Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 14 Korrik 2008 nën Urologjia , 8,035 lexime Comments Off on Kanceri i prostatit (pjesa e dytë) Email This Post Email This Post
Postoje në Facebook

Ky artikull është vazhdimi i pjesësë së parë rreth sëmundjeve të prostatit.

Cilët janë faktorët e rrezikut ?

Mendohet të ketë tre faktorë kryesor :

1) Mosha.
2) Gjenetika (të paturit në familje e shton rrezikun për tu prekur).
3) Raca (sidomos zezakët)

Mendohet se dhe ushqimet me shumë yndyr janë rrezik gjithashtu edhe një lëndë e quajtur kadmium (tek punonjësit e fabrikave të llastikut p.sh ku përdoret kjo lëndë % e kancerit janë më të larta).
Edhe një gen i zbuluar kohët e fundit luan një rol të rëndësishëm sidomos tek rastet familjare apo tek ata ku kanceri është shfaqur herët në rini. Ai gen është HPC-1 që gjendet në kromozomin e parë.
Edhe hormoni seksual mashkullor testesteroni luan një rol të rëndësishëm në prostat dhe i rrit qelizat e prostatit por nuk ka dhe aq kërkime sa duhen rreth tij dhe rolit që mund të luaj tek kanceri. Megjithat një dihet dhe ajo është që kanceri nuk shfaqet tek ata që nuk e prodhojnë këtë hormon.
Cilat janë shenjat klinike të kancerit të prostatit?

Ashtu sikurse edhe në shumë tumore të tjerë edhe tumori i prostatit nuk ka shenja specifike. Në fillim ai mund të mos shfaqi asnjë shqetësim. Shenjat janë të njëjta sikurse edhe tek tumori i mirë pra vështirësi në urinim apo ndjenja se nuk është zbrazur mirë pas urinimit etj. Meqë kanceri i prostatit e ka origjinën nga qeliza që gjenden në pjesën e jashtme të tij dhe duke ditur që kanali urinar kalon në brendësi të prostatit atëherë themi se këto shenja vihen re pasi tumori të jetë rritur shumë kohë kjo ku dhe kurimi vështirësohet. Dhimbjet e zonës përreth apo hemoragjia në urinë apo sperm shihen kur tumori është përhapur jashtë prostatit. Dhimbjet e kockave janë prej metastazave (përhapjes së tumorit).

A mund të zbulohet herët?

Sa më shpejt që të zbulohet aq më mirë do të kurohet. Nëse sëmundja kapet gjatë kohës që është e kufizuar në prostat atëherë mundësia për kurim është e lartë prandaj dhe këshillohet pas moshës 50 që çdo vit të bëhet një vizitë tek mjeku. Pra për ta kapur herët sëmundjen kemi vizitën mjekësore dhe gjithashtu mund të shohim edhe nivelet e një antigjeni që quhet PSA.
Kjo lëndë nuk është gjithçka por bashkë me vizitën mjekësore (ku prostati preket me gisht dhe shihet përbërja, sipërfaqja, butësia etj.) ka një rëndësi të veçantë. Por PSA-ja nuk rritet vetëm tek kanceri i prostatit por mund të rritet edhe tek zmadhimi i mirë i prostatit apo tek inflamacionet (prostatit), infeksionet e rrugëve urinare, vendosja e sondës urinare etj. Nëse mjeku vëren një anormalitet apo PSA-ja vjen duke u rritur dhe kur po mjeku vëren se prostati është i fortë mund të kërkojë bërjen e një biopsie.

Çfarë është biopsia e prostatit dhe si bëhet ajo?

Biopsia bëhet me ndihmën e një aprati USG (eko) i cili ndihmon në lokalizimin e vendit. Me anë të një gjilpëre bëhet e mundur marrja e kampionit. Gjatë biopsisë pacienti nuk ndjen dhimbje pasi në fillim të proçesit është përdorur anestezia lokale. Merren disa kampione. Meqë anestezia është lokale e jo e përgjithshme për pacientin nuk është e nevojshme të rri i uritur. Para biopsisë bëhen analizat e urinës për të përjashtuar një infeksion të mundshëm. Gjithashtu pacienti përdor antibiotikë dhe klazma për pastrimin e zorrëve. Proçesi zgjat rreth 15-20 minuta dhe nuk është e nevojshme për pacientin që të shtrohet. Pas biopsisë rrjedhje të vogla gjaku në urinë, jashtëqitje apo sperm janë normale. Nëse ka shumë hemoragji apo temperaturë dhe dridhje kontaktoni me mjekun tuaj.
Biopsia dërgohet tek mjeku patolog i cili pasi e vrojton materialin thotë nëse ka apo jo qeliza tumorale. Nëse ka atëherë mjeku do tju bëj edhe anlizën e PSA-së dhe nëse ajo është më shumë se 10 ng/dl atëherë mund të jetë i nevojshëm ekzaminimi i cintigrafisë për kockat dhe një skaner për barkun ku kontrollohet mos ka përhapje të kancerit në këto zona. Më pas vendoset se çdo të bëhet me trajtimin e këtij kanceri.

Kurimi

Kurimi i kancerit të prostatit bëhet me ndërhyrje kirurgjikale. Me kirurgji të hapur apo laparoskopike (pa e hapur shumë të sëmurin, me kamer dhe disa tuba për ndërhyrje).

Rreth kirurgjisë laparoskopike e cila është mjaft popullore në botë dhe që do të filloj të bëhet edhe në vendin tonë për shkak të avantazheve që ka do të flasim më gjatë në një artikull tjetër në faqen tonë.

                                                                                                                               Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                            www.mjeku24.com

Rënia e flokëve tek femrat
Mëso dhe kuroi flokët e tua
www.mjeku24.com
Dismenore
Menstruacionet e dhimbshme
www.mjeku24.com
Ultrasonografia
Çfarë është EKO-ja
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com