Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email


Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu
Nga më 2 Korrik 2008 nën Gjinekologjia , 78,498 lexime 25 Komente

Me shumë mundësi dhimbjet tuaja janë si pasojë e zgjerimit të muskujve dhe lidhëseve të mitrës. Ndodhin shpesh gjatë shtatzanisë e sidomos nga muajt 4-6. Janë dhimbje të mprehta dhe me lëvizjet e ndryshme p.sh në karrige, apo gjatë kollës, gjatë ngritjes nga krevati ndjehen më shumë. Zakonisht vihen re rreth rrëzës së kofshës. Mund të zgjasin pak ose për disa orë. Nëse nuk janë të vazhdueshme apo të shoqëruara nga temperarura, ethet, hemoragjia apo me shtim të sekrecioneve vaginale atëherë me shumë mundësi nuk krijojnë problem…

Për më tepër klikoni mbi titull.

Nga më 30 Qershor 2008 nën Dermatologjia , 13,933 lexime 11 Komente

Çdo fije floku ka të ashtuquajturën jetëgjatësinë e tij. Këtu përfshihet një periudhë rreth 3 vjeçare (apo më shumë) aktive, pastaj një periudhë tranzicioni prej disa ditësh dhe së fundi një periudhë e tretë pushimi prej rreth 3 muajsh. Flokët rriten me 1/3 mm në ditë. Rreth 100 fije floku bien në ditë në mënyrë fiziologjike (normale). Rënia e flokut në mjekësi quhet alopesi. Megjithëse flokët tek njeriu nuk kanë ndonjë rol jetësor ata kanë një rol të rëndësishëm tek psikologjia e tij e sidomos tek femrat…

Për më tepër klikoni mbi titull.

Nga më 29 Qershor 2008 nën Dermatologjia , 10,683 lexime 4 Komente

Striat janë disa vija të holla të ardhura si pasojë e çarjeve nën lëkurë gjatë shatzanisë, në adoleshencë apo gjatë rritjes së shpejtë të peshës trupore. Megjithëse nuk përben ndonjë problem shëndetësor zakonisht bëhet shkak për probleme kozmetike.

Nga më 28 Qershor 2008 nën Infeksionet , 18,643 lexime 1 Koment

Transmetimi nëpërmjet gajkut bëhet gjatë transfuzionit të gjakut apo nëse gabimisht çpohesh me gjilpërën apo bisturinë e përdorur më parë nga një i infektuar. Mund të transmetohet seksualisht apo gjatë bërjes tatuazh. Apo gjatë përdorimit të njëjtë të briskut të rrojes apo furçës së dhëmbëve tët të infektuarve. Mund të transmetohet prej nënës gjatë lindjes (nëse dihet që nëna ka qenë me hepatit B bebit i jepet imunglobulin dhe vaksinohet). Kujdes edhe me pështymën.

Nga më nën Infeksionet , 4,039 lexime Comments Off on Hepatit A

Është një virus ARN-je dhe shkakton infeksion akut të mëlçisë. Zakonisht kalohet gjatë fëmijërisë rreth muajve 6-12. Shenjat Shfaqen rreth 15-45 ditë pas marrjes së virusit. Bëhet shakk epidemish. Nganjëherë mund të jetë fulminant(mjaft i dëmshëm) por në të shumtën e rasteve kalohet pa e kuptuar (asemptomatik). Fëmijët zakonisht janë anikterik ( pa zverdhje) kurse tek të rriturit shoqërohet me zverdhej (ikterik). Ngjitja bëhet me rrugë fekale-orale pra me ujin apo ushqimet e infektuara. Duhen larë duart dhe frutat apo perimet.

Nga më 25 Qershor 2008 nën Gastroenterologjia , 12,386 lexime 4 Komente

Hepatit në kuptimin mjekësor d.m.th inflamacioni i mëlçisë. Megjithëse shkaku më i shpeshtë janë infeksionet virale përsëri ka dhe shkaqe të tjera të hepatitit. Nëse ky proçes inflamacioni (ku përfshihet shkaktari dhe qelizat mbrojtëse të trupit bashkë me lëndët që prodhojnë) është i menjëhershëm dhe i fuqishëm atëherë merr emrin hepatiti viral akut e nëse zgjat mbi 6 muaj merr emrin hepatiti viral kronik.

Nga më 23 Qershor 2008 nën Gjinekologjia , 14,523 lexime 6 Komente

Sindromi paramenstrual është një seri shenjash apo ankesash psikologjike dhe fizike të cilat fillojnë rreth një javë para menstruacionit dhe zgjasin deri në fillimin e tij. Fillojnë shqetësimet që 7-10 ditë përpara menstruacionit dhe me ardhjen e tij pakësohen derisa humbasin. Shqetësimet nganjëherë janë aq të mëdha saqë ndikojnë direkt tek jeta socilae e femrës. Rreth %80 e femrave kanë shqetësime të tilla.

©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com