Shkaqet e moszënies së anestezisë (mpirjes së dhëmbit)
Për fat të keq mund të ketë raste kur një dhëmb nuk mund të mpihet.. Ndër shkaqet e moszënies se anestezisë do të përmendim:
1.Anatomia e nofullës së poshtme
Edhe dentisti më i mirë ndonjëherë nuk mund ta arrijë mpirjen që me injektimin e parë.
Kjo per shkak se nervi alveolar inferior që inervon gjysmën e nofullës së poshtme mund
të mpihet me vështirësi për shkak të vendodhjes së tij të vështirë. Tek disa pacientë anatomia e brendshme e nofullës së poshtme mund të mos përputhet me atë standarte dhe për rrjedhojë nuk arrihet mpirja.
Sëmundja e mishrave të dhëmbëve është inflamacioni i mishrave (gingivës) dhe dëmtimi i kockës që mban të vendosur dhëmbët në nofull. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve është shumë e përgjithshme. Ajo prek më shumë se gjysmën e të rriturve me dhëmbë natyrorë. Trajtohet nga mjeku dentist dhe pritet një shërim i mire nëse mjekohet në fazat e para.
Çdo njeri gjatë jetës së tij të paktën një herë ka vuajtur nga një problem i tillë pra nga era e keqe e gojës që në mjekësi njihet si HALITOZIS. Kjo për arsye të ndryshme. Mendohet se rreth %50 e popullsisë vuan nga një problem i tillë. Në Amerikë gati 50% e meshkujve dhe rreth 60% e femrave përdorin spray (erëra të mira) të ndryshëm apo çamçakëza për ta parandaluar atë.