Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Komentet e Fundit
Më të lexuarat
Faqe Mike

Nga Dr.Nurian Ohri më 23 Qershor 2008 nën Gjinekologjia , 2,593 lexime Dërgo me Email Dërgo me Email
Postoje në Facebook

Ky artikull u shkruaj si përgjigje e një pyetjeje të bërë nga një prej vizitorëve tanë.

Çfarë është sindromi paramenstrual?
Sindromi paramenstrual është një seri shenjash apo ankesash psikologjike dhe fizike të cilat fillojnë rreth një javë para menstruacionit dhe zgjasin deri në fillimin e tij. Fillojnë shqetësimet që 7-10 ditë përpara menstruacionit dhe me ardhjen e tij pakësohen derisa humbasin. Shqetësimet nganjëherë janë aq të mëdha saqë ndikojnë direkt tek jeta socilae e femrës. Rreth %80 e femrave kanë shqetësime të tilla.

Nga se shkaktohet ky sindrom?
Një rol të rëndësishëm luajnë hormonet seksuale dhe disekuilibrimi mes tyre si p.sh rritja e estr ogjenit dhe pakësimi i progesteronit. Gjithashtu edhe hormone të tjera si  prolaktina, hormoni antidiuretik, hormoni I rritje, hormonet e tiroideve, LH dhe  FSH, insulina (shakton uljen e sheqerit në gjak) dhe kortizoli luajnë rol.
Mungesa apo disekuilibrimi I vitaminës A, i magneziumit, zinkut dhe vitaminës B6.
Ataku i panikut, depresioni .
Megjithatë duhet theksuar se ende nuk dihet shkaku i vërtetë.

Cilat janë shqetësimet më të shpeshta?
Prej shqetësimeve psikologjike janë depresioni, nervozizmi, lodhja, humbja e dëshirës seksuale, paniku, ankthi, humbja e përqendrimit, të qarët për një gjë më të vogël, të bërtiturit, urrejtje pa arsye, humbje kujtese, mos pëlqimi i vetvetes etj.
Prej shqetësimeve fizike janë dhimbje koke, edema (enjtje) e duarve apo e fytyrës,  fryrje të gjirit dhe rritja e ndjeshmësrisë së tyre, fryrje e barkut, rritje e oreksit, rritja në peshë, akneja, rritja e interesit për disa ushqime të veçanta (p.sh çokollatë apo ëmbëlsira),  marrje mendsh (vertigo), rrahje të shpeshta të zemrës , konstipacion (kapsllëku), dhimbje muskujsh etj.
Mos të harrojmë se nuk është e thënë se të gjitha këto shqetësime duhet të gjenden në të njëjtën kohë apo të gjitha tek nje femër.
Gjithashtu nëse këto shqetësime zgjasin gjatë gjithë periudhës së menstruacioneve dhe ju nuk qetësoheni me ardhjen e menstruacioneve duhet ta dini se mund të keni një problem tjetër pasi shumica e grave me fillimin e menstruacioneve qetësohen

Si  kurohet sindromi paramenstrual?
Përdorimi I ilaçeve p.sh i ilaçeve kontraceptive (që pengojnë shtatzaninë), ilaçet me progesteron, qetësuesit e ndryshë (analgjezik ) ,ilaçet zbrazës së urinës (diuretik) dhe nëse mjekja ose mjeku juaj e sheh të nevojshëme mund të përdoren edhe antidepresues të lehtë.
Ky problem megjithëse është një problem gjinekologjik përsëri për kurimin e tij mund të konsultoheni edhe me një  psikolog pasi siç e theksuam shenjt janë mjaft të larmishme dhe u interesojnë shumë fushave të mjekësisë.
Dieta. Një dietë e rregullt dhe e pasur me karbonhidrate .Edhe vitaminat E, B6 dhe 1000gr Ca/ditë (kalçium), selenium janë të dobishme.
Selenium: Vaj luledielli, gjoks pule, vezë, patate etj.
Kalçium: Qumësht dhe produktet e tij, perimet me gjethe jeshile, sallaturinat, fistiqet, fiku i thatë, frutat e thara etj.
Vitamina B: Fasule, arra, bajame, fistiqe, qiqra etj.
Ushtrime aerobike. Në mënyrë të rregullt  4 herë në javë nga 30 minuta. Bëni një gjumë të rregullt.
Largohuni prej alkolit, duhanit, pijeve me gaz si kokakola dhe kafesë sepse përmbajnë kafein (kujdes kafeina gjendet edhe tek disa qetësues ). Largohuni prej kripës së tepërt dhe ëmbëlsirave të tepërta.  Rrisni konsumimin e frutave, perimeve dhe peshkut. Mos e përdorni shumë mishin.
Operacion. Është zgjidhja e fundit që nuk këshilllohet veçse tek ato gra që kanë ankesa të papërballueshme dhe që  nuk duan të bëjnë më fëmijë.

                                                                                                                                   Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                               www.mjeku24.com

Gastriti
Inflamacioni i stomakut
www.mjeku24.com
Ulçera Peptike
Çfarë është ulçera?
www.mjeku24.com
Gjalp apo margarinë?
Si të ushqehemi më mirë
www.mjeku24.com

6 Koment

  • më 8 Nëntor 2008 më 4:44 pasdite

    ju persh..jam nen e dy femijeve lindjen e fundit e kam pas para 8viteve desha tju pyes kam probleme paramenstruale 10 dit para ciklit kam dhembje te kurrizit,te muskujve,kam plogeshti,a esht e vertet se edhe nje lindje e rregullon ke me respekt dita

  • më 11 Nëntor 2008 më 5:19 pasdite

    E nderuar Znj.Dita!

    Besoj se e keni lexuar artikullin rreth sindromit paramenstrual.Ndiqini këshillat aty dhe nëse përsëri shqetësimet nuk ju kalojnë atëherë duhet të bëni një kontroll tek gjinekologu për të mësuar më shumë rreth gjendjes suaj dhe për të marrë ilaçe.Nuk dimë gjë të saktë se në një rast si tuajin një lindje të rregullojë gjithçka.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

  • më 12 Nëntor 2008 më 8:03 pasdite

    ju faleminderit doktor per kshillat e juaja

  • më 20 Janar 2009 më 4:12 paradite

    Pershendetje

    Jam ne moshen 44 vjeqare po i verej disa ndryshime ne trupin tim dhe menstruacionet nuk i kam me rregull per here te par me ka ndodh mos me i pas dy muje e mandej i kam pas per tri jav me rend.. a mos behet fjal per monopauzen apo klimaksin… ju lutem me shkruani…

  • më 25 Janar 2009 më 4:38 pasdite

    E nderuar Znj.Flora!

    Cilat janë ndryshimet për të cilat folët? Nëse janë në sjelljen tuaj apo nxehtësi në trup janë disa nga shenjat e menopuzës. Gjithashtu është normale që një femër duke ju afruar kësaj periudhe të ketë probleme me menstruacionet megjithëse në rastin tuaj nuk e dimë për çfarë lloj çrregullimesh e keni fjalën..Megjithatë mund të bëni edhe një vizitë tek mjeku.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

  • më 13 Shkurt 2009 më 6:39 pasdite

    E nderuar znj.Luljeta!

    Problem me shtatzaine nuk ka pse te keni or per shkaktaret i kemi sqaquar ne artikull. Sigurisht nepermjet internetit smund ta dijme konkretisht.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

Postoje në Facebook

Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.

©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com