Çdo ditë një herë merrni një kombinim vitaminash me minerale.
Peshohuni vetëm një herë në javë dhe në të njëjtën ditë, në të njëjtën peshore me të njëjtat rroba.
Gjatë dietës mos mendoni për peshën që keni qëllim të arrini por shijoni peshën që po humbisni.
Gjatë ngrënies mos nxitoni.
Mos flini shumë gjumë gjatë dietës.
Nëse bëheni kaps hani më shumë sallatë dhe pini më shumë ujë.
Mos përdorni çamçakëz gjatë dietës.
Mos dëgjoni të tjerët që mund t’ju thonë se nuk dukeni mirë me peshën tuaj të re. Mundohuni të mos e prishni dietën që keni nisur.
Mos blini rroba apo këpucë të reja. Merrini ato sipas peshës së re.
Mos u mundoni të bini në peshë menjëherë pasi trupi peshën e rënë menjëherë (për pak ditë ) e kompeson vetvetiu.
Mos harroni se nuk ka një dietë fiks për të gjithë. Zakonisht ajo ndryshon sipas personit, moshës, kërkesave të tij, aktivitetit të tij dhe nëse ka apo jo ndonjë sëmundje apo shqetësim tjetër.
Mos shikoni çfarë hani por se sa kalori ka ai ushqim dhe se sa është aktiviteti juaj ditor për ti djegur këto kalori.
Dieta më e mirë për të rënë në peshë është të mos shëndoshesh pra ta parandalosh.
Largohuni dietave raskapitëse dhe torturuese. E rëndësishme është që atë që jepni të mos e merrni përsëri dhe kjo arrihet me një disiplinë ushqimi që kërkon kohë të gjatë.
Mos përdorni dieta të dëgjuara praj të tjerëve por të rekomanduara nga dietologu. Mos digjni veten tuaj por kilot tuaja.
Mundohuni të bëni gjimnastikë ose më e thjeshta të ecni me pak nxitim. Por kjo ecje duhet të jetë programuar vetëm për këtë qëllim.
Hepatiti Inflamacioni i mëlçisë www.mjeku24.com |
Takikardia Rrahja e shpejtë e zemrës www.mjeku24.com |
Ulçera Peptike Çfarë është ulçera? www.mjeku24.com |
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook