Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 14 Dhjetor 2013 nën Infeksionet,Këshilla , 23,346 lexime Comments Off on Shenjat e nje personi me AIDS /SIDA Email This Post Email This Post
Postoje në Facebook

Personat e infektuar me HIV, mund te mos kene fare shenja dhe te bejne nje jete normale per vite te tera, pa ditur edhe vete qe jane te infektuar. Megjithate, semundje ndahet ne disa faza, por nuk ka kufi te qarta midis ketyre fazave.

Periudha e infeksionit fillestar, 3 deri ne 6 jave mbas hyrjes se infeksionit HIV ne trupin e njeriut, shfaqen disa shenja qe jane te ngjashme me gripin e zakonshem, si: temperature, ethe, dhimbje koke, dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, zmadhim i gjendrave, lodhje, keputje.

Keto shenja zakonisht zhduken mbas 1 jave apo Brenda muajit dhe shpesh ngaterrohen me gripin apo infeksione te tjera ose mund te mos vihen re fare. Kjo quhet periudha e infeksionit fillestar.

Periudha “dritare”– Mbas kalimit te infeksionit fillestar, personat bejne nje jete normale, ndihen mire dhe nuk kane asnje shenje dalluese. Megjithate, ne kete periudhe ata jane infektues per te tjeret. Gjate kesaj periudhe, nese personi i infektuar ben nje test per HIV, testi rezulton negativ, megjithese ai eshte i infektuaar dhe mund te infektoje te tjeret.

Periudha e qetesise ose asimptomatike– Gjate kesaj periudhe personat bejne jete normele. Ne varesi te menyre se jeteses qe bejne keto persona dhe fale zbulimit te medikamenteve antiretrovirale, kjo periudhe mund te zgjase 10 vjet ose dhe me teper. Kjo periudhe ndryshon nga nje person ne tjetrin. Tek disa, shenjat mund te shfaqen mba disa muajsh, ndersa tek disa te tjere shenjat mund te mos shfaqen per vite te tera.

Nese nje person i infektuar respekton nje stil te shendetshem jetese, kjo peiudhe do te zgjatet mjaft dhe ai apo jo do te beje nje jete me cilesore. Per kete arsye, eshte i nevojshem zbulimi sa me i hershem I infeksionit HIV.

Periudhe me shenja (simptomatike) – mbas nje periudhe te gjate shfaqen shenjat e semundjes. Ne kete periudhe, njerezit me HIV mund te kene:

Temperature

Djerse naten

Renie ne peshe

Kruarje te trupit

Infeksione nga myku

Gjendra

Diarre

Mungese oreksi

Keputje etj.

Gjate kesaj periudhe, personat HIV pozitive filllojne te kene infeksione te ndryshme ne organe te ndryshme te cilet jane kercenim per jeten e ketyre personave. Fillimisht keto infeksione mund te permiresohen me marrjen e njekimeve. Me kalimin e kohes behet gjithmone e me e veshtire per te luftuar keto infeksione dheperoni kalon ne fazen e AIDS.

Faza AIDS- nje person quhet qe ka AIDS kur sistemi i tij mbrojtes nga infeksioni, eshte aq i dobet sa nuk mund te luftoje semundjet.

Shenjat me te rendesishme ne kete faze jane:

Temperature e vazhdueshme

Djerse te shumta naten

Diarre e vazhdueshme dhe qe nuk i bindet meedikamenteve

Humbje shume e madhe ne peshe

Dobesi e theksuar

Myk i shprehur ne gojje apo ne vagine

Humbje te vullnetit

Renie te kujteses

Depresion

Tuberkuloz

Infeksione te tjera.

Kjo faze mund te zgjase 18 muaj deri ne 2 vjet. Por ne pegjithesi ne kete faze peronat vdesin per shkak te ketyre infeksioneve.

Si vendoset diagnoza e infeksionit nga virusi HIV

Vendosja e diagnozes per HIV behet npermjet disa analizave apo testeve te gjakut. Sot edhe ne Shqiperi, mund te behen keto keto analiza, te cilat vertetojne nese nje person eshte I infektuar ose jo me virusin e HIV. Testet qe perdoren ne vendin tone, jane te miratuara nga Organizata Boterore e Shendetit.

Analizat apo testet qe perdoren per te percaktuar pranine e infeksionit HIV ne organizmin e njeriut jane:

  1. Testet dyshuese:
  1. Testi i shpejte
  2. Testi ELISA

Testi i shpejte jep rezulltatin Brenda dites qe behet analiza. Testi i shpejte mund te behet prane bankave te gjakut ne rrethe.

Testi ELISA kerkon 1 deri ne pese dite per te marre rezultatin e analizes.

Por, vetem me ane te ketyre dy testeve nuk mund te vihet diagnoza. Nese me keto teste merret nje rezultat pozitiv apo i dyshimte, ai duhet te vertetohet me teste te tjera, qe quhen teste konfirmuese.

  1. Testet konfirmuese
  1. Western Blott
  2. PCR

Western blott eshte testi me I perdorshem, i cili vendos diagnozen perfundimtare nese personi eshte i infektuar nga virusi HIV. Siguria e ketij testi arrin ne 100%.

Testi PCR, ky test perdoret sot per te kapur virusin HIV qysh ne fillimin e infeksionit. Per kete arsye, ky ekzaminim po perdoret per testimin e dhuruesve te gjakut. Lengjet e organizmit, qe testohen per te pare nese nje individ eshte i infektuar, jane: gjaku, serumi dhe plazma

Koha e rekomanduar e testimit per virusin HIV eshte e lidhur me kohen e ekspozimit ndaj faktorit apo sjelljes me rrezik per te marre infeksionin:

· Testi i pare behet 2 deri 4 jave pas nje rreziku

· Testi i dyte behet pas 3 muajsh

· Testi i trete kryhet ne rreth 6 muaj.

Sikurse shihet, eshte nje periudhe e gjate ankthi dhe stresi per te pritur rezultatin e analizes, nese je ose jo i infektuar nga virusi HIV.

Kujdes!

Analiza e zakonshme e gjakut nuk tregon nese nje person eshte i infektuar me virusin HIV. Prandaj, nese dikush mendon se mund ta kete marre infeksionin, duhet te beje testin qe eshte posacerisht pe virusin HIV.

Testimi per infeksionin nga virusi HIV eshte FALAS per te gjithe personat qe kerkojne te testohen me deshiren e tyre (testimi vullnetar). Testimi eshte falas edhe per te shtruarit ne Klinika.

Personat qe duhet te bejne testin HIV:

Cdo person qe ka patur sjellje apo procedura me rrezik, duhet te beje testin per HIV, si:

  1. Raporte seksuale pa prezervativ
  2. Raporte seksuale me partnere te rastesishem, punonjes seksi, perdorues droge, apo me persona hiv pozitiv
  3. Perdoruesit e drogeve qe kane shkembyer shiringa, ose qe kane patur sjellje seksuale te pakontrolluara nen efektin e tyre.
  4. Kryerja e manipulimeve ne organizem (shendetesore ose estetike), kur mendohet se ato kane qene te pasigurta.
  5. Personeli i institucioneve shendetesore, ngaqe per nga vete natyra e punes jane me te rrezikuar (kirurge, reanimatore, personeli i laboratoreve, personeli qe trajton te semuret me HIV) etj
  6. Personat qe kane dhene ndihme te pare dhe kane rene ne kontakt me lengjet biologjike te personit qe i eshte dhene ndihma.
  7. Ciftet para se te lidhin martesen nese kane pasur sjellje apo procedura me rrezik
  8. Para se te merret vendimi per te lindur nje femije, gjithashtu rekomandohet qe te behet testi.

Cdo personi qe ka patur sjellje riskuese te tilla, qofte edhe nje te vetme, duhet te drejtohet per t’u keshilluar e testuar.

Personat qe kane patur sjellje riskuese, nuk duhet te presin shfaqjen e shenjave per t’u testuar per infeksionin nga virusi HIV. Gati gjysma e personave qe infektohen, nuk paraqesin shenja gjate periudhes se infektimit, ato fillojne disa vite me vone, atehere kuptohet qe nuk ka pse te pritet qe te shfaaqet ndonje shenje klinike e pastaj ti nenshtrohen testimit.

 

Gastriti
Inflamacioni i stomakut
www.mjeku24.com
Hepatiti
Inflamacioni i mëlçisë
www.mjeku24.com
Dismenore
Menstruacionet e dhimbshme
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com