Merr artikujt e fundit me RSS

Merr artikujt e fundit me email

Kërko në faqe
Reklamo Këtu
Reklamo ketu Reklamo ketu Reklamo ketu

Nga më 8 Dhjetor 2011 nën Stomatologjia , 5,383 lexime Comments Off on Shkaqet e mosmpirjes së dhëmbit Email This Post Email This Post
Postoje në Facebook

Shkaqet e moszënies së anestezisë (mpirjes së dhëmbit)

Për fat të keq mund të ketë raste kur një dhëmb nuk mund të mpihet.. Ndër shkaqet e moszënies se anestezisë do të përmendim:

1.Anatomia e nofullës së poshtme

Edhe dentisti më i mirë ndonjëherë nuk mund ta arrijë mpirjen që me injektimin e parë.
Kjo per shkak se nervi alveolar inferior që inervon gjysmën e nofullës së poshtme mund
të mpihet me vështirësi për shkak të vendodhjes së tij të vështirë. Tek disa pacientë anatomia e brendshme e nofullës së poshtme mund të mos përputhet me atë standarte dhe për rrjedhojë nuk arrihet mpirja.

2.Dhëmbët me abces

Indet e infektuara kanë tendencë të jenë acide dhe për këtë arsye nuk mpihen lehtë.
Kjo është në funksion te kimisë, sepse mjedisi acid në vendin e injektimit ka aftësinë të reduktojë veprimin e anestetikut dhe për rrjedhojë kemi një efekt të limituar, prandaj është më mirë që më parë të trajtohet infeksoni.

3.Alkooli dhe alkoolistët

Ka një konsensus në dentistri që personat të cilët ndodhen nën influencën e sasisve të mëdha të alkoolit kanë një rezistencë karshi mpirjes nga anestetikët lolalë.
Studimet kanë treguar se alkooli direkt ndikon në efikasitetin e anestetikut lokal.
Kjo sepse alkooli krijon një gjëndje acidoze të përgjithshme që prek te gjitha indet e trupit dhe një mjedis acid përsëri redukton veprimin e anestetikut dhe efeki është i limituar.

4.Pacientët shumë anksiozë

Dihet se ankthi i tepërt nga ana e pacientit në kohën që do ti nënshtrohet proçedurave stomatologjike ndikon në efektivitetin e anestetikut lokal. Megjithëse ka edhe pacientë tepër anksiozë të cilët mund të mpihen. Pacientët anksiozë shpjegohen që të kenë ndryshime të pazakonta të pH (pehashit) në trupin e tyre, kjo në sajë të marrjes frymë me shpejtësi në gjendje ankthi ose te shtrëngimit të tepërt të muskujve te skeletit.

Ndër pacientët më të rrallë janë dhe ata me flokë të kuq.

Rënia e flokëve tek femrat
Mëso dhe kuroi flokët e tua
www.mjeku24.com
Akne Vulgaris
Puçrat e fytyrës
www.mjeku24.com
Dismenore
Menstruacionet e dhimbshme
www.mjeku24.com
I respektuar vizitorë! Për shkak të pyetjeve të shumta përgjigja e pyetjes tuaj do të vonojë. Mos e shkruani një pyetje dy here dhe ju lutemi të jeni të durueshëm. Ju faleminderit!
Nëse dëshironi të na ndihmoni në punën tonë. Postoje në Facebook
Kliko këtu për të bërë Pyetjen tuaj
©Mjeku24.Com - Të gjitha të drejtat i zotëron Mjeku24.Com. Ndalohet rreptëisht kopjimi dhe ribotimi. Dizenjimi dhe mirmajtja: SuperAlb.Com