Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 22 Maj 2008 nën Dermatologjia , 10,215 lexime 4 Komente Email This Post Email This Post
Postoje në Facebook

Është një sëmundje e shkaktuar nga lëndë të ndryshme që kontaktojnë me lëkurën tonë. Këto lëndë ndryshe quhen alergjente. Nëse personi i cili kontakton me to dhe është alergjik karshi tyre atëherë tek ai shfaqen kruajtje dhe fllucka të vogla të mbushura me ujë.

Acidet, lëndët alkalite, tretëset, sapunët dhe detergjentët e fuqishëm nuk shkaktojnë dermatit alergjik të kontaktit. Këto lëndë tek lëkura e cilido personi shkaktojnë një reaksion dhe për këtë arsye quhen jo alergjent por irritues. Megjithatë disa lëndë të veçanta mund të jenë në përbërjen e tyre edhe alergjent edhe irritues.

Si e ka pamjen dermatiti?

Zakonisht lëkura është e skuqur, me edem (e fryrë, e enjtur) dhe me fllucka uji. Këto fllucka pëlcasin duke u tharë e formuar kore më pas. Më vonë ngjyra e lëkurës erret dhe ashpërsohet. Është e vështirë të dallosh dermatitin alergjik të kontaktit nga disa sëmundje të tjera të lëkurës.

Gjetja e shkakut

Lëndët me të cilat ka kontaktuar pacienti në punë apo shtëpi vlerësohen nga dermatologu. Një pjesë e mire e këtyre lëndëve njihen sipas vendodhjes së plagëve. Ndonjëherë kur nuk zbulohet shkaku gjatë bisedës me pacientin atëherë dermatologu bën një test alergjik PATCH. Testi PACHT është një test i lehtë për tu kryer dhe i besueshëm për gjetjen e alergjentit. Një sasi shumë e vogël e alergjentit të mundshëm praktikohet mbi lëkurë dhe mbyllet për tu hapur pas dy ditësh. Nëse alergjenti i vërtetë është ai i aplikuar atëherë mbi lëkurë do të shfaqet një pullë e vogël e kuqe.

Disa nga alergjentët më të shpesht janë nikeli, llastiku, bojrat, parfumet, disa lule dhe ruajtëset e ndryshme të hedhura nëpër ushqime.

Dermatiti i nikelit

Nikeli është një lëndë që gjendet shpesh tek sendet metalike. Shumë sende të mbuluara me krom përmbajnë nikel të mjaftueshëm për alergji. Sendet prej çeliku të pandryshkur gjithashtu, por në këtë rast është i besueshëm pasi nikeli është i lidhur fort. Vathët që përmbajnë nikel shpesh krijojnë dermatit në vesh rreth zonës ku është shpuar. Bile edhe gjilpërat e përdorura për shpim mund të krijojnë reaksion kështu që ato duhet të jenë prej çeliku të pandryshkur. Pas shpimit minimum 3 javë duhet të përdoren vathë pa nikel.

Edhe kopsat prej metali, sustat, zinxhirët apo aksesorët e ndryshëm mund të shkaktojnë reaksion. Mirë është që këta persona të ndjeshëm të përdotin aksesorë prej najloni.

Tek individët e ndjeshëm ndaj nikelit djersitja e përkeqëson reaksionin. 15-20 minuta pas kontaktit të lëkurës së djersitur me një send që përmban nikel fillon kruajta e lëkurë. Flluckat dalin brenda dy ditësh.

Nëse nuk do të ishte djersitja ndoshta një kontak i tillë dhe me orë të tëra nuk do të shkaktonte problem.

Llastiku

Shpesh prodhimet e llastikut shkatojnë alergji. Lëndët kimike që i shtohen atij gjithashtu. Sidomos LATEX (LATEKSI) shkakton një reaksion të menjëhershëm me kruajtje dhe përcëllim të lëkurës. Rrallë ndodh edhe marrje fryme ose lotim të syve.Kjo ndodh shpesh tek personeli mjekësor që përdor dorashka Latex. Edhe dorashkat prej llastiku krijojnë dermatit nga kontakti me lëkurën. Ato pa pudër janë më pak alergjike. Gratë e ndjeshme gjatë punëve të shtëpisë duhet të përdorin dorashka me astar pambuku. Llastiku i përdorur tek këpucët gjithashtu mund të shkaktojë alergji. Edhe ngjitësat e këpucëve mund të shkaktojnë probleme.

Bojrat e flokëve

Shumë persona i lyejnë flokët pa asnjë problem ndërsa disa janë të ndjeshëm karshi parafenilendiamine (PPD). Kjo është një lëndë brenda bojrave të qëndrueshme të flokëve. Kjo lëndë përpara se të aplikohet në flokë përzihet me disa lëndë kimike si peroksiti. Personat me ndjeshmëri karshi PPD nuk duhet ti përdorin këto bojra. ¼ e këtyre personave kanë alergji edhe ndaj bojrave gjysëm të qëndrueshme kështu që para përdorimit të tyre është mire të bëjnë testin PACHT siç e përshkruan dhe vetë paketa e bojës. Ose të përdorin bojra të përkohshme. Disa rroba ne bojrat e tyre përmbajnë PPD kurse disa kanë bojra që japin reaksion kryqëzues me PPD. Këta persona nuk duhet të veshin rroba të zeza të përbëra nga lëndë sintetike si najloni apo poljestra. Në 25% të rasteve këta persoan me ndjeshmëri karshi PPD janë të ndjeshëm edhe karshi një lënde që përdoret si anestezik lokal me emrin benzokain.

Neomicina

Neomicina është një antibiotik që gjendet në brendësi të shumë kremave , pomadave, pikash veshi dhe syri me përbërje antibiotiku. Ndonjëherë mund të jetë i kombinuar me ndonjë antibiotik tjetër ose me kortizon.

Prodhimet kozmetike të lëkurës

Kozmetikët e ndryshëm si parfumi apo lëngjet e ndryshme mund të shkaktojnë dermatit. Disa njerëz janë të ndjeshëm karshi erërave të tyre. Disa të tjerë të ndjeshëm karshi lëndëve që futen brenda këtyre solucioneve për ti ruajtur ato që të mos prishen. Ata persona që ndikohen nga erërat duhet të përdorin materiale kozmetike pa erë. Megjithëse materiale të tilla janë të pakta. Kurse ata që kanë alergji karshi lëndëve ruajtëse duhet të bëjnë testin PACHT për ta zbuluar atë.

Kromatet

Janë materiale që përmbajnë krom dhe që shpesh bëhen shkak për dermatit alergjik të kontaktit. Ato gjenden në materiale si çimento, lëkurë, shkrepse, bojra dhe lëndë kundër ndryshkjes. Kontakti me këto lëndë është më i lartë tek punëtorët e ndërtimit dhe shtrimit të rrugëve. Këto lëndë gjenden edhe tek këpucët apo veshjet e lëkurës me ngjyrë kafe të hapur. Dermatitet e këmbës shpesh shkaktohen nga produktet e lëkurës (p.sh këpucët) që përmbajnë në vetvete kromate.

Kurimi

Qëndroni sa më larg lëndëve që ju japin reaksion .Vizitohuni tek një dermatolog për tu këshilluar rreth shkaqeve dhe si të ruheni.

Përdorimi i lëndëve që nuk përmbajnë alergjent pengon një reaksion të mundshëm. Pyesni dermatologun tuaj rreth këtyre produkteve.

                                                                                                             Dr.Nurian Ohri

                                                                                                        www.mjeku24.com

Rënia e flokëve tek femrat
Mëso dhe kuroi flokët e tua
www.mjeku24.com
Dismenore
Menstruacionet e dhimbshme
www.mjeku24.com
Ultrasonografia
Çfarë është EKO-ja
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com