Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email


Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu
Nga më 16 Korrik 2008 nën Gastroenterologjia , 38,189 lexime 13 Komente

Gastriti është inflamacioni i mukozës së stomakut pra i shtresës që mbulon stomakun nga brenda dhe kontakton me ushqimet. Është një sëmundje që shihet shpesh sidomos tek të moshuarit. Më shpesh vihet re në formën kronike.
Në krahasim me ulçerën ka një dëmtim më sipërfaqësor por edhe mund të depërtojë më thellë në shtresat e qelizave të stomakut…

Për më tepër klikoni mbi titull.

Nga më 14 Korrik 2008 nën Urologjia , 8,369 lexime Comments Off on Kanceri i prostatit (pjesa e dytë)

Cilët janë faktorët e rrezikut ?

Mendohet të ketë tre faktorë kryesor :

1) Mosha.
2) Gjenetika (të paturit në familje e shton rrezikun për tu prekur).
3) Raca (sidomos zezakët)

Mendohet se dhe ushqimet me shumë yndyr janë rrezik gjithashtu edhe një lëndë e quajtur kadmium (tek punonjësit e fabrikave të llastikut p.sh ku përdoret kjo lëndë % e kancerit janë më të larta)…

Për më tepër klikoni mbi titull.

Nga më 9 Korrik 2008 nën Dermatologjia , 13,704 lexime 2 Komente

Nëse vuani nga plagët që ju krijohen shpesh brenda në gojë apo mbi buzë dhe ju pengoijnë të hani apo të flisni lirshëm dijeni se nuk jeni vetëm. Ky shqetësim shihet shumë shpesh pothuajse tek të gjithë njerëzit gjatë jetës së tyre.
Dy nga plagët më të shpeshta janë aftet dhe plagët në formë flluckash të krijuara nga virusi Herpes Simplex. Këto plagë mund të shihen tek të gjitha moshat. Megjithatë duhet bërë një dallim mes këtyre dy plagëve pasi trajtimi i tyre nuk është i njëjtë…
Për më tepër klikoni mbi titull.

Nga më 8 Korrik 2008 nën Infeksionet , 10,363 lexime Comments Off on Bronshiti akut

Bronshiti akut është një sëmundje infektive e rrugëve të frymëmarrjes të quajtura bronshe. Këto rrugë gjatë kësaj sëmundjeje fryhen dhe fillojnë prodhojnë më shumë sekrecione. Këto sekrecione (sputumi, gëlbaza) dalin jashtë me kollë. Fryrja dhe enjtja e rrugëve të frymëmarrjes vështirëson marrjen e frymës dhe bën që gjatë dëgjimit me stetoskop të dëgjohen disa zëra specifik…

Për më tepër klikoni mbi titull.

Nga më 7 Korrik 2008 nën Urologjia , 15,613 lexime Comments Off on Prostati (zmadhimi dhe kanceri i tij)

Është një organ që ndodhet tek meshkujt nën fshikëzën e urinës. Peshon rreth 18-20 gram. Lënda që prodhon përbën rreth 10-20 % të spermës dhe i ruan qelizat e këtij lëngu nga infeksionet në vaginë dhe bën spermën më likuide 20-30 minutat e para…

Për më tepër klikoni mbi titull.

Nga më 4 Korrik 2008 nën Pediatria , 19,944 lexime 8 Komente

6 muajt e parë bebi edhe sikur të mos marri asgjë tjetër qoftë dhe ujë qumështi i nënës do ti mjaftonte. Gjatë këtyre muajve këshillohet veçse qumështi i nënës ose ushqimet e posaçme për bebet(në raste të ndryshme). Mjeku i shton kësaj edhe ndihmë në vitamin dhe hekur. Bebet kanë një refleks i cili i bën ata që me anë të gjuhës të shtyjnë çdo gjë të fortë që i futet në gojë. Pas muajit të katërt ky refleks fillon e humbet. Gjithashtu po në këto muaj edhe nevoja për më tepër energji fillon e shtohet…

Për më tepër klikoni mbi titull.

Nga më 3 Korrik 2008 nën Këshilla , 10,077 lexime 5 Komente

Riniti alergjik shkaktohet si pasojë e një alergjenti i cili me anë të rrugëve të frymëmarrjes hyn dhe krijon një inflamacion apo ndjeshmëri në mukozën (pjesën e brendshme të hundës). Ky inflamacion nuk është pasojë e ndonjë infeksioni. Nga shenjat më të spikatura janë kruajtja e hundës, rrjedhja e tyre, tështimë, kollë dhe dhimbje e lehtë e fytit. Të tjera shenja që i shoqërojnë janë edhe lotimi i syve apo kruajtja e tyre. Nga alergjentët më të shpeshtë janë polenet e luleve apo pemëve gjatë muajve të beharit…

Për më tepër klikoni mbi titull.

©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com