ECHO është një mënyrë diagnostikuese shumë e sigurtë, e shpejtë dhe pa dhembje, për të gjitha organet e trupit. Nuk dallohen muskujt dhe kockat.
Si bëhet ECHO;
Do të shtriheni në shpinë në krevatin e vizitës dhe do të zbuloni zonën që do të ekzaminohet. Mjeku do të vërë në lëkurën tuaj një lloj xheli, që siguron një kontakt të mirë të lëkurës me sondën. Xheli përmban kryesisht ujë, nuk njollos rrobat dhe fshihet lehtë. Eshtë i domosdoshëm bashkëpunimi juaj me mjekun: do t’ju kërkohet të merrni frymë thellë, të mbani frymën si dhe të ndër-roni pozicion disa herë, nga njëri krah në tjetrin.
Çfarë duhet të keni me vete: Në qoftë se keni ECHO të vjetër ose ndonjë ekza-minim tjetër radiologjik (echografi, tomografi etj.) është e këshillueshme t’i keni me vete.
PERGATITJA:
Për të arritur qëllimin e vet ECHO, si dhe për të patur
një diagnozë të saktë, në varësi të organit që do të ekzaminohet, duhet të zbatohen udhëzimet si vijon:
Për ekzaminimin e pjesës së sipërme të barkut (mëlçi, tëmth, pankreas, shpretkë) duhet të jeni pa ngrënë (me stomak bosh). Të mos keni ngrënë dhe pirë asgjë (as cigare) 4-5 orë para ECHO-s.
Për ekzaminimin e pjesës së poshtme të harkiit (veshkat, prostata, vezika urinare, mitra, vezoret, tubat) duhet të keni vezikën urinare plot.
Pini 3-4 gota ujë 2 orë para ECHO-s, mbani vezikën plot (mos shkoni në banjo) dhe, nëse keni presion të madh e nuk duroni dot, zbrazni vezikën dhe pini ujë përsëri.
Nëse do të bëni ECHO të dy pjesëve të barkut, duhet të jeni pa ngrënë, të pini 2-3 gota ujë 2-3 orë para ECHO-s, si dhe të mbani vezikën plot. Për ECHO të tjera (zemër, enët e gjakut etj.) nuk duhet përgatitje.
|
Takikardia Rrahja e shpejtë e zemrës www.mjeku24.com |
Dismenore Menstruacionet e dhimbshme www.mjeku24.com |
Gjalp apo margarinë? Si të ushqehemi më mirë www.mjeku24.com |
0 Komente
Postoje në FacebookNa vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.


