Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 8 Dhjetor 2013 nën Kardiologji , 7,229 lexime Comments Off on PROLAPSI I VALVULES MITRALE Email This Post Email This Post
Postoje në Facebook

Prolapsi i valvules mitrale

Prolapsi mitral ndodh kur valvula e zemres e cila ndodhet midis veshores se majte dhe barkushes se majte nuk mbyllet ne menyre te perpikte. Valvula prolabon lart ne veshore duke rezultuar disa here ne kthimin prapa te gjakut ne veshoren e majte (regurgitimi mitral). Tek shumica e njerezve prolapsi mitral eshte nje gjendje e cila nuk kerkon trajtim dhe nuk kercenon jeten, por tek disa paciente nevojitet kujdesi mjekesor.

Simptomat

Shumica e njerezve me prolaps mitral nuk kane asnjehere shenja te dukshme, dhe shumica e atyre qe diagnostikohen me kete crregullim jane te befasuar kur mesojne se kane nje gjendje te tille te zemres. Shenjat e ketij crregullimi shfaqen zakonisht kur gjaku kthehet prapa (regurgitimi mitral) dhe perfshijne:

  • Ritmi i zemres i shpejte apo i crregullt (aritmia)
  • Marrje mendsh
  • Veshtiresi ne frymemarrje gjate aktivitetit fizik apo ne pozicionin shtrire
  • Lodhje
  • Dhimbje gjoksi

Ky crregullim mund te shfaqet ne cdo moshe por eshte me i shpeshte tek burrat mbi 50 vjec. Prolapsi i valvules mitrale shpesh eshte nje crregullim familjar dhe mund te lidhet edhe me crregullime te tjera si:

  • Sindromi Marfan
  • Sindromi Ehlers-Danlos
  • Polikistoza renale
  • Anomalia Ebstein
  • Skolioza

Komplikacionet

  • Regurgitimi mitral. Eshte komplikacioni me i zakonshem qe ka te beje me kthimin e gjakut prapa ne veshoren e majte. Mundesite per kete komplikacion rriten nga hipertensioni arterial dhe mbipesha.
  • Aritmite. Rrahjet e crregullta te zemres mund te jene prezente ne keta paciente. Keto shfaqen nga dhomezat e siperme te zemres (veshoret) dhe zakonisht nuk jane jete-kercenuese por jane bezdisese per pacientin.
  • Endokarditi. Eshte infeksion i cipave te brendshme qe veshin zemren. Valvula mitrale anormale rrit mundesite per shfaqjen e ketij infeksioni te rrezikshem.

 

Diagnoza

Diagnoza dyshohet gjate nje vizite te zakonshme ne degjimin me stetoskop te zhurmave kardiake jonormale dhe vertetohet nga ekzaminimet e meposhtme:

  • Ekokardiograma.  Ultratingujt perdoren per te marre pamjet e zemres dhe funksionin e valvulave te saj duke vleresuar performancen e tyre. Eshte ekzaminimi qe konfirmon diagnozen ne prolapsin mitral.
  • Elektrokardiograma. Ndihmon ne diagnostikimin e aritmive duke regjistruar aktivitetin elektrik te zemres.
  • Koronarografia. Zakonisht rekomandohet ne rastet qe do ti nenshtrohen kirurgjise kardiake.

Ne disa raste mjeku mund te rekomandoje kontrolle periodike.

Trajtimi medikamentoz

Ne rastet e shfaqjes se simptomave mund te pershkruhen disa grupe ilacesh si me poshte:

  • Beta bllokuesit. Keto ilace perdoren per te parandaluar rrahjet e crregullta te zemres duke bere zemren te rrahe me ngadale si edhe me me pak force.
  • Aspirina. Ul rrezikun per insulte cerebrale duke ulur aftesine e koagulimit te gjakut qarkullues.
  • Antikoagulantet (Holluesit e gjakut). Keto ilace si varfarina (Coumadin) perdoren per te parandaluar koagulimin e gjakut. Zakonisht perdoren ne rastet e fibrilacionit atrial.

Kirurgjia kardiake

Kirurgjia nevojitet ne shume pak prej pacienteve ne rastet kur regurgitimi mitral eshte i rendesishem, me ose pa shenja klinike te dukshme. Regurgitimi mitral i perparuar mund te coje ne pamjaftueshmeri te zemres nese lihet pa u trajtuar.

Kirurgjia realizohet me zemer te hapur ne te gjitha rastet me ndihmen e makines zemer-mushkeri artificiale. Dy jane mundesite teknike per korrigjimin e problemit te valvules mitrale:

  • Riparimi i valvules. Eshte trajtimi i preferuar sepse ne kete rast ruhet valvula native e pacientit dhe rezultatet e aferta dhe te largeta te interventit jane me te mira se ne rastin e zevendesimit te valvules. Valvuloplastika ne shumicen e rasteve kerkon vendosjen e nje unaze protezike valvulare, procedure e cila quhet anuloplastike.
  • Zevendesimi i valvules. Kjo procedure realizohet kur eshte i pamundur riparimi i valvules. Valvula e demtuar zevendesohet me nje valvul protezike e cila mund te jete biologjike apo mekanike. Valvulat mekanike mund te punojne me gjate, por ne kete rast pacienti duhet te marre antikoagulante orale per te parandaluar formimin e trombeve, gjate gjithe jetes se tij. Valvulat biologjike nuk kerkojne perdorim afatgjate te antikoagulanteve orale por jane me pak rezistente ne trupin e njeriut dhe mund te kerkojne zevendesim pas nje periudhe 10-15 vjecare. Per kete arsye preferohet te vendosen  ne moshat mbi 65 vjec.

A rekomandohen antibiotiket ?

Mjeket zakonisht rekomandojne antibiotike gjate procedurave dentale apo medikale ne pacientet me prolaps mitral per te parandaluar endokarditin bakterial. Por rekomandimet e reja te Shoqates Amerikane te Kardiologjise(AHA) thone se antibiotiket nuk jane te nevojshem ne shumicen e rasteve ne pacientet me prolaps/regurgitim mitral.

Takikardia
Rrahja e shpejtë e zemrës
www.mjeku24.com
Ulçera Peptike
Çfarë është ulçera?
www.mjeku24.com
Dismenore
Menstruacionet e dhimbshme
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com