Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 3 Dhjetor 2013 nën Kardiologji,Kirurgjia , 5,001 lexime 0 Komente Email This Post Email This Post
Postoje në Facebook

Semundja e arterieve koronare

semundjet e zemres2Arteriet koronare jane enet e medha te gjakut qe furnizojne zemren me gjak te oksigjenuar. Semundja e arteriereve koronare shfaqet kur ato preken nga ateroskleroza apo demtohen. Zhvillimi i pllakave aterosklerotike ngushton arteriet koronare duke kufizuar furnizimin e zemres me gjak, gje qe shfaqet klinikisht me dhimbjen e gjoksit(angina pectoris), veshtiresi ne frymemarrje apo shenja te tjera. Semundja e arterieve koronare zhvillohet ngadale per disa dekada duke mos u vene re dhe shpesh shfaqet me atakun kardiak.

Simptomat

  • Dhimbja e gjoksit (angina). Ajo ndihet si shtrengim apo rendese ne kraharorin tuaj sikur dikush po ju qendron siper ne kraharor. Kjo shfaqet sidomos pas aktivitetit fizik apo stresit emocional dhe qetesohet pas disa minutash pushim. Tek disa njerez sidomos tek grate dhimbja eshte me e mprehte dhe ndihet ne bark, ne shpine apo ne krahun e majte.

  • Veshtiresi ne frymemarrje.

  • Ataku kardiak. Ne kete rast dhimbjet jane shume te forta dhe zgjasin ne kohe duke u perhapur ne krahun e majte dhe ne shpatull dhe shoqerohen me djerse dhe te vjella ne disa raste.

.

Shkaqet

Demtimi i shtreses se brendshme te artiereve koronare mund te shkaktohet nga disa faktore:

  • Duhanpirja

  • Presioni i larte arterial

  • Kolesteroli i larte

  • Diabeti

  • Radioterapia

Demtimi i kesaj shtrese con ne grumbullimin e depozitave yndyrore ne nje proces qe quhet ateroskleroze. Carja e pllakave aterosklerotike behet shkak per aktivizimin e koagulimit te gjakut dhe mbylljen e enes koronare duke dhene atakun kardiak.

Faktoret e rrezikut

  • Mosha.
  • Seksi. Burrat jane zakonisht me te rrezikuar por tek grate rritet rreziku pas menopauses.
  • Historia familjare pozitive per semundje koronare.
  • Duhanpirja.
  • Presioni i larte arterial.
  • Nivelet e larta te kolesterolit ne gjak.
  • Diabeti.
  • Mbipesha..
  • Jeta sedentare.
  • Sresi i larte.

Diagnoza

Ekzaminimet e nevojshme per te arritur ne nje diagnoze te sakte perfshijne:

  • Elektrokardiograma (EKG). Kjo regjistron aktivitetin elektrik te zemres duke dhene shenja te nje ngjarje kardiake te meparshme apo ne zhvillim e siper. Ne disa raste mund te nevojitet nje regjistrim 24-oresh qe quhet monitorim Holter.

  • Ekokardiograma. Kjo perdor valet zanore per te marre imazhe te zemres ne aktivitet per te percaktuar funksionin pompe te zemres dhe funksionin e valvulave te saj.

  • Prova ushtrimore. Gjate aktivitetit fizik ne tapet levizes apo biciklete regjistrohet aktiviteti elektrik i zemres..

  • Kateterizimi kardiak apo koronarografia. Kjo realizohet duke futur tuba te holle nepermjet arterieve periferike(zakonisht ne rreze te kofshes ne arterien femorale) deri ne zemer ne arteriet koronare duke injektuar kontrast ne to per te marre imazhet e tyre me rreze X ne ekrane te posacme. Eshte metoda me e sakte e mjekesise moderne per identifikimin e ngushtimeve ne arteriet koronare.

  • Skaneri kardiak dhe Rezonanca magmetike. Keto ekzaminime mund te perdoren per marrjen e pamjeve te artiereve koronare por saktesia e koronarografise eshte me e larte.

Trajtimi

Trajtimi i semundjes se artiereve koronare perfshin ndryshimin e stilit te jeteses, perdorimin e ilaceve dhe procedurat mjekesore:

Modifikimi i menyres se jeteses

  • Lenia e duhanit.
  • Kontrolli i presionit arterial. Shifrat ideale jane nen 120 presioni sistolik dhe nen 90 presioni diastolik (mm Hg).
  • Kontrolli i kolesterolit. Qellimi eshte te kemi nje nivel te LDL nen 130 mg/dL.
  • Mbajtja e diabetit nen kontroll.
  • Aktiviteti fizik i rregullt.
  • Ushqimi i shendetshem.
  • Arritja e nje peshe normale.
  • Menaxhimi i stresit. .

Ilacet

  • Medikamentet modifikuese te kolesterolit: duke ulur kolesterolin ne gjak ato ulin materialin kryesor qe ndikon ne formimin e pllakave ne arteriet koronare. Ketu hyjne statinat, niacina, fibratet etj.

  • Aspirina. Ajo ul tendencen e mpiksjes se gjakut per te parandaluar bllokimin e arterieve koronare.

  • Beta bllokuesit. Keto medikamente ulin ritmin e zemres dhe presionin e gjakut duke ulur kerkesen per oksigjen te zemres.

  • Nitroglicerina. Tabletat, spray apo pullat e nitroglicerines zgjerojne arteriet koronare duke ulur dhimbjet e gjoksit.

Procedurat e nevojshme:

  • Angioplastika dhe vendosja e stenteve. Gjate kesaj procedure futet nje tub i holle ne pjesen e ngushtuar te arteries koronare dhe nje ballon i vendosur ne majen te tij fryhet duke spostuar depozitimet aterosklerotike. Me pas vendoset stenti per ta mbajtur hapur arterien koronare.

  • Kirurgjia koronare. Ne kete rast kirugu merr ene gjaku diku tjeter ne trupin e njeriut (arterie ose vena) dhe i vendos ne arterien koronare duke urezuar vendin e ngushtuar. Kirurgjia rezervohet ne rastet komplekse me ngushtime te shumta te arterieve koronare.

Mjekesia alternative

Acidet yndyrore Omega-3 ndikojne ne reduktimin e inflamacionit ne organizmin e njeriut, gje e cila ul rrezikun per semundje te arterieve koronare. Peshku dhe vaji i peshkut jane burime te rendesishme te ketyre substancave.

Disa suplemente te tjere mund te ndikojne ne uljen e kolesterolit dhe presionit arterial. Mund te permendim: acidi alfa-linolenik, beta-sitosterol, cocoa, koenzima Q10, hudhrat, sitostanol etj

Gastriti
Inflamacioni i stomakut
www.mjeku24.com
Akne Vulgaris
Puçrat e fytyrës
www.mjeku24.com
Çfarë janë variçet?
Mësoni më shumë për variçet tuaja!
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com