Ushqimet shtesë tek bebi

 

Ky artikull u shkruajt si përgjigje e pyetjes së një prej vizitoreve të faqes sonë.

Kur duhet filluar?

6 muajt e parë bebi edhe sikur të mos marri asgjë tjetër qoftë dhe ujë qumështi i nënës do ti mjaftonte. Gjatë këtyre muajve këshillohet veçse qumështi i nënës ose ushqimet e posaçme për bebet(në raste të ndryshme). Mjeku i shton kësaj edhe ndihmë në vitamin dhe hekur. Bebet kanë një refleks i cili i bën ata që me anë të gjuhës të shtyjnë çdo gjë të fortë që i futet në gojë. Pas muajit të katërt ky refleks fillon e humbet. Gjithashtu po në këto muaj edhe nevoja për më tepër energji fillon e shtohet. Kur të filloni të ti jepni bebit ushqime jo të lëngshme caktojeni mirë kohën më të përshtatshme si për veten ashtu edhe për bebin. Kjo kohë mund të jetë cilado orë e ditës. Mirë është që të gjeni kohën në të cilën do të jeni më e lirë dhe që do tja kushtoni gjithë vëmendjen bebit tuaj. Nëse refuzon duke kthyer kokën mos insistoni. Vazhdoni me gji apo me biberon dhe herë tjetër provojeni përsëri.

Si ta filloni?

Mundohuni që bebi juaj të qëndrojë në pozicion vertikal ulur në prehërin tuaj p.sh. Jepjani me lugë ushqimin. Mos përdorni biberon pasi mund të kalojë ushqimi në rrugët  e frymëmarrjes, gjithashtu mund të bëhet shkak për tu rritur më shumë sa duhet në peshë pasi mund të mos vlerësohet mirë sasia e ushqimit. Jepjani ngadalë duke përë pushime dhe kur të ngopet ndaloni dhe ju. Mos harroni se një pjesë e edukatës dhe mënyrës së ngrënies që do ta pasojë gjithë jetën formohet që në këtë periudhë. Luga të jetë lugë kafeje. Ushqeheni duke folur me të. Në fillim mund ti jepni pak gji pastaj pak nga pak ushqime jo të lëngshme dhe në fund përsëri pak gji. Kjo do ta mësojë atë që të ndjej të njëjtën ngrohtësi dhe kënaqësi që i jep gjiri. Patjetër që një pjesë të ushqimit ka për ta nxjerrë jashtë kështu që mos u mërzisni por shtojani racionet pak a nga pak.
Me se ta filloni?

Ushqimi i parë jo i lëngshëm që provojnë shumica e fëmijëve është në pure me oriz. Produktet e grurit jepjani më vonë pasi mund të krijojnë alergji. Mund të përdorni një rradhitje të tillë si më poshtë:

Çereali të përgatitura posaçërisht për bebet. Mund të filloni ti jepni perime si p.sh kungull, karota. Pastaj fruta si mollë, dardha të gjitha të grira apo të shtypura. Pastaj mishrat si p.sh pulën, qengjin etj. Mirë është që peshkun apo misrin ta lini për më vonë pasi mund të japin alergji. Ushqimet e reja që i jepni përdorini për 4-5 ditë me rradhë para se të kaloni tek një tjetër dhe gjatë kësaj kohe pas çdo ushqimi të shtuar kontollojeni bebin tuaj nëse ka erupcion (si puçra) apo kruajtje dhe skuqje etj.(shenja alergjie) dhe nëse ka të tilla shenja mos e përdorni atë ushqim derisa të konsultoheni me pediatrin.
2-3 muaj pasi që ti keni filluar ushqimet jo të lëngshme do të shikoni se djeta juaj të jetë ndarë në tre pjesë:
1)qumështi i gjirit (të cilin është mirë mos ta ndërprisni sa të mundeni).
2)drithërat
3)perimet, frutat dhe mishrat

Veza duke qenë se bëhet shkak për alergji jepet nga fundi dhe jo më shumë se tre herë në javë pasi nuk duhet ta mësoni me ushqime që përmbajnë kolesterol.
Kur bebi të jetë në gjendje të ulet vetë mund t’i jepni të mbajë vetë në dorë një ushqim. Por të jetë aq i imët dhe i butë në mënyrë që fëmija ta ketë të lehtë ta kapërcej. Gjatë kësaj kohe mund t’i jepni fasule, patate, bizele të ziera mirë apo biskota të thërmosura. Mos i jepni ushqime që duhen përtypur. Mos përdorni konservat. Përafërsisht racioni në këto ditë për çdo vakt duhet të jetë mesatarisht 120 ml. Po në këtë kohë mund të filloni dhe lëngjet e frutave. Por jo shumë. Dalja e tyre me anë urinës mund të dëmtojë pak lëkurën e tij. Mirë është që  të përdorni ujin me përmbajtje fluori kundër krimbjes së dhëmbve. Në behar jepini ë shumë të pijë pasi humbjet e lëngjeve janë më të mëdha.

Ushqimet që i keni përgatitur por që smundët t’ja jepni menjëherë futini në frigorifer dhe kontrolllojini çdo herë para se t’ja jepni.

Vitaminat dhe mineralet

Nëse përdorni ushqime të posaçne për beben nuk keni nevojë por nëse e ushqeni vetë me qumësht gjiri do ju duhet ti jepni nga jashtë vitaminën D. Deri afër muajit të katërt bebi nuk ka nevojë për hekur or më vonë po.

Edhe jashtëqitja e bebit do të ndryshojë bashkë me erën. Ngjyra gjithashtu në varësi të ushqimit që ka ngrënë. Të gjitha këto janë normale pasi sistemi tretës i bebit tuaj nuk është ende në formë. Por kujdes që të mos ngatërroheni me diarenë.
Për më shumë rreth bebeve lexoni edhe disa artikuj të tjerë po kaq të dobishëm në fletët e tjera të faqes sonë. Një artikull i domosdoshëm për ju është dhe se si mund ta shkëpusni bebin prej gjirit.

                                                                                                                       Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                    www.mjeku24.com

Post Author: Dr.Nurian Ohri

8 thoughts on “Ushqimet shtesë tek bebi

    dafina

    (Dhjetor 3, 2008 - 10:23 pasdite)

    pershendetje
    kam nje femije 4 muaj kam filluar ta ushqej me qumesht HIPP-1 kur ka mbushur 3 muaj sepse me duhet te filloja punen pasi qe ka mbush 4 muaj e ushqej me qumesht HIPP-2 mirpo gjirin e ka lene nuk e merr me, kam filluar ta ushqej edhe me peme te ndryshme moll ,banane ,dardha,ju lutem me tregoni se qafre duhet ti jap ne muajt ne vazhdim qfare lloje te ushqimeve do te me preferonit.
    Faleminderit.

    Dr.Nurian Ohri

    (Dhjetor 5, 2008 - 7:16 paradite)

    E nderuar Znj.Dafina!

    Mendojme se duhet te lexonı artıkullın tone rreth kesaj çeshtjeje pasi eshte e gjate dhe nuk na le koha.Ushqimet qe behet fjale ne artikull jane per pas 6 muajsh sigurisht gadualısht .Mund tı filloni gradualısht ti jepni gjerat e siperme por keshillohuni edhe me nje pediater meqe femıja juaj nuk ka pıre qumesht sa duhet.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

    miki

    (Janar 8, 2009 - 11:32 pasdite)

    une kam femijun 5 muaj e 9 dite deri ne muajin e 3 e kam ushqu femijen me gji pas 3 muaj e gjyesem kom fillu me qumesht shtes me BEBELAK me udhezim te mjekut me nga 90ml ne dite,tani i jap me shpesh edhe me shume nga 120ml 3-4 here ne dite por tash kame fillu edhe me fruta hipp si karrot dhe moll por po mendoj mos eshte pak heret me keto po femiju im nuk e ka problem ckado qe i jap ai prap gjiun nuk e zavendeson me asgje tjeter cfar mendoni eshte heret me fillu me oriz dhe fruta pasi qe bebi i do shume lakom po edhe gjiun po faleminderit me respekt MIKI

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 11, 2009 - 1:08 pasdite)

    E nderuar Znj.Miki!

    Mundohuni ti jepni qumesht gjiri sa të mundeni dhe bashkë me të mund ti jepni edhe ushqime të tjera zakonisht mirë është të fillohet me lëngjet e tyre . Nëse jo mundohuni të jenë të gjitha në formë pelteje. Për kohën se kur fillohen mendohet pas muajit 5-6. Kështu që në rastin tuaj nuk mendojmë se ka ndonjë problem por nëse doni ti shtoni më vonë ndonjë gjë tjetër në menu lexoni artikullin tonë ose konsultohuni me mjekun pediatër.Mundohuni që gjithçka të jetë e freskët dhe e pastër.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    valdi

    (Janar 15, 2009 - 11:43 paradite)

    pershendetje,kam nje pytje. femiun kam 6 mujsh e ushqei me gji,tash kam fillue me ushqye edhe me banane te shypura karrote ,edhe kumpir te pregaditun me karroten laken e te tjera,problemi esht se femiu im pasi te ushqei mir tani prap ne gji dhe pasi te flen nuk munet me flejt ma shum se gjys ore qohet duke qar dhe ma nuk flen.dhe ne sa or duhet te ushqehet femiu 6 muajsh, mendoi se mos prej unti nuk munet me flejt gjat, me gji gjdo 3 or e ushqei edhe i jap me hanger po han pak.qka munet me pas femiu im?… ju lutem

    sine2008

    (Janar 18, 2009 - 10:39 paradite)

    pershendetje e kam femijen 1 vjec ai vazhdon me gjumshtin e gjirit plus dhe ato gje kishit shkruar ju.Por ne mengjes une i jap vetem gji dhe leng frutash,Mendoj duhet ti shtoj ndonje gje tjeter per mengjes?FALEMINDERIT

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 20, 2009 - 11:20 paradite)

    E nderuar Znj.Sine!

    Besojmë se mjaftojnë por mund ti shtoni edhe nga pak muhallebi.

    Me rrespekt Dr.Nurian Ohri

    Dr.Nurian Ohri

    (Janar 27, 2009 - 3:41 pasdite)

    E nderuar Znj.Valdi!

    Më mirë është të konsultoheni me një mjek pediatër.Mund të mos ketë asgjë por mirë është një vizitë.Na vjen keq që nuk ju ndihmuam dot konkretisht.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

Comments are closed.