ETHET, QENDRIMI NDAJ TEMPERATURES Prej shume kohesh ethja( temperature e larte ) njihet si shenje direkte e nje infeksioni. Megjithate ka raste qe temperatura mund te shkaktohet nga faktore te tjere jo infektiv. Ashtu si ka raste ne femijet e vegjel dhe persona shume te dobet qe kane probleme me sistemin qe rregullon temperaturen, […]
QUMËSHTI I GJIRIT ESHTE ME I MIRI Te gjithe nenat kane degjuar se gjiri eshte me I miri per femijen e tyre. Por jo te gjitha e dine cfare ne te vertete e ben gjirin te jete me I miri jo vetem per femijen e tyre por dhe per vete ato, madje per […]
Shpesh era e keqe e gojës së fëmijëve cudit prindërit, pasi pritet që nga fëmijët të ndiejmë vetëm erën e këndëshme karakteristike për ta.Kjo erë mund të bëhet mjaft e sikletshme madje ndonjë herë dhe dezdisëse.Që të hiqni merakun nga i vjen, më poshtë po rendisim disa nga shkaqet kryesore të saj.
23. Humbet gjak nga hundët.
Epistasi, d.m.th. humbja e gjakut nga hunda, është i shpeshtë te fëmijët, sidomos te moshat 2 deri në 10 vjeç. Kjo mund të jetë rrjedhojë e një brishtësie të kapilarëve, e vesit të futjes së gishtave në vrimat e hundës, e ndonjë goditjeje ose e një ftohjeje të fortë.
Çfarë duhet bërë? Filhmisht mbajeni fëmijën me kokë të anuar përpara, bëjeni që të shfryjë hundët për të nxjerrë koagulat (mpiksjet) e mundshme të gjakut, pastaj futini në vrimat e hundës një garzë sterile të rumbullakosur, që bllokon hemorragjinë. Kur nuk keni garzë, mos përdorni pambuk, por shtrëngoni hundën e fëmijës me gishtin e madh dhe atë tregues për 10 minuta. Nëse pas një çerek ore gjaku nuk ndalon, shkoni në urgjencë ose në spital.
12. Eshtë i mbushur me njolla në lëkurë.
Shfaqja e njollave në lëkurë është, shpeshherë, shenjë e një sëmundjeje infektive. Në qoftë se njollat janë pak a shumë të mëdha, me ngjyrë që shkon nga trëndafili në të kuqe të errët, tenttojnë të bashkohen dhe fëmija i ka sytë e skuqur, kemi të bëjmë me fruth. Nëse janë shumë pika të dallueshme, të ndara midis tyre, dhe kur gjuha është skuqur shumë, bërë si manaferrë, duhet trajtuar si skarlatinë; ndërsa, kur kanë pamje fshikëzash (qeskash) të vogla, mund të jetë variçela. Por njollat mund të jenë edhe shenjë e një dermatiti. Në këtë rast lëkura është e skuqur, e thatë dhe si e zhveshur. Në fund, njollat mund të trajtohen edhe si urtikarie: duken të fryra, me ngjyrë bardhoshe ose trëndafili, rrethuar me një brerore të kuqe.
Çfarë duhet bërë? Shkoni vizitoni shpejt fëmijën te pediatri. Por, paraprakisht, izoloni fëmijën në një dhomë më vete ose kujdesuni të mos ketë kontakt me fëmijët e tjerë. Për ta mbrojtur fëmijën nga fruthi, kujdesuni t’i bëni një vaksinë në konsultore. Te ne është arritur që të vaksinohen kundër fruthit mbi 97% e fëmijëve.
44 probleme shëndetësore më të zakonshme te fëmijët e moshës 0 deri në 14 vjeç
Kur duhet të lajmërojmë mjekun pediatër ?
Prindër, këto faqe janë për ju.
Broshura është një udhëzues për të shmangur panikun që ju krijohet në rastet kur fëmija juaj nuk është mirë, sëmuret ose ka ndonjë vështirësi të lidhur me rritjen. Me ndihmën e mjekëve pediatër, të psikologëve etj., janë veçuar gjendjet që shqetësojnë më shumë mëmat dhe baballarët. Që nga ethet e deri te frakturat (thyerjet e kockave), ju themi se çfarë mund të bëni vetë dhe kur është e domosdoshme ndërhyrja e shpejtë e mjekut.
Çdo prind përballet me shumë probleme tek fëmija e tij që e merakosin. Në këtë artikull do të lexoni disa këshilla për të kontrolluar fëmijët tuaj dhe se kur duhet të kontaktoni me mjekun pediatër.Temperatura e lartë, dhimbjet e barkut tek bebet etj. janë disa nga më të shpeshtat.
Për më tepër ju lutemi klikoni mbi artikull…