Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Generic Viagra generic viagra me uk apcalis tablets
Komentet e Fundit
Më të lexuarat
Faqe Mike

Nga më 24 Shtator 2008 nën Pediatria , 3,879 lexime 6 Komente Dërgo me Email Dërgo me Email
Postoje në Facebook

Biberoni dhe femijaGati të gjithë fëmijët lindin me refleksin e thithjes edhe pse ndonjëherë ka fëmijë, të cilët
duhet t’a mësojnë atë. Në këto raste nëna e re duhet të ketë durim dhe të Jsrkojë ndihmë nga infermierja. Pas disa përpjekjesh, fëmija pa dyshim do të fillojë të thithë në mënyrë të përshtatshme.

Ushqimi me gji është më i miri!
Në gjashtë muajt e parë, nevojat e fëmijës për ushqim me gji, plotësohen nga qumështi i gjirit të nënës (ose qumështi pluhur, kur nëna nuk ka qumësht për fëmijën e saj). Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të ushqyerit me gji. Qumështi i nënës i jep imunitet fëmijës kundër shumë sëmundjeve, është i pasur me vitamina dhe minerale dhe ka yndyrë, përmbajtje karbohidratesh për të përmbushur nevojat e të porsalindurit. Por i porsalinduri dalëngadalë e përgatit veten për të provuar diçka të re. Pas gjashtë muajve të parë të jetës, fëmija do të jetë i gatshëm për të provuar ushqimin e ri, duke filluar nga lëngjet dhe ushqimet e buta.

Këshilla rreth të ushqyerit
Filioni t’a ushqeni fëmijën tuaj menjëhere pas lindjes. Kjo do të ndihmojë që trupi juaj të prodhojë sasinë e mjaftueshme të qumësntit, për të përmbushur nevojat e fëmijës që nga fillimi.
Nuk ka mënyrë më të mirë për të stimuluar prodhimin e qumështit sesa të ushqyerit e shpeshtë.
Ushqejeni fëmijën tuaj aq herë sa të ketë nevojë. Gjatë muajve të parë, fëmija ka nevojë të thithë më shpesh – çdo 1.5 – 2 orë.
Pas njëfarë kohe ju mund t’ia ndryshoni fëmijës suaj intervalet e të ushqyerit gjatë natës, por ato nuk duhet të zgjasin më shumë se 6 orë.

Ekzistojnë tri pika kohore pas lindjes së fëmijës suaj, kur nevoja për t’u ushqyer mund të rritet papritmas: pas 3 ditësh, 6 javësh dhe 6 muajsh të jetës së tij.
Mos u shqetësoni, këto janë ndryshime të natyrshme të zhvillimit dhe trupit tuaj do t’i nevojiten disa ditë që të përshtasë prodhimin e qumështit me nevojat gjithmonë e në rritje të fëmijës suaj.

KËSHILLA
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, qumështi i nënës duhet të jetë ushqimi i vetëm i fëmijës gjatë 6 muajve të parë të jetës së tij. Por ju nuk duhet ta ndaloni të ushqyerit me gji edhe pas kësaj periudhe kohore. Të ushqyerit me gji gjatë ajë harku kohor prej një viti do të sjellë mjaft rezultate të dobishme.

Ky material u mundësua nga Mjeku24.com dhe Pampers.

Gastriti
Inflamacioni i stomakut
www.mjeku24.com
Hepatiti
Inflamacioni i mëlçisë
www.mjeku24.com
Takikardia
Rrahja e shpejtë e zemrës
www.mjeku24.com

6 Koment

  • më 25 Shtator 2008 më 3:47 pasdite

    I nderuar dr.Nuriani urimet e mia te perzemerta per faqen tuaj! me ka pelqyer shume artikulli juaj ne lidhje me beben e posalindur. suksese te metejshme!

  • më 27 Shtator 2008 më 12:25 pasdite

    E nderuar Znj.Merjola!

    Faleminderit për urimet tuaja rreth faqes. Shpresojmë të kemi qënë të dobishëm.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

  • më 5 Tetor 2008 më 8:10 paradite

    I nderuar Dr.. Une jam nje nene qe e kam ushqyer femijen tim me gji. tani sapo i ka mbush dy vjec dhe une dua t’ia heq, por nuk po di nje menyre te lehte per te vepruar. Nese keni mundesi te me rekomandoni ndonje menyre sepse ne fakt femija tani i eshte vardisur kaq shume te pirit sa mua po me duket si e pamundur lenia e tij. eshte ne nje moshe qe kupton shume dhe kur nje dite tentova dhe e leva me limontos qante dhe me thoshte laje, laje derisa une u dorezova e lava dhe filloi perseri pirja normale. Me gjithe respektet e mia ju lutem te me sygjeroni dicka te vlefshme per rastin tim

  • më 5 Tetor 2008 më 6:56 pasdite

    E nderuar znj.Elsa!

    Për shqetësimin tuaj kemi shkruajtur një artikull me titull “Kur ta shkëpus fëmijën prej gjirit”. Mund ta gjeni mes artikujve tek kategoria e pediatrisë ose duke shkruajtur titullin tek kutia “kërko”.Shpresojmë të jemi të dobishëm.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

  • më 4 Dhjetor 2008 më 7:50 pasdite

    FEMIJA ESHTE 1 MUAJ E DU DITE.NE DARK KA DHIMBJE BARKU DHE QAN SHUM.SI MENDON E KA NGA BARKU.I PERDOR OVOL PER DHIMBJEN E BARKUT.DUHET TI JAPP SHPESH PER TE PIRE.JU FALEMINDERIT

  • më 5 Dhjetor 2008 më 7:43 paradite

    E nderuar Znj.Ela!

    Shkaku me i shpeshte i ketyre dhimbjeve jane gazrat por persri per te qene me te sigurt pasi edhe ne ju kemi larg mire do te ishte nje konsulte me mjekun pediater.

    Me respekt Dr.Nurian Ohri

Postoje në Facebook

Na vjen keq por komentet janë të mbylluar për momentin.

©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com