Çfarë është bronshiti akut?
Bronshiti akut është një sëmundje infektive e rrugëve të frymëmarrjes të quajtura bronshe. Këto rrugë gjatë kësaj sëmundjeje fryhen dhe fillojnë prodhojnë më shumë sekrecione. Këto sekrecione (sputumi, gëlbaza) dalin jashtë me kollë. Fryrja dhe enjtja e rrugëve të frymëmarrjes vështirëson marrjen e frymës dhe bën që gjatë dëgjimit me stetoskop të dëgjohen disa zëra specifik.
Cilët janë shkaqet e bronshitit akut?
Shkaku kryesor janë disa virusë. Ashtu sikurse bëjnë infeksion në hundë dhe grykë po këto mikroorganizma bëhen shkak edhe për bronshitin akut. Trupi ynë mundohet të marri masa karshi këtyre viruseve dhe lufta mes trupit dhe viruseve shkakton atë enjtje dhe sekrecion të tepërt. Megjithëse trupi ynë i mund këta virusë përsëri i duhet pak kohë për ta amrrë veten. Disa lëndë si cigarja vonojnë kohën dhe proçesin e rikuperimit.ÂÂ
Si transmetohet ?
Viruset transmetohen me anë të kollës. Gjithashtu përkrah ajrit edhe takimi dhe dhënia e dorës së infektuarve mund të transmetoj viruset. Nëse pini cigare apo jetoni mes një ajri të ndotur nga pluhuri mundësia për tu infektuar është më e lartë.
Si ta kurojmë?
Meqë shkaktarët janë viruset atëherë antibiotikët nuk janë të nevojshëm. Nëse keni problem me frymëmarrjen doktori do t’ju jap ilaçin e duhur ashtu sikurse dhe në azëm. Këto ilaçe lirojnë rrugët e frymëmarrjes dhe pakësojnë sekrecionet. Nëse jeni pirës i duhanit duhet ta lini atë patjetër.
Problemet e tjera që shoqërojnë bronshiti akut
Ndonjëherë kolla zgjat me javë të tëra. Kjo më së shumti vjen si pasojë e zgjatjes së shërimit të bronsheve. Por disa herë bronshiti akut mund të ngatërrohet me azmën. Nëse kjo kollë zgjat shumë dhe zakonisht ndodh natën apo kur merreni me diçka (gjatë lëvizjes) ju mund të keni një azëm të lehtë. Kështu që shkoni tek mjeku juaj për të bërë testet e frymëmarrjes të cilat i ndajnë këto dy diagnoza. Edhe tuberkulozi mund të ketë shenja të njëjta me të bronshitit akut. Nëse keni temperaturë apo djersitje të tepërt dhe e ndjeni veten shumë të këputur (bashkë me kollën që zgjat gjatë) mund t’ju duhet të bëni një grafi mushkërie. Kolla juaj mund të vijë edhe si pasoj e kapërcimit të ndonjë pjese të ushqimit të stomakut në rrugët e frymëmarrjes. Nëse kolla nuk humbet dhe në mëngjes ngriheni dhe keni një shije të hidhur konsultohunu me mjekun tuaj.
Kur duhet të vemi tek doktori?
Nëse kolla ju zgjat më shumë se një muaj apo temperatura nuk bie për disa ditë kontaktoni me mjekun tuaj. Nëse ju fryhen këmbët, nëse keni vështirësi në frymëmarrje apo gjatë sekrecioneve vini re gjak atëherë kontaktoni me mjekun tuaj.
                                                                                                                         Dr.Nurian Ohri
                                                                                                                     www.mjeku24.com
Akne Vulgaris Puçrat e fytyrës www.mjeku24.com |
Ulçera Peptike Çfarë është ulçera? www.mjeku24.com |
Ultrasonografia Çfarë është EKO-ja www.mjeku24.com |
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook