum.

Ne kete numer po sqarojme nje infeksion te shpeshte seksualisht te tansmetueshem qe takohet jo rrale tek femrat seksualisht aktive, per te vazhduar ne numrat e tjere me infeksione te tjera seksualisht te transmetueshme.

TRIKOMONIAZA: Trikomoniaza eshte nje infeksion venerian qe shkaktohet nga protozoari Trichomona Vaginalis. Ekzistojne tre lloje te gjinise Trichomonas: T. hominis qe paraziton ne zorre, T. tenax qe jeton ne hapesiren e gojes dhe T. vaginalis i vetmi qe mund te shkaktoje semundje ne vagine, ne prostate e ne ureter. T. vagianlis eshte me i madhi dhe transmetohet me marrdhenie seksuale. Paraziti eshte kozmopolit. Mendohet se rreth 25 % e njerezve ne periudhen e veprimtarise seksulae jane te infektuar me kete parazit. Tek grate T.Vaginalis jep vaginite te perhershme, qe ne 2/3 e rasteve shfaqet me kruarje, me diegie dhe leukorre te bollshme kremoze, si shkume me ngjyre te verdhe. Infeksioni mund te zgjase me jave dhe me muaj me intensitete qe luhaten shume. Gjate menstruacioneve procesi mund te acarohet. Ka periudha ku shenjat zhduken megjithese paraziti eshte i pranishem. Objektivisht vagina mund te paraqitet me nje inflamacion te mukozes qe luhatet nga nje kongjestion i thjeshte deri ne vaginit me gerryerje te gjere me hemoragji petekiale dhe me intertrigo perianale. Tek burrat rrale here shkakton nje uretrit persistent. Diagnoza behet me ekzaminim direct te sekrecioneve per te gjetur parazitin e levizshem. Ngjyrimi me Gimsa konfirmon diagnozen. Mund te behet edhe kultura dhe ekzaminimet serologjike. Mjekimi me efektiv eshte konsideruar Flagyli me tablet 250 mg 3 here ne dite per 7 dite si dhe shume disifektante te tjere qe jepen me ovula vaginale si polygynax etj.

KONKLUZION :

  1. Per ju te rinj qe keni keto ankesa e probleme paraqituni menjehere te mjeku Infektollog per tu mjekuar.

  2. Kurre mos kryeni marrdhenie pa Kondom, neqoftese nuk jeni te siguruar 100 % nga partneri qe eshte i shendoshe ( vetem pasi te kete raport mjekesore nga mjeku infektollog me analiza perkatese qe ju mun ti verifikoni vete.

Fjalor mjekesor:

Uretrit = infeksion i pjeses fundore te kanalit te urines.

Cervicit = infeksion i qafes mitres.

Herpes Simplex N2 = virus qe manifestohet me pucra ne buzet e vagines.

Hepatit B dhe C virus = viruse hepatotrope qe prekin heparin ( melcine)

Rash = skuqie

Seropurulent = qelb

Adenopati = gjendra afer plages

Takikardia
Rrahja e shpejtë e zemrës
www.mjeku24.com
Ultrasonografia
Çfarë është EKO-ja
www.mjeku24.com
Gjalp apo margarinë?
Si të ushqehemi më mirë
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com