Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 21 Tetor 2008 nën Pediatria , 8,832 lexime 4 Komente Email This Post Email This Post
Postoje në Facebook

bebi-ne-plazh

Fëmijët kënaqen kur i nxirrni shëtitje. Ajri i freskët dhe dielli janë të domosdoshëm për zhvillimin e tyre. Ndryshimet e temperaturës shtojnë aftësinë e fëmijës, për t’iu përshtatur të nxehtit dhe të ftohtit. Shëtitjet u japin energji dhe ndikojnë pozitivisht në gjendjen e fëmijës suaj. Nëse moti nuk është shumë i keq,ju mund t’a shëtisni fëmijën tuaj, duke filluar nga java e dytë e jetës së tij. Së pari filloni me shëtitje të shkurtra 15-20 minutëshe. Pastaj gradualisht, nga fundi i vitit të parë të jetës, ju mund ta zgjasni shëtitjen deri në disa orë.

* Shmangni temperaturat e ulëta. Mos dilni jashtë, nëse temperatura është nën 7°C. Mbrojeni fëmijën tuaj nga erërat e forta.

* Gjatë ditëve të nxehta të verës, sigu-rohuni që fëmija juaj të mos ekspozohet në diell. Vendi më i mirë për karrocën e fëmijës suaj, është në gjysmë hije.

*Kur nuk mund të ditni jashtë, ajroseni dhomën e fëmijës suaj shpesh. Gjithashtu mund t’a vishni si për të dalë dhe t’a lini që t’a zërë gjumi afër dritares së hapur.

* Ajroseni dhomën e fëmijës suaj para se t’a vini në gjumë. Nga ajri i pastër dotë bëjë gjumë më të mirë. Gjithashtu mbani mend që ajri në dhomën e fëmijës suaj, nuk duhet të jetë shumë i thatë ose me shumë lagështi.

* Gjithmonë visheni fëmijën sipas kushteve atmosferike dhe mbani mend që të evitoni si të nxehtit e tepërt, ashtu edhe të ftohtit. Mendoni si do të visheshit ju vetë atë ditë dhe visheni fëmijën tuaj në mënyrë të ngjashme.

* Disa prindër përdorin çanta të posa çme për të shëtitur fëmijët e tyre. Për fëmijët është e mrekullueshme të qëndrojnë si në një fole afër nënës dhe babait kur dalin. Gjithashtu prej aty, ata mund të shohin më shumë sesa nga karroca. Nëse doni të blini një tip të tillë çante, duhet të siguroheni që f i përmbushë të gjitha kushtet, që të mund të përdoret nga fëmijët e vegjël.
Merrni mendimin e pediatrit dhe mos e përdorni shpesh për të shëtitur fëmijën tuaj sepse mund të jenë edhe të dëmshme.

* Është gjithashtu e rëndësishme që fëmija juaj, të jetë i ekspozuar ndaj përvojave dhe zbulimeve të reja që përjeton jashtë. Ndierja e diellit dhe e flladit në faqe e tij, duke parë njerëz të tjerë, kafshë dhe bimë – të gjitha kontribuojnë në të zhvilluarit dhe të mësuarit e tij.

Kur të dilni jashtë mund të keni nevojë për:
– Rroba rezervë
– Peceta të lagura
– Pelena me një përdorim
– Lodrat e tij të preferuara
– Ushqim
– Lëngjet (shishen e tij të vogël me qumësht, çaj osë ujë) -Surpriza të vogla për fëmijën tuaj, si psh gjëra të shijshme për të ngrënë dhe për të pirë.
– Qese plastike për mbeturinat

Ajri i pastër është gjithçka që na duhet për t’u ndier mirë. Tani imagjinojeni veten në një dhomë të paajrosur. Hapni dritaren dhe mermi frymë thellë. Të gjithë e njohim këtë ndjesi! Për t’u ndjerë i freskët dhe i gjallë, në humor të mirë dhe plot energji për eksperienca të reja, fëmija juaj ka gjithashtu nevojë për ajër.
Nenat në të gjithë botën i kushtojnë rëndësi shëtitjeve me fëmijët e tyre.

Ky artikull u mundësua nga mjeku24.com dhe Pampers.

Hepatiti
Inflamacioni i mëlçisë
www.mjeku24.com
Ulçera Peptike
Çfarë është ulçera?
www.mjeku24.com
Ultrasonografia
Çfarë është EKO-ja
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com