Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Komentet e Fundit
Më të lexuarat
Faqe Mike

Nga Dr.Nurian Ohri më 4 Qershor 2008 nën Gastroenterologjia , 6,208 lexime Dërgo me Email Dërgo me Email
Postoje në Facebook

Detyra e stomakut është që ushqimet ti zbërthejë, depozitojë dhe t’i transportojë për tek duodenumi (zorra 12 gishtore). Këtë detyrë e kryen me anë të lëvizjeve dhe lëndëve që sekreton. Pasi ushqimi hyn në stomak ashtu sikurse dhe në zemër edhe këtu ka një vend i cili prodhon impulse elektrike. Që këtej prodhohet një impuls në çdo 8-10 sekonda dhe si pasoj ndodh kontraktimi i muskulit të stomakut. Kjo dallgë e krijuar përçohet drej zonës së quajtur ‘’pilor’’. Kjo quhet lëvizje peristaltike. Këto lëvizje janë aq të fuqishme sa mund ta mbyllin komplet hapësirën e stomakun. Stomaku pasi e ka zbrazur ushqimin që kishte zvogëlohet. Në të ngelet një sasi lëngjesh prej gati 50 ml.

Ushqimet që hamë si fillim grumbullohen në pjesën e sipërme të kurvaturës së vogël (incisura inguinale). Vetëm ushqimet e lëngshme dhe ato gjysëm të lëngshme grumbullohen në antrum. Kurse në pjesën e sipërme që quhet fundus mbushet me gaz (ajër).Ushqimet startojnë lëvizjet e stomakut. Në muret e stomakut gjenden reseptorë të ndjeshëm ndaj lëvizjeve dhe pH-it të stomakut. Këta reseptorë me anë të disa sitemeve nervore transportuese ( parasempatik nervus vagus + sempatik) e përcjellin sinjalin drej trurit. Si pasoj lëvizjet e stomakut rriten ose zvogëlohen.

Gjatë kohës kur stomaku është bosh përsëri stomaku kontraktohet me rreth 3 kontraktime në minutë. Kjo bëhet shkak që të ndjejmë dhimbje të stomakut apo ndjenjën e urisë. Kjo gjendje zgjat rreth 10-60 minuta. Më pas stomakut shplodhet. Na duhet të përmendim se pozicioni që merr stomaku teksa njeriu është në këmbë dhe kur është ulur është i ndryshëm. Nëse një njeri e pi ujin në këmbë atëherë uji shkon më shpejt në zorrën 12 gishtore. Nëse uji pihet ulur atëherë së pari ai grumbullohet në stomak përzihet me acidin e stomakut duke ngordhur mikrobet dhe më pas kalon tek zorra 12 gishtore. Kjo është dhe arsyeja që të pish ujë ulur është një mënyrë parandaluese nga disa infeksione.

                                                                                                                                        Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                                     www.mjeku24.com   

Rënia e flokëve tek femrat
Mëso dhe kuroi flokët e tua
www.mjeku24.com
Gastriti
Inflamacioni i stomakut
www.mjeku24.com
Gjalp apo margarinë?
Si të ushqehemi më mirë
www.mjeku24.com

21 Koment

  • Elezaj
    më 25 Qershor 2008 më 1:40 pasdite

    Kjo gjë përmendet edhe në tekstet fetare islame.
    Ju falemdinderit për artikullin

  • eljon
    më 4 Nëntor 2008 më 2:35 pasdite

    dua te di perse te dhemb stomaku

  • më 6 Nëntor 2008 më 12:28 pasdite

    I nderuar Z.Elion!

    Kemi nevojë për të ditur edhe cilat janë ankesat tuaja të tjera apo të paktën llojin e dhimbjes dhe nëse shoqërohet me ndonjë shenjë tjetër? Shkaqet janë nga më të ndryshmet por më e mira është që të bëni një vizitë tek një mjek gastroenterolog.Mund të lexoni edhe artikujt tek kategoria e gastroenterologjisë si p.sh GATRITI apo ULEÇERA PEPTIKE dhe të krahasoni shqetësimet tuaja me ato të artikullit.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

  • vjollca
    më 10 Nëntor 2008 më 3:50 pasdite

    pershendetje
    nese ka mundesi mem tregu diqka me gjersisht kam probleme siq duket me zorr kam zhurme ne fund te barkut te cilat um shqetsojn shume zakonisht gjith diten kam fryrje te barkut dhe zhurme ne bark sikur me qene e uritur ju lutem me tregoni me shume kam qen te mjeku me ka preferu disa hapa kunder gazrave por pa efekt .. ju pershendes shume

  • kaltrina
    më 10 Nëntor 2008 më 3:54 pasdite

    pershendetje

  • më 12 Nëntor 2008 më 4:10 pasdite

    E nderuar znj.Vjollca!

    Për problemin tuaj nuk mund të themi shumë gjë për arsye se duhet tju vizitojmë.Mjeku që ju ka vizituar nuk e dimë çfarë ju ka thënë.Përse ka menduar në diagnozë?A keni shqetësime të tjera p.sh dhimbje apo fryerje të barkut dhe sa kohë keni në këtë gjendje.Shqetësimi jau muns të jetë një sindrom irritabel i kollonit por mund të jetë edhe ndonjë problem koliti apo diçka tjetër por jo ndonjë sëmundje e keqe mos u shqetësoni.Por se cila prej tyre duhet bërë një vizitë dhe një pyetësor i hollësishëm gjë që ne e kemi të vështirë prej këtu nga interneti. A keni bërë grafi?Me jashtëqitjen a keni probleme p.sh a jeni kaps?Po me daljen e gazrave si jeni?

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

  • vjollca
    më 13 Nëntor 2008 më 10:01 pasdite

    pershendetje dhe ju falenderoj per pergjigje kete semundje e kam qe nje vit e gjysme dhe zakonisht kam edhe fryrje te barkut dhe zhurme te zorreve po ashtu kur te rri ne kemb shum ose kur te rri ulur shum kam zhurme kaps nuk behem zakonisht krejt dita me shkon me zhurme te zorreve dhe me fryrje te barkut me ben nervoz shum se nuk mundem te rri kurr e qet ju falenderoj shume

  • më 14 Nëntor 2008 më 4:04 pasdite

    E nderuar Znj.Vjollca!

    Me shumë mundësi është sindromi irritabëll i zorrëve por përsëri këtë e vendos mjeku pasi ju ka vizituar.Mirë është të rregulloni dietën duke ngrënë ushqime me lif dhe bukë me krunde.Largojuni pijeve me kafein si kokakola apo kafeja.Largojuni stresit dhe mos e kini shumë problem sepse nuk është sëmundje e keqe.Por këto sigurisht nëse është kjo sëmundja që thashë dhe që duhet ta vërtetojë mjeku gastroenterolog pasi ne pa ju parë që këtu e kemi të vështirë të vendosim diagnozë.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

  • më 2 Dhjetor 2008 më 4:44 pasdite

    pershendetje jam 32 vjeqe dua ta di per semundjen e ishiasit pak me shum,kam qen te reumatologu vjet po tash prap kam dhimbje te kukeve dhe kembeve ju lutem me thoni a esht kjo semundje e kalueshme,sepse me bllokon dhe smundem as me hec pres ndonje pergjigje
    me respekt ujvara
    ,

  • më 3 Dhjetor 2008 më 12:36 pasdite

    E nderuar Znj.Ujvara!

    Nuk e kuptuam mire se per çfare semundjej behet fjale.Nese kenı mundesı kontrollojenı edhe nje here emrın e semundjes se ndoshta ne ne Shqıperi nuk ı themi ashtu.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

  • servete
    më 8 Janar 2009 më 9:42 paradite

    pershendetje,kam nje pyetje per juve i nderuar,kam qe 5 vite qe kam jashtzakonisht dhimbje ne bark,shpesh edhe kam fryrje te barkut,para disa ditve isha te mjeku i kam ber disa kontrolla por me ka then qe kam shum gazra ne bark dhe mi ka rekomanduar disa barna Lanzul 30mg dhe vitamin B kompleks,i kam ber te gjitha analizat por te gjitha kan dalur ne rregull,por e gjitha kjo eshte pa efekt prap e ndjej te njejten dhimbje e nuk e di shkakun perse i kam te njejtat sindrome,qdo ushqim qe e ha me ben dem,kam probleme te teperta me jashtqitja(Kaps).Ju kisha lutur te me jepni nje keshill e te me tregoni me hollsisht per ket problem.Ju faleminderit,pres pergjigjen tuaj

  • Amir
    më 17 Janar 2009 më 1:09 paradite

    Pershendetje jam 19 vjechar kisha nje pyetje e cila eshte shum me rendesi per mua.

    Ndosh shpesh sidomos ne momente kur konsumoj kafe derdhi urin gati se xhdo gjysem or , a do te thot kjo se kafja ndikon negativisht ne shendetin tim dhe a ndikon ne ate sfer qe nuk me lejon te shtoj kilogram jam i gjat 1,82 ndersa peshoj 65 kg

    ndodh qe 1 deri 2 her ne dit te pi kafe instante .Falmderit per pegjigjen kaloni dit te mir ….

  • më 20 Janar 2009 më 11:33 paradite

    I nderuar Z.Amir!

    Kafeja ndikon në daljen shpesh por nuk dimë që të pengojë në marrjen e peshës.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

  • më 21 Janar 2009 më 7:43 pasdite

    kerkoj ndo nje kshill per smundjen e diabetit

  • më 22 Janar 2009 më 9:51 paradite

    Kam nje pyetje per gjinekologun, une kam pase nje infeksion ne organin tim gjenital, me jane bere dy lytha se jashtmi jo mbrenda ne vagine lythat i kam pasur vetem jasht dhe ne kontrolle qe kam bere diagnoza ishte Condilloma, kam perdore nje kreme Aldara crema dhe ka ndiku e mi ka zhdukur ato lythat.

    Pyetje ime eshte: a mund te kem komplikime me tutje pasi qe jam femer dhe me shqeteson fakti se jam infektuar nga ky virus a munde te kete komplikime me vone rreth shtatezenesise apo lindjes, dhe se a munde te perseriten ato prape????????

    Pres ndonje pergjigje Ju lutem shume!

    me respekt Lina

  • më 25 Janar 2009 më 6:07 pasdite

    I nderuar Z.Valon!

    Diabeti është një sëmundje mjaft e përhapur dhe mjaft e gjërë pasi siç quhet multisistemike që prek pothuajse të gjitha organet.Ka humë për të thënë por baza është një diet e saktë dhe një përdorim i ilaçeve të duhura në kohën e duhur.Pastaj për të penguar komplikacionet duhet një kontakt i vazhdueshëm me mjekun dhe një matje e rregullt e insulinës.Sigurisht edhe diabeti ndikon në mënyra të ndryshme nga një individ tek tjetri kështu që çdo rast duhet parë nga afër.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

  • më 26 Janar 2009 më 4:46 pasdite

    jam 27 vjeqar jam me diabet perdori insolin ak munsi te kaloj ne barna e mos te perdori insulin se po kam ulje te glikemi shum shpesh ma zi po shkatrohem mirrem me pun vizike klikemi shpesh me ulet deri ne 2.3 ju loutem me ndimoni si te largohem nga INSOLINA DHE QKA TE PERDORI

  • më 27 Janar 2009 më 3:07 pasdite

    E nderuar Znj.Lina!

    Kondiloma akuminata vjen prej virusit human papilloma dhe është ngjitëse.Pas kurës mund të përsëritet por nuk krijon problem në të ngelurit shtatzanë.Me sa dimë nuk krijon ndonjë problem për bebin dhe nuk është ende e vërtetuar plotësisht lindja me operacion tek ato gra që e kanë në shtazani.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

  • më 28 Janar 2009 më 2:33 paradite

    Pershendetje jam 25 vjeqar, kam nje pyetje per juve i nderuar, kam qe 7 vite qe kam jashtzakonisht dhimbje ne bark, kapsllek shume te madh, kercitje te zorrve, shpeshher dhimbje te kames se djatht, gazra shume, pas qdo jashtqitje kam qakderdhje dhe dhimbje te forta per 12 oret ne vazhdim gjithher kam fryrje te barkut. Kam perdorur te gjitha medikamentet qe mi kan pershkruar mjektet po pa asnje efet afatgjat po ashtu kamperdorur edhe medikamentet te mjeksis popullore edhe ato pa efekte afatgjate. Sa i perket dijetes mbajt dijet qe 4 vite po edhe ajo pa efekt, psh perdori nje medikament apo dijet po per 1 ose 2 jave trupi behet imun ndaj saj dhe nuk regon me, kam qen ne shume vizita te mjeku edhe kam bere irigografin,kolonoskopsin,gastroskopin,pasazhen e zorrve te hollq dhe te gjitha analizat e gjakut dhe te urines, nuk i kam bere vetem analizat lidhur me tumoret e zorrve. DiAGNOZA qe me ka dalur nga irgografia eshte kjo:
    GJATE IRIGOSKOPIS SI DHE IRIGOGRAME SHIFET SE REKTUMI ESHTE NE FORM POZITIVE ADEKVATE DHE PA SHENJA TE DEFEKTEVE TE MBUSHJES.
    DEFEKTE MODULARE NE PJESEN ANALE PARAQESIN NODULE HEMOROIDALE.
    COLON SIGMOIDEUM DHE DESCEDENS JANE MJAFTE TE ZGJATUR, JANE GJUNZIME TE SHUMFISHTA, POR ME GJERSI ADEKVATE DHE RELEF MUKOZE TE RUAJTUR. VREHEN SHENJA TE NJE HIPERHAUSTRACIONI.
    COLON TRANSVERSUM ESHTE POASHTU I ZGJATUR, EDHTE I GJUNZUAR, ESHTE PTOTIK POR PA SHENJA PER DEFEKTE TE MBUSHJES.
    COLON ASCEDENS ESHTE LEHT I ZGJATUR POR PA NDRYSHIME TJERA PATOLOGJIKE.
    DOLICHOCOLON.
    HIPERHAUSTRACIONI I COLONIT MUND TE FLET PER COLON IRITABILE.
    NODULI HAEMOROIDALES INTER.
    Eshte bere ma daten: 08.08.2007.
    Sa i perket diagnozes se KOLONOSKOPIS DHE GASTROSKOPIS i kam ber ne Shkup, pra ato jan te shkruar ne gjuhen maqedonas, por sipas diagnozes se mjekut 80% perputhet me IRIGOGRAFIN me disa bakterje shtes, kjo eshte bere ne janar te 2008 ne ordinancen RE-MEDICA ne Shkup.
    Poashtu kam bere edhe PASAZHEN E ZORRVE TO HOLA edhe ajo me ka dalur jo keq.

    Ju kisha lutur shume se jam ne hal te madhe keni ndonje propozim se me ka ardhur ne maje te hundes me keto diagnoza te mjekve se nuk ki asgje po une po vuaj shume nga kjo smundje.
    Me respekt te thelle.

  • më 29 Janar 2009 më 4:05 pasdite

    pershendejtje….kam nje pytje qe shpresoj qe do te me ndimoni, kam dhimbje te barkut gati qe nje vit e gjysme, kam fryerje ne bark edhe me ushtojn zorrt , po ngajher kam edhe gazra ne bark. kam be disa kontolla njherit esht dyshuar qe e kam baz nervore pasataj kam be edhe kolloskopin, po se kam be krejt, per sh
    kaka qe skam mujt, aty me kan dal qe ne kanalet e anusit jan hemoroidet e brenshme, edhe kam perdor vetem buskopan edhe paracitemoll, po njejt apet kam te njetat dhimbje po ma shume e vrej kur jam nervoz edhe naten kur bi te pushoj.

  • më 30 Janar 2009 më 10:18 pasdite

    pershendetje per ju Dr.Nurian ,kisha pase deshir te pys ne lidhje me bengat ,sepse i kam disa ne ftyr dhe ne trup ,e kisha pas deshir mi hek ,nese ka naj munsi ose me ndonje bar apo operim dhe sa asht rreziku ,sepse disa e shohin si rrezik operimin e tyre,(mirpo bengat me kan dal mas lindjes dmth disa vite me von ),keshtuqe nese keni mundesi ndonje keshilli kisha pas deshir te di edhe a mund et operohen ?
    Ju pershendes .
    Me respket Tina!

Postoje në Facebook

Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.

©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com