Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email


Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu
Nga më 17 Shtator 2011 nën Infeksionet,Pediatria , 21,484 lexime Comments Off on Era e keqe e gojës tek fëmijët -HIALITOSIS

Shpesh era e keqe e gojës së fëmijëve cudit prindërit, pasi pritet që nga fëmijët të ndiejmë vetëm erën e këndëshme karakteristike për ta.Kjo erë mund të bëhet mjaft e sikletshme madje ndonjë herë dhe dezdisëse.Që të hiqni merakun nga i vjen, më poshtë po rendisim disa nga shkaqet kryesore të saj.

Nga më 6 Prill 2011 nën Njohuri,Speciale , 10,426 lexime Comments Off on Çfarë trajton fizioterapia?

Fizioterapia, sekreti i një jete të shëndetshme! Fizioterapia ofron shërbime terapeutike në shumë specialitete duke përfshirë: <span style

Nga më nën Njohuri,Speciale , 7,485 lexime Comments Off on Ç’është fizioterapia dhe fizioterapisti?

Trajtimi fizioterapeutik bazohet mbi kërkimet shkencore dhe etikën mjekësore. Trajtimi udhëhiqet nga vlerësimi, bazuar në nevojat e pacientit, duke përdorur metoda teknike të ndryshme, që shërbejnë në përmirësimin e gjendjes. Përdoren teknika të trajtimit për të nxitur aftësinë dhe cilësinë e lëvizjes, për të ulur dhimbjen, për të rikthyer funksionin dhe për të parandaluar kufizimin e lëvizjeve. Punohet me programe të orientuara për mbarëvajtje shëndetësore dhe jetë aktive. Duhet të ofrohen shërbime për të ruajtur dhe rivendosur aftësi funksionale dhe lëvizje maksimale.

Nga më 10 Nëntor 2010 nën Këshilla , 8,844 lexime Comments Off on Dhjetë arsyet e ndjenjës së lodhjes


Dhjetë arsyet e ndjenjës së lodhjes
Shkaku nr.1 :Gjumë i pamjaftueshëm
Kjo gjë ka efekte negative në përqendrim dheshëndet. Për adultet është e nevojshme të paktën 7- 8 orë gjumë cdo natë.
E rëndësishme është vendosja e një programi të rregullt për gjumin.
Një këshillë e thjeshtë,largoni Laptopin,celularin apo televizorin nga dhoma juaj e gjumit.
Nëse këto masa nuk sjellin ndonjë përmirësim atëherë kërkoni ndihmën e mjekut specialist për ndonjë crregullim të gjumit.

Nga më 12 Gjusht 2009 nën Këshilla,Pediatria , 9,792 lexime Comments Off on 44 probleme shëndetësore tek fëmijët (3)

dora-e-babait-me-femijen
23. Humbet gjak nga hundët.
Epistasi, d.m.th. humbja e gjakut nga hunda, është i shpeshtë te fëmijët, sidomos te moshat 2 deri në 10 vjeç. Kjo mund të jetë rrjedhojë e një brishtësie të kapilarëve, e vesit të futjes së gishtave në vrimat e hundës, e ndonjë goditjeje ose e një ftohjeje të fortë.
Çfarë duhet bërë? Filhmisht mbajeni fëmijën me kokë të anuar përpara, bëjeni që të shfryjë hundët për të nxjerrë koagulat (mpiksjet) e mundshme të gjakut, pastaj futini në vrimat e hundës një garzë sterile të rumbullakosur, që bllokon hemorragjinë. Kur nuk keni garzë, mos përdorni pambuk, por shtrëngoni hundën e fëmijës me gishtin e madh dhe atë tregues për 10 minuta. Nëse pas një çerek ore gjaku nuk ndalon, shkoni në urgjencë ose në spital.

Nga më 8 Korrik 2009 nën Këshilla,Pediatria , 17,739 lexime Comments Off on 44 probleme shëndetësore tek fëmijët (2)

Kujdesi ndaj femijes12. Eshtë i mbushur me njolla në lëkurë.
Shfaqja e njollave në lëkurë është, shpeshherë, shenjë e një sëmundjeje infektive. Në qoftë se njollat janë pak a shumë të mëdha, me ngjyrë që shkon nga trëndafili në të kuqe të errët, tenttojnë të bashkohen dhe fëmija i ka sytë e skuqur, kemi të bëjmë me fruth. Nëse janë shumë pika të dallueshme, të ndara midis tyre, dhe kur gjuha është skuqur shumë, bërë si manaferrë, duhet trajtuar si skarlatinë; ndërsa, kur kanë pamje fshikëzash (qeskash) të vogla, mund të jetë variçela. Por njollat mund të jenë edhe shenjë e një dermatiti. Në këtë rast lëkura është e skuqur, e thatë dhe si e zhveshur. Në fund, njollat mund të trajtohen edhe si urtikarie: duken të fryra, me ngjyrë bardhoshe ose trëndafili, rrethuar me një brerore të kuqe.
Çfarë duhet bërë? Shkoni vizitoni shpejt fëmijën te pediatri. Por, paraprakisht, izoloni fëmijën në një dhomë më vete ose kujdesuni të mos ketë kontakt me fëmijët e tjerë. Për ta mbrojtur fëmijën nga fruthi, kujdesuni t’i bëni një vaksinë në konsultore. Te ne është arritur që të vaksinohen kundër fruthit mbi 97% e fëmijëve.

Nga më 17 Qershor 2009 nën Infeksionet , 8,126 lexime Comments Off on Trikineloza ( Sëmundje e mishit të derrit)

Trikineloza, nje semundje zoonotike qe vjen nga konsumi i mishit te derrit.
Trichineloza eshte nje semundje zoonoze qe shkaktohet nga disa krimba parazite, (nematod) te gjinise Trichinella. Trichinelat jene nje grup shume i madh parazitesh dhe kane nje shperndarje te gjere ne te gjithe boten. Shkaku klinik me i njohur ne njerez eshte T.spiralis qe merret nga konsumi i mishit te derrit.

©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com