Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 19 Shkurt 2009 nën Gjinekologjia , 16,227 lexime Comments Off
Postoje në Facebook

Sindromi i vezoreve policistike (PCOS)karakterizohet nga një sërë kistesh të vogla, nga probleme hormonale dhe nga zmadhim i vezoreve. Ende nuk i dihet shkaktari por mendohet që ka të bëjë me një rezisencë që has insulina në zonat periferike.

Në këtë sëmundje vihen re:

Vonesa të menstruacioneve (oligomenore-amenore)

Puçrra (akne)

Obezitet (mbipeshë)

Dalja e qimeve terminale (hirsutizm)

Probleme me ovulacionin dhe infertilitetin

Nëse shikojmë analizën e hormoneve gjejmë se hormoni LH dhe ai mashkullor pra testesteroni ose DHEAS janë të lartë.

Në këtë sëmundje ekuilibri mes hormoneve LH dhe FSH (që janë dy më kryesorët në lidhje me prodhimin e hormoneve të vezores) është prishur dhe si pasojë ndodhin probleme me ovulacionin (lëshimin e qelizës femër nga vezorja) dhe me pjekurinë e këtyre qelizave.

Duke qenë se hormonet mashkullore janë të larta vihet re një rritje të qimeve në fytyrë, gjokse, rreth kërthizës apo këmbë. Ndonjë herë vihet re edhe rënie flokësh anash sikur tek meshkujt.

Një nga problemet e tjera janë ato me mos pasjen e ovulacionit si rrjedhojë nuk ka edhe fertilizim. Gjithashtu meqë hormoni estrogjen prodhohet më shumë seç duhet rritet mundësia e kancerit të mitrës.

Këto gra si fillim vuajnë nga një çrregullim menstrual pra një vonesë e vazhdueshme në menstruacione apo mos pasja e tyre etj. Më pas fillon dalja e qimeve për të cilat folëm më lart .Më vonë fillojnë edhe problemet me shtatzaninë por sigurisht jo tek të gjitha gratë.Ka prej femrave që i kanë menstruacionet të rregullta.

Gjithashtu është vënë re edhe një rezistencë ndaj insulinës që do të thotë mundësi për diabet.

Diagnoza

Ankesat tipike bashkë me ultrasonografinë (eko) ndihmojnë në diagnostikim.Në eko vihen re shumë kiste bashkë me një zmadhim të përgjithshëm të vezores dhe rritjes së stromës. Në analizat e gjakut vihet re një rritje e hormonit mashkullor dhe e përpjestimit të LH/FSH.

Kurimi

Kurimin së pari varet nga ankesat e pacientit dhe e përcakton mjeku specialist gjinekolog.
Për problemet me menstruacionet (për ti rregulluar ) dhe me qimet mund të përdoren kontraceptivët sigurisht nëse nuk kërkohet shtatzani.Qëllimi i tyre është parandalimi i daljes së qimeve të tjera dhe për të marrë një rezultat duhet pritur më e pakta 6 muaj.Gjithashtu kundër efekteve të krijuara prej hormoneve androgjene (mashkullore) mund të përdoret edhe spironolaktoni, flutamidi,finasteridi etj.
Për qimet e krijuara nuk ka ndonjë kurë shumë ndikuese por mund të përdoren metodat e heqjes me elektroliz ose mund të përdoret depilimi apo kremrat për rënien e qimeve por duhet që në fillim të nisi përdorimi i ilaçeve kontraceptive. Kundër rezistencës së insulinës mund të përdoret metformin cili ndikon për mirë edhe për ovulacionin.
Në rastet e dëshirës për të bërë fëmijë mund të përdoren ilaçet që shkaktojnë ovulacion të cilët në shumicën e rasteve japin rezultat si p.sh klomifen citrat.Në fakt një metodë shumë e dobishme për këtë problem është edhe rënia në peshë nën direktivat e një dietologu sepse është vërtetuar se me r[nie në peshë tek shumë gra menstruacionet kanë hyrë në rregullin e tyre.
Nëse ilaçet nuk japin rezultatin e duhur tek kjo sëmundje mund të përdoren edhe metodat laparoskopike kirurgjikale (ovarian drilling).
Mos të harojmë se të sëmurët me këtë sëmundje duhen kuruar patjetër dhe duhet krijuar që çdo muaj të kenë menstruacione të rregullta.Nuk duhet harruar se kurimi mund të zgjasi gjatë.
Siç shihet edhe më lartë mënyrat e kurimit janë të shumëllojshme (ilaçe ka shumë me emra të ndryshëm) dhe këtu përmendëm disa shkurtimisht por nuk duhet harruar se këto ilaçe duhen përdorur me këshillën e mjekut gjinekolog sepse ai që ju viziton zgjedh për ju dhe ilaçin më të përshtatshëm edhe rradhën e duhur të përdorimit.
Gjithashtu na duhet të themi se mjekësia është një fushë që zgjerohet dhe që vazdimisht dalin ilaçe apo metoda kurimi të reja. Konsultohuni me mjekun tuaj dhe informohuni rreth tyre.

 

                                                                                                                      Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                   www.mjeku24.com

Rënia e flokëve tek femrat
Mëso dhe kuroi flokët e tua
www.mjeku24.com
Hepatiti
Inflamacioni i mëlçisë
www.mjeku24.com
Çfarë janë variçet?
Mësoni më shumë për variçet tuaja!
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com