Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email


Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu
Nga më 7 Korrik 2008 nën Urologjia , 15,805 lexime Comments Off on Prostati (zmadhimi dhe kanceri i tij)

Është një organ që ndodhet tek meshkujt nën fshikëzën e urinës. Peshon rreth 18-20 gram. Lënda që prodhon përbën rreth 10-20 % të spermës dhe i ruan qelizat e këtij lëngu nga infeksionet në vaginë dhe bën spermën më likuide 20-30 minutat e para…

Për më tepër klikoni mbi titull.

Nga më 4 Korrik 2008 nën Pediatria , 20,101 lexime 8 Komente

6 muajt e parë bebi edhe sikur të mos marri asgjë tjetër qoftë dhe ujë qumështi i nënës do ti mjaftonte. Gjatë këtyre muajve këshillohet veçse qumështi i nënës ose ushqimet e posaçme për bebet(në raste të ndryshme). Mjeku i shton kësaj edhe ndihmë në vitamin dhe hekur. Bebet kanë një refleks i cili i bën ata që me anë të gjuhës të shtyjnë çdo gjë të fortë që i futet në gojë. Pas muajit të katërt ky refleks fillon e humbet. Gjithashtu po në këto muaj edhe nevoja për më tepër energji fillon e shtohet…

Për më tepër klikoni mbi titull.

Nga më 3 Korrik 2008 nën Këshilla , 10,258 lexime 5 Komente

Riniti alergjik shkaktohet si pasojë e një alergjenti i cili me anë të rrugëve të frymëmarrjes hyn dhe krijon një inflamacion apo ndjeshmëri në mukozën (pjesën e brendshme të hundës). Ky inflamacion nuk është pasojë e ndonjë infeksioni. Nga shenjat më të spikatura janë kruajtja e hundës, rrjedhja e tyre, tështimë, kollë dhe dhimbje e lehtë e fytit. Të tjera shenja që i shoqërojnë janë edhe lotimi i syve apo kruajtja e tyre. Nga alergjentët më të shpeshtë janë polenet e luleve apo pemëve gjatë muajve të beharit…

Për më tepër klikoni mbi titull.

Nga më 2 Korrik 2008 nën Gjinekologjia , 78,694 lexime 25 Komente

Me shumë mundësi dhimbjet tuaja janë si pasojë e zgjerimit të muskujve dhe lidhëseve të mitrës. Ndodhin shpesh gjatë shtatzanisë e sidomos nga muajt 4-6. Janë dhimbje të mprehta dhe me lëvizjet e ndryshme p.sh në karrige, apo gjatë kollës, gjatë ngritjes nga krevati ndjehen më shumë. Zakonisht vihen re rreth rrëzës së kofshës. Mund të zgjasin pak ose për disa orë. Nëse nuk janë të vazhdueshme apo të shoqëruara nga temperarura, ethet, hemoragjia apo me shtim të sekrecioneve vaginale atëherë me shumë mundësi nuk krijojnë problem…

Për më tepër klikoni mbi titull.

Nga më 30 Qershor 2008 nën Dermatologjia , 14,122 lexime 11 Komente

Çdo fije floku ka të ashtuquajturën jetëgjatësinë e tij. Këtu përfshihet një periudhë rreth 3 vjeçare (apo më shumë) aktive, pastaj një periudhë tranzicioni prej disa ditësh dhe së fundi një periudhë e tretë pushimi prej rreth 3 muajsh. Flokët rriten me 1/3 mm në ditë. Rreth 100 fije floku bien në ditë në mënyrë fiziologjike (normale). Rënia e flokut në mjekësi quhet alopesi. Megjithëse flokët tek njeriu nuk kanë ndonjë rol jetësor ata kanë një rol të rëndësishëm tek psikologjia e tij e sidomos tek femrat…

Për më tepër klikoni mbi titull.

Nga më 29 Qershor 2008 nën Dermatologjia , 10,895 lexime 4 Komente

Striat janë disa vija të holla të ardhura si pasojë e çarjeve nën lëkurë gjatë shatzanisë, në adoleshencë apo gjatë rritjes së shpejtë të peshës trupore. Megjithëse nuk përben ndonjë problem shëndetësor zakonisht bëhet shkak për probleme kozmetike.

Nga më 28 Qershor 2008 nën Infeksionet , 18,865 lexime 1 Koment

Transmetimi nëpërmjet gajkut bëhet gjatë transfuzionit të gjakut apo nëse gabimisht çpohesh me gjilpërën apo bisturinë e përdorur më parë nga një i infektuar. Mund të transmetohet seksualisht apo gjatë bërjes tatuazh. Apo gjatë përdorimit të njëjtë të briskut të rrojes apo furçës së dhëmbëve tët të infektuarve. Mund të transmetohet prej nënës gjatë lindjes (nëse dihet që nëna ka qenë me hepatit B bebit i jepet imunglobulin dhe vaksinohet). Kujdes edhe me pështymën.

©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com