Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 29 Qershor 2008 nën Dermatologjia , 10,432 lexime 4 Komente Email This Post Email This Post
Postoje në Facebook

Ky artikull u shkruajt si përgjigje e pyetjes së një prej vizitorëve tanë.

Striat janë disa vija të holla të ardhura si pasojë e çarjeve nën  lëkurë gjatë shtatzanisë, në adoleshencë apo gjatë rritjes së shpejtë të peshës trupore. Megjithëse nuk përbën ndonjë problem shëndetësor zakonisht bëhet shkak për probleme kozmetike.

Ku shfaqen më shumë?
Atje ku tërheqja  e lëkurës është më e madhe. Tek shtatzanat në bark ose tek gjokset, tek adoleshentet më tepër tek kofshët dhe gjokset, tek ato gra që merren me ushtrime force tek shaptullat kurse tek ato që janë mbipeshë në zona të ndryshme.
 Ato mund të formohen e dhe tek ato gra që përdorin për një kohë të gjatë ilaçe apo kremra me kortizon. Apo tek sëmundja Cushing ku gjendra mbiveshkore prodhon më tepër se sa duhet kortizon.

Si duken këto plasaritje?
Përpara se të fillojnë të çahen këto zona marrin një ngjyrë rozë dhe fillojnë kruarjet. Së shpejti kthehn në ngjyrë të kuqe në lejla (stria rubra). Mekohën  zbardhen dhe bëhen më pak të dukshme. Janë disa cm të gjata dhe 1-10 mm të gjëra. Tek përdorueset e kortizonit mund të jenë më të gjëra.

A kurohen?
Ato që formohen gjatë adoleshencës me kalim e kohës zhduken vet. Ilaçet që përdoren aktivizojnëkolagjenin dhe sintezës e elastinës. Prej këtyre ilaçeve apo kurave mund të përmendim:
Kremrat që përmbajnë retinoid (një derivat i vitaminës A)
Peeling Kimik
Kura me lazer
Kura me dallgë radiofrekuencë
Intensive pulse light

Por kujdes! Përdorimin e tyre nëse është i mundur dhe se si konsultohuni me një dermatolog. Disa prej këtyre kurave mund të duan një kohë të gjatë përdorimi periodik.

Si të ruhemi?
Së pari mundohuni të bini në peshë. Por kujdesni që rënia mos të jetë e menjëhershme pasi edhe ajomund të shaktojë stria. Për striat  formuara gjatë shtatzanisë më e lehtë është ti parandalosh se sa të kurosh ato pasi janë formuar. Ato formohen sidomos gjatë tremujorshit të tretë si pasoj e humbjes së elasticitetit të lëkurës. Për ti parandaluar ato:
Gjatë shatatzanisë të bërit masazh lëkurës (duke rritu qarkullimin e gjakut në të)  dhe përdorimi i kremrave që e mbajnë atë të zbutur mund të jetë i dobishëm. Por nuk mund të themi që janë zgjidhje %100. Hani ushqime të pasura me vitamina E dhe C. Pini ujë sa të mundeni. Kujdesuni për gjumin tuaj.

                                                                                                                                  Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                              www.mjeku24.com

Gastriti
Inflamacioni i stomakut
www.mjeku24.com
Akne Vulgaris
Puçrat e fytyrës
www.mjeku24.com
Ulçera Peptike
Çfarë është ulçera?
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com