Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 7 Korrik 2008 nën Urologjia , 15,278 lexime Comments Off on Prostati (zmadhimi dhe kanceri i tij) Email This Post Email This Post
Postoje në Facebook

Çfarë është prostati?

Është një organ që ndodhet tek meshkujt nën fshikëzën e urinës. Peshon rreth 18-20 gram. Lënda që prodhon përbën rreth 10-20 % të spermës dhe i ruan qelizat e këtij lëngu nga infeksionet në vaginë dhe bën spermën më likuide 20-30 minutat e para.


Çfarë është zmadhimi i prostatit?

Tek të rrinjtë prostati është sa një kokërr are kurse rreth moshës 40-50 vjeç ai fillon e zmadhohet. Në fillim kjo nuk krijojn asnjë problem por me kalimin e kohës zmadhimi ushton presion mbi rrugët urinare. Fillon kështu problemi i ngritjes shpesh herë natën për urinim dhe po ky problem shfaqet dhe gjatë ditës. Një natë pa gjumë krijon probleme të nesërmen gjatë aktiviteteve të ditës. Gjithashtu edhe shpejtësia apo forca e urinimit fillon e pakësohet. Personi sforcohet në nxjerrjen e urinës apo pasi e ka mbaruar atë ndjen sikur ka ende për të bërë ose ajo pjesë që ka mbetur fillon e del në fomë pikash.

Ja 7 pyetje për shenjat e sëmundjeve të prostatit:

A prisni apo vështirësoheni në nxjerrjen e urinës?
A është pakësuar shpejtësia apo forca e urinimit?
A ju ndodh që urina të dali pika pika?
A ndjeni sikur edhe pas mbarimit ju ka ngelur ende urinë?
Sa herë ngriheni natën për urinim?
A e ndjeni të nevojshme gjatë ditës daljen çdo dy orë ose më shpesh?
A ndjeni një urgjencë për bërjen e urinës (mezi e mbani)?

Zmadhimi i prostatit zakonisht nis si një tumor i mirë i cili përveç problemeve sociale që përmendëm nuk shkakton gjë tjetër. Megjithatë edhe këto shqetësime nga personi në person klasifikohen në tre grupe. Të lehta, mesatare dhe të lehta. Ky klasifikim bashkë me disa analiza si p.sh analizat e gjakut apo biopsia me shiringë e prostatit ndihmon në caktimin e kurës me ilaçe apo me ndërhyrje kirurgjikale si dhe në vëzhgimin e pacientit.
Këshillohet që pas moshës 50 vjeç çdo mashkull i cili i ka apo jo këto shenja të vizitohet një herë në vit tek mjeku urolog. Bile ata të cilët kanë ose kanë patur tek ndonjë i afërm i tij kancer prostati mirë është që këto vizita ti fillojnë që 45 vjeç.

Përveç këtyre dy sëmundjeve (zmadhimi i prostatit dhe tumori i keq i tij) ka dhe një sëmundje tjetër e quajtur prostati kronik që shfaqet zakonisht tek të rinjtë. Disa nga shenjat e tij janë të urinuarit e shpeshtë, dhimbje përgjatë rrënjës së penisit drejt pjesës së prapme, djegie gjatë ejakulimit (derdhjes së spermës) etj. Nëse në këtë mes shkaktar janë mikrobet do të duhet të përdoren antibiotikët për një kohë të gjatë.

Kanceri i prostatit (karcinoma e prostatit= i keq) është i dyti në radhitje pas atij të mushkërisë. Zakonisht është një sëmundje e pleqërisë.

Cilët janë faktorët e rrezikut ?

Mendohet të ketë tre faktorë kryesor :

1) Mosha.
2) Gjenetika (të paturit në familje e shton rrezikun për tu prekur).
3) Raca (sidomos zezakët)

Mendohet se dhe ushqimet me shumë yndyr janë rrezik gjithashtu edhe një lëndë e quajtur kadmium (tek punonjësit e fabrikave të llastikut p.sh ku përdoret kjo lëndë % e kancerit janë më të larta).
Edhe një gen i zbuluar kohët e fundit luan një rol të rëndësishëm sidomos tek rastet familjare apo tek ata ku kanceri është shfaqur herët në rini. Ai gen është HPC-1 që gjendet në kromozomin e parë.
Edhe hormoni seksual mashkullor testesteroni luan një rol të rëndësishëm në prostat dhe i rrit qelizat e prostatit por nuk ka dhe aq kërkime sa duhen rreth tij dhe rolit që mund të luaj tek kanceri. Megjithat një dihet dhe ajo është që kanceri nuk shfaqet tek ata që nuk e prodhojnë këtë hormon.

Cilat janë shenjat klinike të tij?

Si bëhet biopsia e tij?

A mund të zbulohet  më herët ?

Si kurohet ?

Për më tepër në pjesën e dytë…

                                                                                                                                 Dr.Nurian Ohri

                                                                                                                               www.mjeku24.com

Rënia e flokëve tek femrat
Mëso dhe kuroi flokët e tua
www.mjeku24.com
Ultrasonografia
Çfarë është EKO-ja
www.mjeku24.com
Çfarë janë variçet?
Mësoni më shumë për variçet tuaja!
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com