Është një nga sëmundjet më të shpeshta të fëmijërisë sidomos rreth moshës 5-6 vjeç. Poshtë moshës 3 vjeç dhe mbi 50 shihet rrallë. Shkaktarët mund të jenë virus ose bakterie.
Fillon me një rritje të temperaturës papritur dhe me ethe. Temperatura mund të shkojë deri në 39 gradë. Ka dhimbje të fytit dhe si pasojë e prekjes prej inflamacionit edhe të muskujve të fytit vihet re dhe vështirësi në gëlltitje. Shoqërohet me dhimbje koke, këputje, dhimbje kyçesh. Tek fëmijët mund të shkaktojë edhe dhimbje barku e të vjella. Mund të shkaktojë dhimbje veshi dhe infalmacionin e këtij organi (otitis media). Gjithashtu mund të vihen re edhe lenfadenopati të dhimbshme (enjtje të gjendrave).
Diagnoza vendoset me vizitën e bërë nga mjeku i cili vë re se bajamet janë të zmadhuara (hipertrofike) dhe të skuqura (hiperemike). Mund të ketë edhe eksuda mbi bajame (qelbëzim). Nëse janë shumë dhe të vogla si pikë atëherë e merr emrin tonsiliti folikular. Mukoza e gojës është e thatë si pasojë e marrjes së pakët të lëngjeve. Si test diagnostikues përdoret mbjellja (kultura) e fytit. Gjithashtu edhe me preparatin e fytit mund të punohet për gjetjen antigjenteve të streptokokëve beta hemolitik grupi A.
Në analizat laboratorike vihet re një leukocitozë (rritje e leukociteve, qelizave mbrojtëse të trupit). Nëse dyshohet për infeksion bakterial boja gram mund të jetë e dobishme. CRP ndihmon në diagnozën diferenciale mes bakterieve dhe viruseve. Nëse është e lartë infeksioni është bakterial.
Qëllimi i kurimit është të shkatërrojë infeksionin dhe të lehtësojë simptomat. Higjena e gojës dhe marrja e nevojshme elëngjave është shumë e rëndësishme. Për pastrimin e gojës mund të përdoren gargarat antiseptike. Për infeksionin duhen përdorur atibiotik (veçse kur dyshohet për infeksion bakteriel e jo viral), regjim shtrati, marrje e bollshme e lëngjeve .Edhe nëse nuk përdoret asgjë përsëri trupi e kufizon infeksionin por dhënia e ilaçeve kur duhet i ul ndjeshëm simptomat dhe pengon komplikacionet emundshme dhe të rrezikshme si sëmundjet e veshkave dhe ato reumatizmale. Si antibiotik këshillohet penicilina për 10 ditë.
Për heqjen e bajameve ka disa kritere të tjera që mjeku i merr parasysh dhe nuk duhet nxituar por duhet parë nëse është apo jo e nevojshme.
                                                                                                                                  Dr.Nurian Ohri
                                                                                                                                www.mjeku24.com
|
Rënia e flokëve tek femrat Mëso dhe kuroi flokët e tua www.mjeku24.com |
Ultrasonografia Çfarë është EKO-ja www.mjeku24.com |
Çfarë janë variçet? Mësoni më shumë për variçet tuaja! www.mjeku24.com |
12 Koment
-
hatixhemë 6 Tetor 2008 më 9:18 paradite
monitorimi i antibiotikeve ne infeksionet e tonsileve duke u bazuar ne leukocitoze a ka mundesi te me jepni ndonje te dhene
-
më 7 Tetor 2008 më 11:23 pasdite
E nderuar Znj.Hatixhe!
Nga sa kuptuam nga pyetja nuk dimë që të ketë ndonjë lidhje mes leukocitozës dhe dozës së antibiotikut. Bile shpesh herë vetëm leukocitoza nuk mjafton për të dhënë antibiotik. Nëse e kemi kuptuar gabim pyetjen tuaj a ka mundësi të na e shpjegoni edhe një herë pak më qartë atë që kërkoni të dini?
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
Hatixhemë 4 Nëntor 2008 më 11:19 paradite
Falimenderit shume per pegjigjen .
E kam teme diplome per ta mbrojtur ju kisha lute nese ka mundesi te me ndihmoni dicka;ndonje material ose ndonje veb faqe ku mund te gjej dicka.
Tema eshte;Monitorimi i efektit te antibiotikeve ne infeksionet e tonsileve duke u bazuar ne leukocitoze.
si ndikojn antibiotiket kemi ritje numer te leukociteve.
Ju falimenderit shume. -
më 6 Nëntor 2008 më 1:09 pasdite
E nderuar Znj.Hatixhe!
Tema e dipllomës suaj është pak e ngatërruar pasi të themi të drejtën nuk e dimë se sa mund të shkruhet në këtë drejtim.Nuk dimë ndonjë faqe sepse siç e shikoni Shqipëria ka mangësi në informacion mjekësor nëpërmjet internetit por unë po kontrolloj për ju dhe nëse gjej diçka menjëherë do tjua përcjell.Nuk e di a dini gjuhë të huaj.Të uroj sukses në profesionin që ke zgjedhur.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
më 7 Nëntor 2008 më 4:17 paradite
Pershendetje.Kam nje vajze 2.7 muaj ka probleme me te folur fol vetem 3-4 fjale,mjeku me ka thene vuan nga bajamet dhe duhet te operohet. Ju lutem me tregoni a pengojn bajamet ne te folur dhe si t’ja beje. Ju falimenderit shume. Me respekt Miloti
-
më 7 Nëntor 2008 më 2:42 pasdite
I nderuar Z.Milot!
Është e mundur që bajamet ose më së shumti dy gjendra që quhen adenoide të pengojnë zhvillimin e të folurit dhe nëse vihet re se këto janë shkaktarët duke shmangur mundësitë e tjera dhe që vihen re gjatë vizitës së mjekut që ju e keni bërë atëherë me shumë mundësi nuk ju ngelet gjë tjetër veç ti operoni.Unë po gjykoj pak duke u bazuar edhe në diagnozën që kanë vënë kolegët pasi unë vet nuk ju kam vizituar.
Me respekt Dr.Nurian Ohri
-
hatixhe_smë 8 Janar 2009 më 9:28 paradite
Pershendetje.Cfare terapie perdoret ne infeksionet e tonsileve dhe cfare masashuhet te meren qe te mos vije deri ne infeksion kronik
-
më 11 Janar 2009 më 2:02 pasdite
E nderuar Znj.Hatixhe!
Receta tek tonsiliti akut ndryshon sipas shkaktarit por duke marrë parasysh se shkaktari kryesor është Streptokoku Beta Hemolitik duhet antibiotik por nëse jeni mjeke në mos gabohem na shkruani dhe një herë (sepse duam të pengojmë përdorimin vetjak të këtyre ilaçeve pa këshillën e mjekut)dhe tju ndihmojmë më qartë duke ju shkruajtur edhe recetën që përdoret nëse duhet.
Me rrespekt Dr.Nurian Ohri
-
hatixhe_smë 12 Janar 2009 më 9:07 paradite
Pershendetje Dr. falimenderit shume per pergjigjen ,sjam mjeke por absolvente e farmacise ju kam shkruajtur me siper
,se si ndikojne antibiotiket te tonsilet dike u bazuar ne leukocitoze.Me respekt Hatixhja. -
më 20 Janar 2009 më 10:56 paradite
E nderuar znj.Hatixhe!
Duke patur parasysh se shkaktari kryesor është streptokoku beta hemolitik duhet përdorur penicilinë për 10 ditë orale ose një herë të vetme në formë depoje parenterale. Gjithashtu në recetë zakonisht shkruhet edhe një ilaç kundër dhimbjes zakonisht paracetamol dhe një sprej (p.sh FARHEX hidroklorur benzidamin) , ose gargarë me antiseptikë për higjenën e gojës. Gjithashtu nëse nuk kurohet kalon dhe vetëë por në të tilla raste rritet mundësia e përsëritjes dhe e kthimit në kronikë dhe gjithashtu rritet mundësia e dëmtimit të veshkave apo etheve reumatizmale.
Me rrespekt Dr.Nurian Ohri
-
hatixhe_smë 26 Janar 2009 më 9:31 paradite
Ju falimenderit shume per ndihmen dhe kujdesin DR.Nurian Ohri
-
më 4 Shkurt 2009 më 10:14 paradite
Me interson rreth vlerave te CRP ne shtazani
Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.



