Kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë (zemrën, trurin), realizojnë lëvizjen, depozitojnë minerale dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e kockës vendi ku prodhohen qelizat e gjakut.
Vitet e para të jetës së njeriut janë mjaft të rëndësishme për zhvillimin mendor. Është në dorën tuaj që duke u interesuar dhe kujdesur për fëmijën tuaj ta rrisni të zgjuar.
Dieta: Së pari duhani duhet ndaluar sidomos nëse pi shumë. Duhani vonon shërimin dhe shton përsëritjen e ulçerës. Nuk duhen përdorur ilaçet që më sipër thamë që janë shkaktar. Duhet ndaluar përdorimi i alkolit pasi thyen rezistencën e mukozës mbrojtëse të stomakut. Ndërsa për një dietë fikse sipas të rejave të fundit nuk mund të flitet. Mirë është që dieta të individualizohet. Nëse i sëmuri ndihet keq nga një lloj ushqimi le ta lëj atë. Përdorimi i qumështit nuk është dhe aq i dobishëm bile ka dhe të dhëna më të fundit se piperi, turshia, yndyrnat dhe ushqimet acidike nuk janë dhe aq të dëmshme sa mendohej. Megjithatë mendimi im personal është të ruheni sa të mundeni prej këtyre lloj ushqimesh derisa të vërtetohen plotësisht këto lloj kërkimesh.
Dhimbjet apo shqetësimet që shfaqen përgjat rrëzëve të kofshëve dhe në pjesën e fundit të barkut gjatë apo pak para menstruacioneve quhen dismenore. Mund të jetë primare ose sekondare.
USG-ja është të përdorurit e tingujve me frekuencë të lartë për pamjen apo filmimin e organeve apo pjesëve të ndryshme të trupit.. Shqisa jonë e të dëgjuarit arrihet me anë të zërit. Veçse njeriu mund të dëgjoj vetëm tingujt mes 20-20000 hz. Ndërsa zërat me frekuencë më të lartë përdoren në mjekësi.