Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Komentet e Fundit
Më të lexuarat
Faqe Mike

Nga Dr.Nurian Ohri më 19 Maj 2008 nën Njohuri , 1,983 lexime Dërgo me Email Dërgo me Email
Postoje në Facebook

USG-ja është të përdorurit e tingujve me frekuencë të lartë për pamjen apo filmimin e organeve apo pjesëve të ndryshme të trupit.. Shqisa jonë e të dëgjuarit arrihet me anë të zërit. Veçse njeriu mund të dëgjoj vetëm tingujt mes 20-20000 hz. Ndërsa zërat me frekuencë më të lartë përdoren në mjekësi. Kësaj metode i është vënë emri (USG) ULTRA SONO GRAFI. Megjithëse me frekuencë të lartë kjo metodë ska efekte anësore dhe as radiacion, pra nuk dëmton. Aparati ka dy pjesë. Atë kryesore dhe PROBIN. Pjesa që vendoset mbi trup quhet PROB. Zërat me frekuencë të lartë kthehen në energji elektrike dhe shfaqen në ekran. Nëse dëshiron mjeku edhe mund ti rregjistroj duke i fotografuar. USG më së shumti përdoret për organe dhe pjesë të trupit që përmbajnë lëngje. Pjesët si kockat, shumë të forta apo si mushkria, me ajër nuk vërehen mire. USG përdoret për vëzhgimin e shumë pjesëve të trupit. Për barkun, për sëmundjet gjinekologjike të grave , për shtatëzaninë apo lindjen, për zemrën, për gjirin, damarët, testet, tiroidet apo syrin. Sipas organit që do vrojtohet dhe veçorive të tij edhe aparati USG ose probi i tij mund të ndryshoj. Ashtu sikurse tek USG -ja e barkut (abdominale) probi lëviz mbi lëkurë. Ka dhe raste kur probi hyn në një organ të caktuar si USG-ja transvaginale apo transrektale.

Përgatitjet para USG:

Përveç rasteve urgjente pacienti duhet të mos hajë ushqim 12 orët e fundit para kryerjes. Duhet që një natë më përpara me anë të ilaçeve të pastojë zorrët. Për USG e sipërme të barkut duhet që një ditë para të mos ketë ngrënë yndyrna. Për USG gjinekollogjoke apo të veshkave dhe fshikzës së urinës të ketë pirë më para 1.5-2.5 litra ujë pra ta ketë fshikzën e urinës të mbushur. Analiza zakonisht bëhet herët në mëngjes. Por nëse plotësohen kushtet që thamë më lart mund të bëhet në çdo kohë.

Si bëhet?
Pasi vendoset xhel mbi lëkurë për të eleminuar humbjet e mundshme mes probit dhe sipërfaqes së trupit lëvizet probi në drejtime të ndyshme duke marrë pamje të shumëllojshme nga organi.

Organet që mund të shihen:
Të parët e organeve në bark quhet USG (EKO) ABDOMINALE. Në të mund të shihet mëlçia, tëmthi, rrugët e bilës, veshkat, gjendrat mbiveshkore, pankreasi, shpretka, aorta abdominale, vena kava inferior. Më poshtë fshikëza e urinës, prostati, mitra, vezoret, tuba uterina, hapsira Douglas. Gjithashtu edhe lenfadenpatitë, masat (tumoret) kistet apo grumbullimi i lëngjeve (ascitet).

Kur mund të nevojitet:

  • Në dhimbjet e barkut.
  • Në urinimin e dhimbshëm, me gjak apo me ndërprerje.
  • Në zverdhjen e syve apo të trupit.
  • Në problemet me tretjen apo përzierjet e stomakut.
  • Kur barku rri vazhdimisht apo vjen duke u fryrë.
  • Pas një aksidenti rrugor apo pas një goditje të forte në bark.
  • Tek të sëmurët që dyshohen të kenë masë(tumor), kist apo zgjerim të aortës (anevrizma).
  • Për të vlerësuar madhësinë dhe përbërjen e një organi.
  • Gjatë një kontrolli të përgjithshëm (check-up)
  • Faktorët që ndikojnë gjatë analizës:
  • Gazrat nëpër zorrë, jashqitjet e mbetura dhe lëndët me kontrast të aplikuara dy ditët fundit.
  • Lëvizja gjatë proçesit (sidomos fëmijët).
  • Indi dhjamor tek personat me mbipeshë.
  • Ekzistenca e një plage në zonën ku do aplikohet.
  • Analizat e mëtejshme që mund të duhen pas USG (eko):
  • Analiza e gjakut
  • Biopsia
  • Pielografia iv.
  • ERCP
  • PTK
  • Skaneri
  • Rezonanca manjetike

                                                                                                                                 Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                                www.mjeku24.com

Rënia e flokëve tek femrat
Mëso dhe kuroi flokët e tua
www.mjeku24.com
Hepatiti
Inflamacioni i mëlçisë
www.mjeku24.com
Çfarë janë variçet?
Mësoni më shumë për variçet tuaja!
www.mjeku24.com

11 Koment

  • nafie kosumi
    më 14 Janar 2009 më 12:57 paradite

    Kur barku rri vazhdimisht apo vjen duke u fryrë.
    Pas një aksidenti rrugor apo pas një goditje të forte në bark

  • më 16 Janar 2009 më 1:31 pasdite

    E nderuar Znj.Nafie!

    Më e mira është një vizitë tek mjeku nëse ju shqetëson shumë ky problem pasi pa ju parë nga afër nuk e kuptojmë shumë mirë se a është fryrje normale si tek të tjerët apo ka ndonjë diçka që nuk shkon.Duhet një vizitë sidomos nëse dhimbja ju shoqërohet edhe me ndonjë shqetësim tjetër.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

  • erika
    më 19 Janar 2009 më 10:45 pasdite

    erika
    më 12 Janar 2009 më 1:24 pasdite
    pershendetje jam erika dhe desha te informohem diqka rreth sumndjes se TBC pasi qe nuk hasa ne ket web diqka rreth kesaj smundje, para 7 muaje kam perfunduar terapin qe me eshte rekomanduar per sherimin e turbekulozit dhe desha ta dij a mund te kem pasoja ne te ardhmen dhe cilat jan ato,edhe a sherohet kjo smundje tersisht apo mbesin therrmija te smundjes, kontrollat i kry gadi qdo 1 muaj mjeku me thot qe jam sheruar tersisht mirpo nuk besoj aq pasi qe ne kraheror prap kam therrje edhe dhimbje sidomos kur nuk kam apetit dhe me shkon gjysma e dites pa ngren, besoj qe mund te pres nje pergjegjeje per ket pytje faleminderit..!ju pergezoj per kete web faqe…

  • më 20 Janar 2009 më 11:48 paradite

    E nderuar Znj.Erika!

    Nëse e keni marrë kurën e duhur dhe në kontrollet me grafi nuk ka ngelur shenjë që këtë e di mjeku mos kini merak. Tuberkulozi mund të kurohet plotësisht.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

  • flrimi
    më 21 Janar 2009 më 1:09 paradite

    i nderuar doktor dua te bej nje pyetje kam dhimbje ne organin gjenital qe 6 muaj dhe probleme ne zorren e trash kam perdor rreth 20 lloj barnash dhe kot si lloj therrjesh ne penis dhe analizat dalin mir kam ber dhe testin hiv ishte negativ qfar me kshillon ti te bej

  • gazi
    më 21 Janar 2009 më 1:16 paradite

    si mund te di njeriu a esht hiv negativ pas seksit me te pa njohur mrena sa dite dhe a mund te kem dhimbje te vazhdushme ne penis

  • më 21 Janar 2009 më 2:36 paradite

    miq te dashur ,ju dua dhe ju ksahilloi ,asi jam provua ,per veti
    dhe ju dha ndime ,kshillohuni me qe t recept,qe ju ndimoi per sherim ne shendetin ejuaj,
    dhe eshte i mir ,aty egjeta sherimin ,dhe ju ,tregoi ,lajmrohu te
    herbadhurata@gmail.comose
    tel,038555556ne prishtine ,shendet te mir ne trup te ri amin.

  • teuta
    më 21 Janar 2009 më 4:17 pasdite

    Pershendetje jam Teuta,desha te kosnultohem lidhje me stresin ose si te them ankth,ka dite qe ndonjeher lukthi me kap prej panikes ose stresit qe me vjen vetvetiu,sa qe shume frigohem por nuk di prej qkafit ju lutem me informoni pse me ndodh kjo dhe per qka

  • më 25 Janar 2009 më 5:57 pasdite

    I nderuar Z.Florimi!

    Problemin tuaj mund ta zgjidhi vetëm një mjek nga afër pasi keni bërë mjaft analiza dhe përdorur ilaçe kështu që ne nëpërmjet internetit e kemi akoma dhe më të vështirë.Na vjen keq që nuk ju ndihmuam dot më konkretisht.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

  • më 25 Janar 2009 më 6:03 pasdite

    I nderuar Z.Gazi!

    Dhimbje nuk ka përse të ketë kurse për analizat mund të themi se përdoret metoda serologjike e cila quhet elisa dhe jep përfundim pas tetë javësh pas kontaktit .Nëse kjo analizë del pozitve duhet edhe një test tjetër për ta vërtetuar që quhet Western-Blot.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

  • më 25 Janar 2009 më 6:05 pasdite

    E nderuar Znj.Teuta!

    Mund të lexoni artikullin tone rreth atakut të panikut tek rubrika e psikiatrisë. Nëse shqetësimet janë shumë duhet të vizitoni një mjek nga afër pasi duhet tju pyesim më me detaje për të zbuluar nëse keni ndonjë sëmundje apo thjesht është një stress I zakonshëm që i ndodh të gjithëve dhe që nuk ka nevojë për kurim.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

Postoje në Facebook

Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.

©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com